Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, këshillon qytetarët si të përballojnë të nxehtin përvëlues të këtyre ditëve. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Brataj vë theksin te dy gjëra kryesore, që janë dieta e ekuilibruar dhe hidratimi. “Zgjidhni ushqime të lehta, të tretshme dhe zvogëloni konsumin e mishit të kuq. Përdorni më shumë konsumin e peshkut. Janë për tu evituar ushqimet e skuqura”, shkruan Brataj. Mesazhi i Bratajt: SI TË PËRBALLOHET VERA ME NJË DIETË TË EKUILIBRUAR DHE HIDRATANTE!Pak kalori, pak yndyrna, shumë fruta. Përdorimi i perimeve dhe një hidratim i mjaftueshëm me ujë dhe lëngje janë strategjitë për të eliminuar…
Author: almakos
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka dalë me një deklaratë publike lidhur me helmimin masiv të banorëve në Deçan, ku mbi 1500 qytetarë kanë përfunduar në spital me simptoma helmimi. Helmimi i banorëve të Deçanit dyshohej se ka ardhur nga uji, por IKSHK ka publikuar sot analizat e para të ujit, prej ku thekson se ” Këto analiza kanë rezultuar në kufijtë e lejuar në përputhje me parametrat e përcaktuar sipas UA 16/2012. Rezultatet e analizave dëshmuan që nuk ka mbetje të klorit residual derisa analizat mikrobiologjike të ujit i përgjigjeshin standardeve të ujit për pije UA 16/2012″. Deklarata…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Hysni Vata. Prokurori Hysni Vata u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dy vite më parë, por ankimoi vendimin e shkallës së parë të vettingut. Ndërsa sot trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues,…
76% e qytetarëve nuk kanë besim në gjyqësor- tregon anketa e fundit e institutit ndërkombëtar republikan IRI. Për këtë çështje sot kishte debat publik me fokus mbi situatën me korrupsionin në gjyqësor, i organizuar nga Komisioni anti- korrupsioni. Sipas IRI-t, gjyqësori gjendet në fund të listës së besueshmërisë. – Advertisements – Ajo që është për të ardhur keq dhe që është dështuese është niveli i mosbesimit -tha Ilina Mangova- IRI. Por, shefi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivan Xholev, beson se anketa tregoi një ndryshim pozitiv. Sipas tij, faji për korrupsionin nuk duhet kërkuar vetëm te funksionarët, por edhe te…
Autoritetet thonë se kanë ndërmarrë një masë të re për mbikqyrjen e veçantë të të burgosurve kur me sjelljen e tyre përbëjnë rrezik për të tretët apo sigurinë e institucionit. Kio masë vlerësohet të jetë risi absolute e reformës në sistemin e burgjve me synim neutralizimin e të dënuarve apo të paraburgosurve shumë të rrezikshëm, që janë eksponentë të spikatur të botës së krimit. Kjo kategori vlerësohet se përbënte më parë rrezik për shoqërinë edhe pse ndodheshin pas në vuajtje të dënimit apo paraburgimit. Ky është një regjim i posaçëm veç të njohurit “41 Bis” dhe deri më tani përfshin…
Shkarkimi i porotës Mitko Sandev solli shtyrjen e parë të rastit gjyqësor. Lënda “Tenderët” për ndërtimin e kontestues të muzeut të VMRO-së, ku njëri nga të pandehurit është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, është shtyrë dhe gjykimi tani duhet të fillojë nga e para, megjithëse rasti kishte arritur para një aktvendimi. Gjykata Penale njoftoi se do të emërojnë gjykatës të ri porotë në vend të Sandevit. Do të kenë kujdes të jetë më i ri. – Advertisements – Tani janë 54 porotë në Gjykatën Penale, ndërsa duhet të jenë 200. Si të sigurojmë porotë zëvendësues në rastet në numra të…
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë 476 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,514. Raste aktive mbeten 105.
Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ka komentuar aksionet e fundit të SPAK, ku janë arrestuar disa zyrtarë, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, apo masa ‘arrest me burg’ për zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Peza theksoi se më në fund nisi të çmontohet pandeshkueshmëria, ndërsa shtoi se SPAK tregoi se nuk sheh ngjyrat politike, por provat juridike. Mes të tjerash Peza tha se është naive të mendohet se ‘peshk i madh’ janë vetëm kundërshtarët politikë. PJESE NGA BISEDA NE STUDIOSi i shihni aksionet e SPAK?Unë mendoj, ashtu si shumica…
Një pjesë e institucioneve shtetërore, furnizimet e të cilave u kontrolluan nga revizorët, ishin me kërkesë të Komisionit Antikorrupsion. Sipas informatave që siguroi Alsat, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka mbikëqyrur në mënyrë aktive të gjitha furnizimet lidhur me pandeminë. Pas dyshimeve të tyre, janë dorëzuar dokumente deri te revizorët për hetim më të hollësishëm. Madje 88% e furnizimeve janë bërë pa tender, ndërsa nga buxheti janë shpenzuar rreth 7 milion euro. Nga Antikorrupsioni na njoftuan se do të fillojnë procedurë për këtë rast. – Advertisements – Një pjesë e rezultateve që janë publikuar në raportin e Entit Shtetëror…
Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot në faqen zyrtare 3 pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kushtetuesja e ka cilësuar padinë e Shoqatës së Bashkive për zgjedhjet, si të një natyre unike, dhe shton se këshillimi me organe të specializuara, siç është Komisioni i Venecias, është i nevojshëm. Njoftimi i plotë: Gjykata Kushtetuese ka në shqyrtim çështjen e paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë,…
Pjesëmarrja në ngjarje masive vetëm me certifikatë vaksinimi për disa nga qytetarët e anketuar nga ALSAT do të ishte masë shumë e qëlluar dhe e njëjta do të shërbente për stimulimin e atyre të cilët nuk duan të vaksinohen. Për disa të tjerë, një gjë e tillë nuk mund të arsyetohet për aq kohë sa organizimi i dasmave është i lejuar në ambiente të mbyllura. Qytetarët e anketuar nga ALSAT me mendime të ndara, rreth masës eventuale restriktive, e cila mund të hyjë në fuqi nga shtatori. – Advertisements – “Unë mendoj se është masë e duhur. Duhet të jemi…
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të enjten se është ulur fluksi i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Deçan, me simptoma të helmimit. Pas një vizite që i ka bërë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, ai ka thënë se autoritetet janë në pritje të disa rezultateve shtesë, për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar helmimin. “Një pjesë e rezultateve ka dalë, një pjesë të rezultateve tjera po i presim, sepse për disa rezultate duhet kohë për mbjelljen e kulturave bateriale, dhe një pjesë e mostrave tjera do të dërgohen jashtë vendit për…

