Një reagim nga një vajzë shqiptare në diasporë është bërë viral në rrjetet sociale në lidhje me protestat kundër projektit për ndërtimin resortit në zonën e Zvërnecit dhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në deklaratën e saj, ajo rendit një sërë problematikash që sipas saj janë arsyeja kryesore e protestave, duke nisur nga mungesa e spitaleve dhe ilaçeve.
“Si një shqiptare, do t’ju tregoj pse ne po protestojmë. Ne po protestojmë sepse nuk ka shkolla, nuk ka pensione për pensionistët, nuk ka spitale, nuk ka ilaçe, nuk ka parqe për fëmijët, nuk ka paga normale”, shprehet ajo, ndërsa ka ironizuar planet e qeverisë për ndërtimin e resporit me pesë yje, në një kohë kur vendi është në një situatë të tillë.
“Ju po na thoni se doni të ndërtoni një resort me pesë yje për t’u dhënë vende pune shqiptarëve. Ndërkohë, e gjithë Shqipëria është e mbushur me filipinas që punojnë për më pak se sa na paguani ne”, vijon ajo.
Në reagimin e saj, ajo ngre gjithashtu akuza për zhvillimet në zonat e mbrojtura, ndërsa përmend edhe debatin e Ramës me gazetaren e CNN, ku i thotë kreut të qeverisë që: “Jemi shumë të lodhur që na turpëroni në gjithë botën, duke i thënë CNN-it se nuk ka protesta, se është lajm i rremë, se nuk po jepet toka me qira”.
“Ndërkohë që prindërit e mi nuk patën forcën… unë do të flas sa herë që të kem mundësi. Kjo nuk do të ndodhë sa të jem unë”, shprehet e reja.
Fjala e plotë:
Si një shqiptare, do t’ju tregoj pse ne po protestojmë. Ne po protestojmë sepse nuk ka shkolla, nuk ka pensione për pensionistët, nuk ka spitale, nuk ka ilaçe, nuk ka parqe për fëmijët, nuk ka paga normale.
Ju po na thoni se doni të ndërtoni një resort me pesë yje për t’u dhënë vende pune shqiptarëve. Ndërkohë, e gjithë Shqipëria është e mbushur me filipinas që punojnë për më pak se sa na paguani ne. Nuk është faji i tyre, ata nuk kanë asgjë në vendin e tyre.
Ju doni të ndërtoni një resort me pesë yje. Po pse nuk pastroni fillimisht rrëmujën që keni krijuar gjatë 15 viteve të fundit? Jemi shumë të lodhur që na turpëroni në gjithë botën, duke i thënë CNN-it se nuk ka protesta, se është lajm i rremë, se nuk po jepet toka me qira.
Ndërkohë, Ivanka Trump është në një intervistë duke thënë se ka “zbuluar një ishull”. Sa “rastësi” që dy vite më parë ndryshuat ligjin dhe në një zonë të mbrojtur tani mund të ndërtohet, për sa kohë që sjell turizëm.
Dhe sa rastësi për zonjën Ivanka Trump. Toka në fjalë ka bunkerë, tunele dhe ndodhet në një pozicion strategjik për çfarëdo që ata kanë planifikuar.
Ndoshta prindërit e mi nuk patën forcën, sepse u detyruan të shkonin diku tjetër për të ardhmen e tyre, por unë do të flas sa herë që të kem mundësi.
Kjo nuk do të ndodhë sa të jem unë, zoti Edi Rama. Ju jeni i mbaruar.


