Author: almakos

Me bllokimin e hyrjes së deponisë Bukovë ku sillen mbeturinat nga Ohri, banorët e vendbanimeve përreth sot kanë protestuar duke kërkuar që ky vend të mbyllet dhe të pastrohet. Nëse diçka nuk ndërmerret, atëherë do ta bllokojnë një muaj të plotë. Më shumë se dy javë deponia digjej kurse aroma e keqe ndjehet deri në Ohër. “Kërkojmë nga autoritetet që të marrin hapa dhe të lirohemi nga këto deponi. Ujërat nëntokësorë, në të djathtë prej nesh shkojnë në liqenin e Ohrit. Ujërat nëntokësor nga lartësitë atje derdhen në burimin e Krushevës kurse Prespa nuk e di çfarë pi”, tha Kërste…

Lexo më Shumë

Një zyrtar përgjegjës për kamerat e sigurisë te Gryka e Deçanit është arrestuar dje pasi u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale tash e dy muaj në këtë zonë. Arrestimi vjen pasi mbi 1500 persona në Deçan shfaqën simptoma të helmimit që nga data 10 korrik. Sipas testimeve të fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik doli që një pjesë e ujit të pijes nga ujësjellësi “Hidrodrini” është i kontaminuar me baktere. Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë, për Radion Evropa e Lirë ka konfirmuar arrestimin e këtij zyrtari. “I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përderisa…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës, rrugës për në Balldren, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ish-frutorja”, ku janë përplasur tre automjete. Tre personat e plagosur janë dërguar në Spitalin e Lezhës, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë në aksin Lezhë-Balldren është krijuar trafik dhe për disa minuta është bllokuar qarkullimi.

Lexo më Shumë

Numri një i Qeverisë, Edi Rama është ndalur sot në një kalçeto publike sportiv publik në qytetin e Vlorës, ndërsa i është përveshur punës, ku ka pastruar ambientin që ishte mbushur me plehra. Ka qenë vetë Rama që ka postuar videon në fjalë, duke e shoqëruar me një mbishkrim; ‘Pa koment’. Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, Rama dha edhe një mesazh të qartë, duke shigjetuar kështu edhe Bashkinë e Vlorës dhe kryebashkiakun, Dritan Leli. Ai tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë. “Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3667 teste, ndërkohë që janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-8, Kumanovë-2, Tetovë-5, Gostivar-1, Koçanë-1, Gjevgjeli-1 dhe Dibër-1. Janë regjistruar edhe 9 pacientë të shëruar, ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një javë më parë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan u përball me një fluks brenda një kohe shumë të shkurtër qindra qytetarë me simptoma helmimi, që dyshohej se ishte nga uji i pijes. Qytetarët që kërkuan ndihmë në QKMF kishin simptoma si: temperaturë të lartë, të vjella, diarre e marramendje. Teksa dyshimet e para ishin se helmimi ishte shkaktuar nga uji, nga mostrat e dërguara jashtë shtetit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus. Infektologu Hamdi Ramadani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike mban sot Kuvendin Kombëtar ku 7 500 delegatë janë thirrur sot në Pallatin e Kongreseve për të votuar këshillin e ri kombëtar si dhe për të vendosur rrugën ku do të ecin demokratët në këtë mandat të tretë në opozitë. Me këshillin e ri kombëtar, Partia Demokratike nis një fazë të gjerë ristrukturimi, duke nisur nga nënkryetarët, sekretarët e më pas edhe ristrukturimin në bazë. Në Pallatin e Kongreseve përveç delegatëve ka pasur një numër të madh qytetarësh. Në nisje të Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur deputet në zgjedhjet e 25…

Lexo më Shumë

Zona e Don Boskos, e cila prej vitesh ka vuajtur mungesën e një shkolle, më në fund do të bëhet këtë vit të ri arsimor me dy shkolla të reja, shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela” dhe shkollën e mesme “Kristo Frashëri”. Kompleksi i ri arsimor që i jep fund vuajtjeve të familjeve të reja të ardhura në këtë zonë për të çuar fëmijën në shkolla larg vendbanimeve të tyre, pritet të çelë dyert në shtator për të mirëpritur 1300 nxënësit e parë në ambiente të reja dhe moderne të projektuara nga arkitekti italian Stefano Boeri. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë…

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë rreth orës 23:30 minuta në “Debar Maallo”, në Shkup kanë privuar nga liria 6 persona: G.P. 34 vjeç, N.S. 35 vjeç, që të dy nga Shkupi, sepse gjatë bastisjes të kryer ndaj tyre janë gjete dhe konfiskuar dy qese me kokainë, të përgatitur për shitje. – Advertisements – Nga policia gjithashtu njoftojnë se në rrugën “Boemska”, është privuar nga liria S.G. 25 vjeçar nga Shkupi, i cili në momentin e arrestimit ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur një makinë të tipit “Audi” me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit i gjendet dhe konfiskohet kokainë. Ndërkohë në një…

Lexo më Shumë

“Ne nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futur në parlament dhe bashki.”. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga Kuvendi Kombëtar. Teksa sulmoi ashpër qeverinë “Rama”, kryedemorkati tha se PD-ja ka luftuar dhe lufton që institucionet e shqiptarëve të jenë të lira nga ndikimi i krimit dhe në shërbim të qytetarëve. “Jemi ne që luftuam dhe luftojmë kundër kriminalizimit të politikës, dhe sfidës që krimi i organizuar po i bën çdo vlere të shoqërisë tonë me bekimin dhe ortakërinë e Edi Ramës, sepse ne nuk mund të pranojmë kurrë që institucionet publike…

Lexo më Shumë

Arrestohet ish-kreu i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit të koduar “INSPEKTORATI”, ku u ndaluan dhe kryeinspektori aktual dhe 3 inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor Ermal Xhaka, 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit…

Lexo më Shumë