Publikoi video duke kryer veprime të rrezikshme për sigurinë e jetës në rrugë, gjatë drejtimit të mjetit, shoqërohet në Polici, 34-vjeçari nga Tepelena. Shërbimet e Policisë Rrugore, duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. K., banues në Tepelenë. Ky shtetas, më datë 17.07.2021, rreth orës 13:00, në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”.
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1973 teste dhe janë regjistruar 9 raste të reja të COVID-19 dhe atë: Shkup – 4, Tetovë – 4 dhe 1 rast është regjistruar në Kërçovë . Nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Ndërkohë janë regjistruar edhe 53 pacientë të shëruar nga Kovid-19. Numri i rasteve aktive është 221. – Advertisements –
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e plagosur ka mbetur një e moshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në Kullë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit me inicialet U. M., ku si pasojë e shpërthimit të bombolës është lënduar shtetasja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar gjendjen epidemiologjike në vend, me çrrastë ka konstatuar se ka një rritje të lehtë të të prekurve nga Kovid-19 dhe atë në Shkup dhe Tetovë. Sipas analizave të KSI-së rritja në Tetovë është shënuar për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve gjatë ahengjeve familjare të organizuara në ambiente të mbyllura. – Advertisements – Megjithatë sipas Komisionit në fjalë edhe përkundër rritjes së lehtë të rasteve gjendja në vend është stabile dhe nëpër spitale nuk ka presion. KSI-ja vlerëson se për momentin mbeten masat aktuale dhe nuk ka nevojë për masa të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:20 pranë Poliklinikës së Specialiteteve dhe Drejtorisë së Policisë në “Kongresin e Elbasanit”. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa punonjësit e byrektores dhe disa kalimtarë të rastit kanë shpëtuar për mrekulli. Nga shpërthimi janë regjistruar dëme materiale. Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes.
Dje (18-korrik) në orën 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në lokalitetin “Karabunar” zona e fshatit Urviç të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i 25-vjeçarit E.O. nga Palishti i Poshtëm i Tetovës, i cili kishte qenë i goditur nga rrufeja dhe kishte ndërruar jetë në vendngjarje. – Advertisements – Vdekja është konstatuar nga mjeku ligjor, kurse Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektimin e plotë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi iu dorëzua familjes.
Akademiku Artan Fuga ka komentuar punimet në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ndërsa sjell në vëmendje një filozof të shekullit të 11-të. Përmes një shkrimi në ‘Facebook’ Fuga, duke iu referuar veprës në fjalë, parashtron katër përballjet me të vërtetat, duke ironizuar kështu PD-në. REAGIMI I FUGËSKatër përballjet me të vërtetat Duke ndjekur me shumë vëmendje në tv punimet e kongresit të PD. Duke dëgjuar me respekt diskutantët dhe raportin më vinte ndërmend një autori i shekullit të 11-të, poet dhe filozof, ka shkruar një libër që në shqip e përkthej si “Përgjedhja e Perlave”, quhet Shlomo Ibn Gabirol, hebre i…
Për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përkthim të provave në rastin e Prokurorisë publike të dorëzuara në gjuhën angleze, në gjuhën maqedone si dhe angazhimit të avokatit në lëndën “TNT”, gjykimi i sotëm për “Parcelat në Vodno” shtyhet, kanë bërë të ditur nga Gjykata Penale në Shkup. – Advertisements –
Duke nisur nga sot dhe përgjatë gjithë javës qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për çdo qytetar mbi 18 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në rrjetet sociale thekson se qendrat do të jenë të hapura deri në orën 20:00. MESAZHI I MANASTIRLIUT Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeçMe kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid#RuajShëndetin
Pronarët e lokaleve në zonën e “Lungomares” kanë paralajmëruar sot mbylle të bizneseve, në shenjë proteste kundër orës policore 22:00. Mbrëmjen e kaluar ka pasur përplasje me policinë, teksa pronarët kanë vendosur në orën 22:00 himnin kombëtar në lokalet e tyre, si një mënyrë për të kundërshtuar mbylljen e bizneseve në orën 24:00. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se mbrëmjen e kaluat policia ka shoqëruar katër persona mbrëmjen e kaluar dhe një prej të shoqëruarve ka qenë bashkëshortja e pronarit të një biznesi në Vlorë. Më tej bizneset e tjera janë solidarizuar dhe janë mbledhur para komisariatit duke kërkuar lirimin e…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar 153 gjoba, prej të cilave: 57 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoiçikletave. – Advertisements – Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 6 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë dhe 17 për parkim të parregullt.
Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë qytet.Reshjet e shiut të shtunën, më 17 korrik, kanë shkaktuar disa telashe në këtë komunë duke përfshirë bllokim të rrugëve dhe dëme nëpër shtëpi private nga depërtimi i ujit nëpër bodrume. Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë ndërhyrje në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë daljen në rrugë në orët e pasdites.“Pritjet…

