Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në rrjet. Energjia do të ndërpritet në disa zona të Tiranës për vetëm 2 orë.
Njoftim për abonentët #Tiranë:
Stakim, 19 korrik
Për shkak të punimeve për demontimin e urave të transformatorit 35/6kV në NST Zogu i Zi, në date 19 korrik gjatë intervalit kohor 08:00-10:00 do të stakohet pjesërisht energjia elektrike në këto zona në Tirane: Ish- UEM, Rruga “Bab Rexha”, Fabrika e Biskotave, zona pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Kongresi I Lushnjes”, Rruga “Ndre Mjeda”, Laprakë, rruga “Pandi Dardha”, rruga “Mati Logoreci”, rruga “Vangjel Note”.



