Një makinë është shkrumbuar nga zjarri në Krujë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku sipas policisë, është djegur mjet tip “Golf”, në pronësi të 24-vjeçarit S. Sh. Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Krujë/Informacion paraprak Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:20, në Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës njofton se sot, do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir. – Advertisements – Sipas njoftimit, ceremonia do të mbahet në orën 12:00.
Tendenca globale e investimit në kriptovaluta ka përfshirë edhe Shqipërinë. Shumë investitorë, sidomos të rinj, po i shohin këto instrumente si një shans për t’u pasuruar shpejt. Disa syresh ia kanë arritur, por ky treg ka tipare të forta spekulative, me luhatje shumë të mëdha afatshkurtra të çmimeve. Megjithëse nga shtatori 2020, Shqipëria ka një ligj që rregullon tregtimin e kriptomonedhave, kuadri nënligjor për licencimin e subjekteve ende nuk është gati. Dr. Rrezeart Lahi është drejtor i një kompanie private që prej disa vitesh është e angazhuar në investimin në kriptovaluta. Aksionerët e panë tregun e kriptovalutave si një mundësi…
Republika e Shqipërisë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites. Sipas “MeteoAlb”, mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë. Nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurtra e të izoluara të breshrit. Orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita. Era do fryjë mestare…
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka treguar ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Sipas tij, numri i delegatëve të pranishëm ditën e sotme në Kuvendin Kombëtar, ka qenë mbi 7200 anëtarë, e nga këto, mbi 5.700 kanë votuar për këshillin e ri. Sipas Gjanës, rezultati pritet të dalë pas mesnatës dhe risi është se në këshill, 90 anëtarë do të jenë femra dhe 45 do të jenë të zgjedhur nga forumi rinor i PD. “Numri i delegatëve është mbi 7200. Nga sekretaria e Kuvendin,…
Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e masave të vendosura gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikat rrugore. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 12 persona, janë pezulluar 43 leje drejtimi si dhe janë vendosur mbi 2 mijë gjoba. Shoferët e ndaluar nga policia, janë konstatuar duke lëvizur në rrugë me shpejtësi tejet normave të lejuara, në gjendje të dehur, e në raste të caktuara, pa leje drejtimi. Njoftimi i plotë i policisë: Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!24 orët e fundit: 12 shtetas në pranga, për drejtim mjeti…
18 raste te reja me koronavirus jane regjistruar ne 24 oret e fundit ne vendin tone, nderkohe qe fatmiresisht nuk ka pasur viktima. Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. NJOFTIMI I MSHMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24…
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit Kombëtar deklaroi se në 25 prill ishte një përballje epike, ndërsa iu përgjigj edhe kërkesës së propozuar nga drejtuesi politik për qarkun e Lezhës, Mark Marku. Ai tha se analizimi i humbjes së zgjedhjeve do të ishte e mirë që të bëhej në kushtet e pabarazisë me të cilën u përball sipas tij PD-ja. Mes të tjerash Alibeaj tha se për demokracinë ia vlen që të vdesësh edhe në këmbë. FJALA E PLOTË Pershendetje Te nderuar delegate, Te nderuar demokrate ne gjithe shqiperine Te nderuar shqiptare patriote Ne këto…
Kandidatja për deputete e shpallur fituese në zgjedhjet e 25 prillit për Partinë Demokratike, Grida Duma është shprehur se fati i errët i këtij vendi është që jo vetëm po varfërohet, por ne rrezikojmë t’u lëmë të rinjve një Shqipëri më të keqe se në vitet ’90-të. Në fjalën e saj nga Kuvendi Kombëtar, Duma tregoi edhe një histori me një simpatizant të PD-së, i cili e kishte pyetur nëse kjo forcë politike a kishte ndonjë kriminel. “Dikush më pyeti, a nuk i kemi ne dy kriminelë për të marrë pushtetin?”, tha Duma. Ajo tregoi se për një moment e…
Mërgimtarët që në periudhën e verës kthehen në Maqedoninë e Veriut kanë “vërshuar” kalimet kufitare në veri të vendit. Por, kolona ka thuajse në të gjitha pikat e kalimit. Sot rrëmujë kishte në Bllacë për hyrje në Kosovë, në Preshevë për hyrje në Maqedoni nga Serbia dhe Bogorodicë për hyrje në Greqi. Dje nga Greqia në vend kanë hyrë rreth 5000 qytetarë ndërsa në periudhën e njëjti nga vendi jonë janë larguar 5200 persona, prej të cilët rreth 2000 shtetas të Maqedonisë. Më shumë njerëz ka në kalimin Tabanoc ku vetëm dje në vendin tonë kanë ardhur mbi 13.000 udhëtarë.…
Kosova regjistroi sot dy raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet shëndetësore. Ndërkohë që nuk raportohet asnjë vdekje. Numri i rasteve të reja, del pas testimit të 1.944 mostrave. Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë shëruar tre pacientë. Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 17 korrik, Kosova ka regjistruar 107.894 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.264 persona kanë vdekur dhe 105.531 janë shëruar. Aktualisht në Kosovë raste aktive janë 98. Ndërkaq sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orë janë administruar 12.430 doza të vaksinës. Në total, Kosova ka administruar 310.415 doza të vaksinës, ku 90.165 persona…
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar bëri një analizë të arsyeje se pse humbi opozita zgjedhjet e 25 prillit. Marku tha se situata në të cilët ndodhet sot PD dhe shoqëria është dramatike. Mes të tjerash ai nuk i kurseu kritikat për organizimin e këtij Kuvendi. Po ashtu ai tha se “Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar kryetar. Ky Kuvend mblidhet në një moment dramatik për PD dhe shoqërinë shqiptare. Për mua është një situatë dramatike. Pritje, dhe të gjithë prisnim që 25 prilli të sillte ndryshim. Në fakt ndodhi e…

