Author: almakos

Kosova është përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura shiu dhe breshëri. Në një dalje publike IHMK-ja ka paralajmëruar qytetarëtse reshjet e shiut mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, dhe të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugor dhe rrëshqitje të dheut. Komunat më problematike paraqiten Skenderajt, Drenas e Vushtri. Kujtojmë që Europa Perëndimore është goditur nga përmbytje të mëdha duke shkaktuar mbi 120 të vdekur. Situata më e rënduar paraqitet në Gjermani ndërkohë që Belgjika, Zvicra dhe Holanda kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Lexo më Shumë

Një zjarr i papritur  ka shpërthyer  në mjediset e jashtme të një magazine në fshatin Gjashtë, në qytetin e Sarandës. Sipas burimeve, ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës të Sarandës bëri të mundur shuarjen e zjarrit duke ndërprerë kështu përparimin e tij dhe shpëtuar pa dëme magazinën në pronësi të Kasëm Bali. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e zjarrit.

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka pritur në një takim zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili po zhvillon një vizitë zytare në Tiranë. Bashkë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Çuçi diskutoi për çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe forcmin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Me rëndësi të madhe është gjithashtu edhe hapja e një pike të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. “Bashkë me ministren e Drejtësisë patëm sot një takim dhe drekë pune në Tiranë me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që është gjithashtu një politikan i ri dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar sot hetimet për një tjetër dosje kriminale, duke e dërguar atë për gjykim në GJKKO. Bëhet fjalë për grupin që trafikonte emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, Kanadasë apo Anglisë, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave, duke përfituar shuma të ndryshme parash. SPAK kërkon nga GJKKO gjykimin e 24 të pandehurve, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale, si “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, e…

Lexo më Shumë

Temperaturat sot në Kosovë kanë pësuar ulje, pas ditëve të para të javës, ku ato arritën deri në 38 gradë celsius.Si pasojë e këtyre ndryshimeve, IHMK kishte njoftuar se sot do të ketë reshje shiu e vende-vende edhe breshër. Tashmë në disa qytete reshjet e shiut kanë filluar dhe po ashtu edhe breshëri. Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se në komunë e Skenderajt përveç reshjeve të mëdha të shiut në formë stuhish, ka rënë edhe breshër.Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Prizren. Ndryshe, sot Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike, në Institutin Hidrometeorologjik…

Lexo më Shumë

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet intensive në rrugë duke evidentuar me dhjetra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara duke vënë në pranga 11 persona. Po kështu janë evidentuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që kryenin parakalime të rrezikshme në rrugë, përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektonin semaforin dhe nuk përdornin rripin e sigurimit. Gjatë monitorimeve janë dhënë 1911 masa administrative duke pezulluar 43 leje qarkullimi. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ndërsa, 32 persona janë shëruar nga COVID-19. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2,133…

Lexo më Shumë

Për ministren e Bujqësisë, Milva Ekonomi, përmbytjet në Shqipëri kanë qenë dhe do jenë të vazhdueshme, për shkak sipas saj lidhen me ndryshimet klimatike shumë të forta. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Ekonomi tregoi edhe strategjinë që po ndjek kjo ministri për të shmangur përmbytjet kryesisht në dimër. “ Ndryshimet klimatike do jenë shumë të forta, kjo është një gjë që ne duhet të punojmë bashkë, të gjithë, jo vetëm në Shqipëri. Ndryshime klimatike po ndodhin gjithandej. Ne këto ditë dëgjuam se cfarë ndodhi në Gjermani, nuk e donin gjermanët natyrisht të kishin përmbytje dhe humbje jete, po…

Lexo më Shumë

Duke filluar pasditja, një fundjavë me mot të paqëndrueshëm është para nesh. Parashikimi meteorologjik është që një ciklon i akumuluar në Alpet e Evropës ka filluar të zbres mbi Ballkanin Perëndimor dhe do mund të shkaktoj reshje të shumta të shiut dhe fatkeqësi natyrore. Madje nga Enti Hidrometeorologjik nuk përjashtojnë skenarët e vërshimeve që mund të kaplojnë vendin tonë. Nga ky institucion thonë se moti i keq parashikohet të vazhdojë deri të martën, ku ditët më kritike sipas sinoptikanes Lençe Rizova, pritet të jenë e diela dhe e hëna pasi akumulimi i energjisë në atmosferë nga temperaturat e larta parashihet…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Social-Demokrate të Kosovës Dardan Molliqaj, dhe 7 aktivistë të tjerë të kësaj force politike. Kujtojmë që Molliqaj është bashkëshorti i Besa Shahinit, e cila ka shërbyer si ministre e Arsimit në qeverinë Rama. Po ashtu Molliaqaj ka qenë dikur pjesë e “Lëvizjes Vetëvendosje” nga e cila u largua duke themeluar PSD-në. Arrestimet kanë ardhur pas një proteste të zhvilluar para Ministrisë së Drejtësisë ku aktivistë të PSD shkruan me spraj mbi makina fjalën “zhvatës”. “Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me zhvillimet e një dite më parë në mbledhjen e Kryesisë së PD, si edhe debatet e zhvilluara në të pas analizës së zgjedhjeve të 25 prillit. “Është bërë rrugë tanimë që disa media raportojnë për mbledhjet e kryesisë së PD sic ju leverdis atyre apo kush qëndron pas tyre. Edhe për mbledhjen e mbrëmshme ka ndodhur e njëjta gjë. Kur “lajmet” i japin mediat e Ramës unë as e marr mundimin t’u përgjigjem apo t’i përgënjeshtrojë , po për fat të keq “viktima” për mbledhjen e fundit janë bërë dhe media…

Lexo më Shumë

Turistët nga Serbia dhe Turqia tërë verën nuk do të paguajnë parking në Ohër. Vendimi i këtillë është në shenjë falënderimi për mbështetjen që fqinji verior ia ka dhënë Maqedonisë në procesin e vaksinimit ndërsa vendimi për turistët e Turqisë është marrë me kërkesë të këshilltarëve komunal të komunitetit turk. Punonjësit turistik vlerësojnë se kjo duhet të bëhet edhe për shtetet fqinje pasi ato janë vizitorët kryesorë këtë sezon veror. – Advertisements – Vendimi për parkim falas është i mirë. Shoh që vendime të këtilla marrin edhe vendet ballkanike rreth nesh. Megjithatë, mendoj që e njëjta duhet të jetë edhe…

Lexo më Shumë