Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 31 deri në 38 gradë Celsius. UV=9. – Advertisements – Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite do të ketë paraqitje të motit jostabil…
Author: almakos
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar Ligjin për ndërtimin e Korridorit 8. – Advertisements – Tenderin për projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8 e ka fituar kompania amerikane Bechtel & Enka. Korridori 8 do të lidhet në Tetovë – Gostivar – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë. Qeveria e vendit ka premtuar disa herë që Korridori 8 do të përfundojë brenda këtij mandati gjegjësisht deri në vitin 2025. Ndërsa deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së kërkoi tërheqjen e këtij ligji. Ai tha se duhet të përmirësohen shumë gjëra në ligj dhe se me përmbajtje të këtillë do…
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, reagon pas zbulimit të varreve masive në Përmet, ku hedh poshtë pretendimin se këto varre i përkasin viktimave të diktaturës komuniste. Sipas ministres Margariti, menjëherë pas zbulimit të varreve, specialistët realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren, ku nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare. Reagimi i Margaritit: Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet! Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa varre.Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori…
Pas Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë, edhe mjekët shqiptarë në diasporë kërkojnë rritjen e pagave për punonjësit e shëndetësisë në Shqipëri, si mekanizmi i duhur për të frenuar ikjen masive të mjekëve dhe infermierëve nga vendi dhe njëherësh minimizimin e korrupsionit në shëndetësi. Dr. Elona Meta, mjeke shqiptare që punon prej 8 vite në Gjermani dhe njëherazi themeluese e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, thotë se i është kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian një vit më parë që të ushtrojë presion mbi qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të zi, për të sanksionuar me ligj rrogën fillestare për mjekët,…
Kompania “Hidrodrini” e cila furnizonte banorët e Deçanit me ujë, ka reaguar pas vendimit që bëri të ditur kryekomunari i Deçanit se kjo kompani nuk do të ketë me në menaxhim ujësjellësin e Deçanit, pasi nga analiza mikrobiologjike e ujit u bë e ditur se kishte disa baktere që mund të jenë shkaktare për helmimin e më shumë se 1.500 banorëve. Kompania, përmes një statusi në ‘Facebook’ ka thënë se pas raportit të sotëm të IKSHPK-së dhe 10 rekomandimeve që kanë dalur nga ky raport, KRU ‘Hidrodrini’ ka urdhëruar të gjitha Njësitë Operative, që nga mëngjesi të fillojnë implementimin e…
Autoritetet greke njoftuan të enjten 2794 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilat 7 janë identifikuar pas kontrolleve në portat hyrjes të vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 450,512. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 132. Që nga fillimi i pandemisë, 2,740 pacientë janë larguar nga ICU. Lidhur me mutacionet, regjistrimet e reja treguan 402 raste në total me variantin Delta, ndërsa llojet e mutacionit të Afrikës së Jugut u dyfishuan, pasi nga 115 të regjistruar në 2 korrik, ata arritën 215 pesë ditë më vonë. Në 24 orët e fundit janë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Sipas burimeve zyrtare, në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K., 14 vjeçe është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur. Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Objekti i ri i Komunës së Prishtinës ishte përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.Lexues për Klan Kosovën kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ishte një tym i madh. Për këtë kanë reaguar nga Komuna e Prishtinës, të cilët me anë të një njoftimi kanë thënë se në objekt nga një trafo elektrike ka shpërthyer zjarr, pasditen e së enjtes. Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, nga zjarri nuk raportohet sa ka pasur të lënduar, ndërsa punëtorët dhe personat e gjendur brenda komunës janë evakuuar, ndërsa zjarri është shuar pak më pas nga ekipi i zjarrfikësve.…
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot se në mostrat e ujit të marra me datën 12.07.2021 nga rajoni i Deçanit janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Pas njoftimit të IKSHPK’së, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dalur me konferencë për media. Ramosaj ka thënë se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë nën menaxhim ujin në komunën e Deçanit. Ai është shprehur se ndihet më i lehtësuar që dolën rezultatet që hedhin dritë mbi atë se çfarë e ka shkaktuar helmimin e qytetarëve të kësaj…
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 ka marrë informatë për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan. Në njoftim thuhet se zjarri është vënë në kontroll, dhe se punonjësit dhe qytetarët janë evakuuar me kohë. “Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontrroll dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunalë, si…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 13 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3…
10 persona janë ndaluar në aksionin e sotëm me urdhër të Prokurorisë së Pejës për dyshime të ndërtimeve të paligjshme. Nga 10 këta zyrtarë, katër janë drejtorë të Urbanizmit në komunat Istog, Pejë, Klinë dhe Deçan, ndërsa të tjerët inspektorë në këto drejtori, njofton Klan Kosova. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës Agim Kurmehaj ka thënë se fokusi ishte te personat zyrtarë që keqpërdorën detyrën e tyre dhe se aksioni erdhi pas shqetësimit të qytetarëve për ndërtime që janë lejuar nga këta zyrtarë. “Pas marrjes së këtyre informatave kam caktuar pesë prokurorë që kanë grumbulluar informata rreth këtyre ndërtimeve. Sot…

