Author: almakos

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në Facebook. Meta ka uruar sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit. Postimi i Metës: Gëzuar Kurban Bajramin! Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, me rastin e kësaj feste të shenjtë dhe vëllazërore, që na fton në sakrifica për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie plotësisht europiane! Sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “takim koti” takimin e kryeministrit Albin Kuri me presidentin  e Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut mes dy vendeve në Bruksel. Haradinaj thotë se në dialog duhet të përfshihet SHBA’ja e të mos i lihet në dorë BE’së, derisa ka thënë se “secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve”,. “Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Ruçi shkuan se kjo është dita e rritjes shpirtërore, faljes dhe bashkimit dhe ka kërkuar reflektimin e klasës politike që  të punojnë më shumë për një Shqipëri më të mirë. Ai i ka shprehur mirënjohjen e thellë komunitetit mysliman për mbështetjen që u dha qytetarëve dhe besimatëve për t’i mbijetuar pandemisë. Urimi i  i plotë Me rastin e Kurban Bajramit, kësaj dite të bekuar, u uroj të gjithë besmitarëve myslimanë shëndet dhe lumturi në vatrat familjare. Dita e Kurban Bajramit është dita e rritjes shpirtërore,…

Lexo më Shumë

Dalin pamjet e para nga takimi i dytë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje. Siç shihet nga pamjet, krerët e dy vendeve janë ulur përballë njëri tjetrit në tryezën e diskutimit, ndërsa takimi po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, mes palëve është shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE, Josep Borrell, i cili tha para takimit se shpreson që përballja e dytë mes Kurtit dhe Vuçiç të mos jetë si ajo e qershorit, që nuk solli…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë pas takimit në Bruksel me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, se ky i fundit, ka refuzuar propozimin e një marrëveshjeje me gjashtë nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. “Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u refuzua. U refuzua ende pa u lexuar dhe kjo për mua tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje”, tha Kurti. Kurti tha se propozimi i tij u pranua me butësi nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por që u refuzua nga…

Lexo më Shumë

Mediat në Kosovë shkruajnë, se Kurti i ka rikujtuar Vuçiçit se gjenocidi i parë ka ndodhur në vitin 1878 dhe i fundit në 1999. Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, rifilloi. Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy krerët e dy shteteve u pajtuan që t’i vazhdojnë takimet. Siç njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiqit do të përqendrohen në përparimin e arritur…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.  Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar si të infektuar 3 qytetarë. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit. Në këtë interval kohor, 2 qytetarë janë shpallur të shëruar, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 105.538. Në total, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, numri i rasteve aktive është 104

Lexo më Shumë

Komiteti i Ekspertëve duke u bazuar në vijmësinë e procesit të vaksinimit  ka propozuar në mbledhjen e ditës së sotme zgjatjen e orarit të muzikës nga 22:00 në 23:00, ndërsa masat e tjera vazhdojnë të jenë në fuqi si kanë qenë më parë. Zëvendësministrja Mira Rakacolli  u shpreh se kemi një situatë të qëndrueshme epidiemologjike në një kohë që turizmi ka filluar normalisht. Lidhur me të shtruarit në pavione Rakacolli u shpreh se ata janë  me moshë mesatare mbi 65 vjeç dhe fakti që ata nuk janë vaksinuar tregon që janë infektuar. Sipas saj mosvaksinimi është arsyeja kryesore që këta…

Lexo më Shumë

Nga stuhia e mbrëmshme një 25-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rrufeja në zonën e Karabunarit në Urviç të Tetovës. Nga policia thanë se trupi u gjet afër stanit të tij të deleve. Katër të lënduarit tjerë nga rrufeja në plazhin e Ohrit, u dërguan për mjekim në shtëpi. Mot të paqëndrueshëm, me reshje të mëdha shiu dhe vetëtima do të ketë edhe sonte, ndërsa nesër intensiteti i vetëtimave do të ulet. Nga e mërkura, pritet të stabilizohet moti, me një rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa në fundjavë pritet të rriten deri në 37 gradë celsius. Pas videoeve…

Lexo më Shumë

Gjashtë burra dhe një grua, që të shtunën u kthyen nga Siria në Kosovë, po mbahen në ndalim policor prej 48 orësh, njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës. Në mesin e 11 të kthyerve nga zonat e konfliktit në Siri, janë edhe katër fëmijë. Ky aksion, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një konferencë për media, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se aksioni për kthimin e këtyre qytetarëve është përgatitur tash e disa muaj. “Ekipet mjekësore kanë konstatuar se tre nga këta persona kanë…

Lexo më Shumë

Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër. Ne fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave, shërbimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës. Kryeveterineri Mark Preci tha se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit te infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet. “Çdo fermer, i cili shet shpendë duhet te jetë i pajisur me 2 certifikata,  të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qellim parandalimin e rasteve…

Lexo më Shumë