MPB njofton se është ndaluar një persona nga rajoni i Kumanovës, të cili i janë sekuestruar mbi 1.000 copë mallrash të kontrabanduara.
“Më 17.09.2026, rreth orës 19:50, nga ana e nëpunësve policorë të SP për KF dhe MK Bellanocë në kuadër të QRÇK Veri është privuar nga liria S.S. (36) nga fsh. Goshincë, mbi dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale „kontrabandë“, sipas nenit 278 të Kodit Penal.
Me fjalë të tjera, në rajonin e fsh. Likovë, nga nëpunësit policorë ishte dhënë shenja e ndalimit të mjetit transportues „Mercedes Sprinter“, i drejtuar nga S.S., por ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të fsh. Otël. Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, automjeti është ndaluar.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 320 copë tekstile, 28 palë këpucë, 350 copë mallra teknike, 78 copë barna, 76 copë produkte kozmetike, gjashtë pjesë për automjete dhe 377 copë mallrash të tjera, të gjitha pa dokumentacionin përkatës.
Është njoftuar prokurori publik i PThP Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj S.S. do të paraqitet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.
The post Ndalohet një person nga Kumanova, i sekuestrohen mbi 1.000 copë mallrash të kontrabanduara appeared first on TV-SHENJA.



