Në prag të festës së Bajramit nuk ka vende të caktuara për shitjen e kurbaneve. Shitësit janë të detyruar të gjinden kush si mundet. Madje, siç thonë ata kjo ka ndikuar që interesimi për blerje të jetë i ulët. Ndërsa qytetarët ankohen për çmimet e larta. Në pikën e shitjes në Haraçinë kishte një numër të madh të kafshëve që qytetarëve u ofroheshin me çmime të ndryshme, duke filluar nga 100 euro e më lartë. – Advertisements – “Shumë ka ndikuar jo pak. Viteve të kaluara i shitnim edhe në Shkup. Tash atje e kanë ndalu, është dobësuar edhe shitja,…
Author: almakos
“Do t’ju vras dhe do ta mbyll njëherë e mirë me ju…”. Me këto fjalë, Gëzim Leka, i dënuar me 25 vite burgim për vrasje të dyfishtë, kërcënoi përmes telefonit gruan dhe djalin e tij.Telefonata, e cila u përgjua në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Leka ishte transferuar kohët e fundit, vuri në alarm autoritetet, të cilat e referuan rastin në polici.Në kohë rekord, me kërkesë të prokurorisë, gjykata caktoi masën e arrestit me burg në mungesë ndaj Lekës, për akuzën e dhunës në familje. Prokuroria tha se i dënuari e kërcënoi familjen pikërisht teksa po bëhej…
Stuhitë që kanë përfshirë prej ditësh Evropën Perëndimore, duke krijuar situata katastrofale në Gjermani e Belgjikë, ku numërohen mbi 180 të vdekur, tashmë kanë mbërritur edhe në vendin tonë. Sinoptikania Lajda Porja qetësoi qytetarët në një lidhje me “Skype” për News24, teksa deklaroi se nuk ka vend për panik, pasi stuhia nuk ka më fuqi dhe do të kalojë pa probleme në vendin tonë, Sipas sinoptikanes, kanë mbetur vetëm celula të stuhisë, të cilat pritet të largohen gjatë mbrëmjes së sotme nga pjesa më e madhe e vendit, për të vijuar me rrebeshe shiu vetëm në zonat malore. “Stuhia e…
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3,358 teste dhe janë regjistruar 21 raste të reja të COVID-19: Shkup – 13, Tetovë – 5, Gostivar, Strumicë dhe Dibër – nga 1 rast në secilin qytet. Nuk është regjistruar asnjë humbje jete. – Advertisements – Ndërkohë janë regjistruar edhe 2 pacientë të shëruar nga Kovid-19, dhe atë që të dy nga Shkupi. Deri më tani, gjithsej 930,540 teste të COVID-19 janë kryer në vend.Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,922, numri i pacientëve të shëruar është 150,170, numri i…
Një pallat 5 katësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Maliq të Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas informacioneve paraprake të siguruara nga policia, zjarri ka ardhur si pasojë e një bomble gazi Si pasojë e flakëve mësohet se ka vetëm dëmë materiale. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i zjarrfikeses për të shuar flakët e cila ka evituar shpërndarjen e flakëve në apartamentet e tjera.
Riatdhesohen 23 shtetas të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrës në luftëra jashtë vendit në Siri dhe Irak. Katër prej tyre janë burra me akuzë për pjesëmarrje në luftëra jashtë vendit, 5 gra dhe 14 fëmijë. Të dyshuarit për pjesëmarrje në luftëra jashtë vendit janë dërguar në burgun hetues të Shutkës në Shkup. 10 ditë do të qëndrojnë në izolim, ndërsa më pas do të shpërndahen në qeli me persona që nuk akuzohen për vepra të ngjashme. Prej të paraburgosurve, 3 janë banues në Shkup dhe një në Gostivar. – Advertisements – Ndaj katër terroristëve pjesëmarrës në luftëra jashtë vendit janë ngritur…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanëkanë vënë në pranga një 46-vjeçar pasi është konfliktuar me një shtetas tjetër. Gazetarja Lorena Kodra raporton se shtetasi i identifikuar si Blenard Hasandoçaj banues në fshatin Zëmblak, Maliq në bashkëpunim me persona të tjerë, ditën e djeshme në fshatin Zëmblak, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin J. G., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka marrë dëmtime në kokë dhe trup dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën…
Në mungesë të rojeve të shpëtimit në shumicën e plazheve në Strugë, të vetmit që mund t’i vijnë në ndihmë një personi që mbytet janë vendasit. Midis tyre është Jakovçe Matlijeski nga Struga. Ai për Alsat thotë se këtë sezon i është dashur të hyjë në liqen disa herë, për të shpëtuar jetë. – Advertisements – Një prind me djalin e tij, nga Haraçina, kërkoi ndihmë dhe ne disa struganë shkuam t’i shpëtojmë. Fëmija po mbytej dhe prindi nuk dinte të notonte. Këtu në portin ku jemi, ishte një gjyshe me tre nipër, nipërit filluan të mbyten, dhe gjyshja u…
Pas Gjermanisë, Zvicrës dhe Belgjikës, tani edhe shteti i Austrisë rrezikon nga përmbytjet. Autoritetet kanë deklaruar nivelin më të lartë të paralajmërimit. Qyteti i vjetër i Hallein është përmbytur plotësisht. Autoritetet austriake kanë paralajmërojnë shi të madh, breshër dhe përmbytje të mundshme, shkruan blick.ch. Arsyeja për këtë është gjithashtu këtu zona me presion të ulët të Bernd, e cila tashmë shkaktoi reshje të mëdha shiu dhe përmbytje në Zvicër. Kjo tani po zhvendoset ngadalë drejt lindjes dhe kështu lëviz drejtpërdrejt në të gjithë Austrinë. Shiu i madh vë pjesë të mëdha të Austrisë nën ujë. Shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesë…
Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri prej të arrestuarve është 19-vjeçari Xh. R., banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 persona pasi u konstatuan se kishin kryer ndërtime pa lejë në vijën bregdetare. Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente. Po ashtu policia e Vlorës ka bërë të mundur edhe arrestimin e një shtetasi të spallur në kërkim me inicialet R. D, 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk ka respektuar kohën e lejes së…
Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Skrapar, arrestohet autori i dyshuar i tentativës për kultivim.Kuçovë, procedohet penalisht Kryetari i Fshatit dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe në fshatin Mëndrakë, Kuçovë…

