Prej sot fillon vaksinimi i fëmijëve të moshës prej 12 deri 17 vjeç, prindërit/kujdestarët e të cilëve janë paraqitur në ueb faqen vakcinacija.mk, ndërsa sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë paraqitur rreth 1.800 fëmijë. Paralelisht vazhdon edhe imunizimi i popullatës së rritur në pikat e vaksinimit dhe në terren. – Advertisements –
Author: almakos
Policia ka dalë me njoftim zyrtar për grabitjen e furrës të bukës në Lezhë. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”. Një 10-vjeçar është futur në furrën e bukës për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente, ai ka arritur të marrë nga arka një shumë parash dhe është larguar. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. “Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që…
Është arrestuar në Aeroportin e Rinasit një 44-vjeçare, pasi goditi për shkak të detyrës një punonjëse të një kompanie ajrore. Policia njofton se e arrestuara është shtetasja SH. K. Kjo e fundit, pasi ka mësuar se nuk i është mundësuar udhëtimi, ka goditur punonjësen, edhe pse avaria e krijuar, nuk varej nga ajo. Kësisoj, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën…
Të paktën 13 persona raportuan lëndime ose trauma të shkaktuara nga rrufeja gjatë stuhisë që goditi rajonin e Ohrit rreth orës 3 pasdite. Sipas informacionit, bubullimat goditën lokalitetin “Orevçe” afër plazhit pranë autocampit Gradishte në Liqenin e Ohrit. – Advertisements – Këta janë njerëz nga disa qytete të vendit, katër prej të cilëve pësuan djegie në gjymtyrë, ndërsa të tjerët ishin kryesisht pa dëmtime të dukshme, por u ankuan për përjetim të stresit, të tilla si probleme të dëgjimit, frymëmarrje etj… Shërbimi Emergjent Mjekësor ndërhyri dhe të plagosurit u trajtuan në qendrat shëndetësore në qytet. Kishte një stuhi të ngjashme në…
Të jesh një adoleshent -do të thotë të luftosh me identitetin dhe imazhin personal. Të pranohesh nga miqtë është diçka shumë e rëndësishme për ta dhe pjesa më e madhe e tyre, në fshehtësi të plotë mund të jetë duke luftuar me presionin që dashur pa dashuri mjedisi social krijon. Adoleshentët për të parën herë mund të ndiejnë një ndjesi shkëputjeje nga prindërit dhe familja. Mund të ndjesh se dëshiron të rrish vetëm dhe të marrësh vendime për veten tënde, gjë që është edhe e mërzitshme dhe të bën të ndihesh i vetmuar. Sa argëtuese dhe eksituese është kjo periudhë,…
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në rrjet. Energjia do të ndërpritet në disa zona të Tiranës për vetëm 2 orë. Njoftim për abonentët #Tiranë: Stakim, 19 korrik Për shkak të punimeve për demontimin e urave të transformatorit 35/6kV në NST Zogu i Zi, në date 19 korrik gjatë intervalit kohor 08:00-10:00 do të stakohet pjesërisht energjia elektrike në këto zona në Tirane: Ish- UEM, Rruga “Bab Rexha”, Fabrika e Biskotave, zona pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”,…
Policia e Shtetit i ka shtrirë kontrollet në të gjithë akset rrugore të vendit. Në 24 orët e fundit, ata kanë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, 5 nga të cilët, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu, në njoftimin e uniformave blu, thuhet se gjatë këtij intervali kohor, janë pezulluar gjithsej 39 leje drejtimi, kryesisht, për personat që udhëtonin me shpejtësi tejet normave të lejuara.Sakaq, policia ka vendosur dhe 1.734 gjoba për drejtuesit e mjeteve, për shkelje që kryesisht ishin për përdorim celulari apo parakalim të gabuar. Njoftimi i…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 21 qytetarë në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik. Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me…
Një vajzë 18-vjeçare ka humbur jetën papritmas në aytetin e Syros, Greqi. 18-vjeçarja greke bëri një pushim në Ios dhe këtë mëngjes ajo u transportua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të ishullit për trajtim, me informacionin që thoshte se ajo kishte përdorur ilaçe. Gjendja e vajzës së re u zbulua se ishte mjaft e rëndë për këtë dhe ajo u urdhërua të transportohej me ajër në Syros në mënyrë që të kurohej në Spitalin e ishullit. Atje, megjithë përpjekjet e mjekëve, 18-vjeçarja nuk ishte në gjendje të kthehej, përkundrazi, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua edhe më shumë pasi u zbulua…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë. Sa i përket të shëruarve ato janë 2, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre, që prej fillimit të pandemisë është 105.536. Njoftimi i plotë: 18 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 2.202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit,…
Numri i të personave të helmuar në Deçan është duke shënuar rënie. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka treguar se situata e krijuar prej një javë atje është duke shkruar drejt përmirësimit. Ai ka treguar se në 24 orët e fundit janë 74 persona të cilët janë duke marrë terapi. Berisha ka theksuar edhe se personat që po kanë simptoma më gjatë nuk duhet shqetësohen sepse një gjë e tillë është e rikuperueshme. “Lirisht mund të them se gjendja është në përmirësim e sipër. Numri i pacientëve është në rënie që na jep me…
Ashtu sikurse ishte parashikuar moti i keq ka mbërritur edhe në Greqi duke prekur qytetin e Florina-s dhe disa qytete të tjera. Breshëri goditi qytetin e Follorinës të dielën pasdite duke goditur edhe një herë të korrat, duke i dhënë një goditje finale, siç thonë fermerët, prodhimit bujqësor të zonës. Në një njoftim zyrtar autoritetet greke u shprehën se pritet parashikim i jashtëzakonshëm i përkeqësimit të motit sot të dielën dhe nesër të hënën me stuhi të forta që do të shoqërohen në vende me breshër dhe përkohësisht nga erëra të forta.

