Për sot në Kuvend, janë caktuar tre seanca parlamentare. Një seancë e re, e 46 më radhë dhe vazhdimet e seancave plenare të 41-të dhe 45-të. Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë edhe Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik. – Advertisements –
Author: almakos
Sidoqoftë, shumë njerëz kanë zgjedhur të mos e pranojnë vaksinën, ndërkohë që shumë të tjerë janë në pritje të dozës së tyre të parë. Pavarësisht kësaj një numër vendesh kanë lejuar turistët e pa vaksinuar nga Mbretëria e Bashkuar me kushtin që të paraqesin rezultat negativ të testit PCR, shkruan Independent. Por në cilat vende mund të udhëtohet pa qenë i vaksinuar? Më poshtë do të gjeni të renditura disa prej tyre: -Spanja, duke përfshirë Ishujt Balearik (Majorka, Menorca, Ibiza dhe Formentera) dhe Kanaret, -Madeira -Kroacia -Greqia -Italia -Meksika
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, përmes një interviste të dhënë në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ në FaxNews, ka folur rreth situatës epidemike në vend dhe rrezikut nga mutacioni ‘Delta-s’. Brataj u ndal tek masat në fuqi dhe tek mundësia nëse do të ketë një ndryshim të tyre në të ardhmen me. Ai theksoi se vendimet nuk merren vetëm në raport me situatën në Shqipëri por edhe me atë ç’ka ndodh në rajon ose në botë, duke lënë të kuptohet se vendimet mund të merren në varësi të situatës dhe të rasteve të reja të diagnostikuara. Duke e konsideruar si një…
Vijojnë kontrollet nëpër rrugët e vendit, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara.Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 17 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, përgjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore. 2 prej tyre janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 1…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar në ishullin e Mykonosit, ditën e djeshme. Mediat greke raportojnë se shkak për vrasjen e tij janë bërë problemet ekonomike. Sipas raportit të “Free Press”, të paktën 10 persona morën pjesë në përleshjen e përgjakshme, ku një prej tyre, i cili gjithashtu dyshohet se ishte shqiptar qëlloi viktimën me thikë në zemër. Sot, autoritetet arrestuan 5 persona si të dyshuar në vrasjen e të riut, ndrësa një prej tyre po përpiqej që të arratisej nga vendi me avion. Sherri i ashpër shpërtheu mbrëmjen e së hënës vonë në zonën…
Vendi ynë ka përmbushur pjesën e saj të detyrimeve në rrugën e pranimit në BE dhe tani Bashkimi Evropian duhet të respektojë fjalën e dhënë, tha Kryeministri Zoran Zaev në takim me Ambasadoren kroate në vend Nives Tiganj. – Advertisements – “Maqedonia e Veriut ka bërë reformat e nevojshme. Është gjithashtu një shembull i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme në një vend, i cili është gjithashtu vlerë evropiane. Vendi ynë vazhdon me politikat konstruktive të dialogut në vend dhe ndërkombëtarisht dhe presim që ato të japin rezultate për një hap përpara në integrim”, tha Zaev. Sipas Qeverisë, të dy bashkëbiseduesit…
Në Shqipëri shkalla e infektimit nga Covid-19 vlerësohet si tepër e ulët. Sipas buletinit më të fundit të ministrisë së Shëndetësisë në 24 orë janë kryer 4136 testime një shifër rekord edhe krahasuar me pikun e pandemisë nga ku kanë rezultuar të prekur nga covid 19 vetëm 8 qytetarë me një shkallë pozitiviteti minimale, 1 në 517 teste I infektuar. Ndërkohë në spitalin e vetëm Covid 1 ndodhen të shtruar 8 pacientë një shifër që nuk ka ndryshuar në 2 ditët e fundit. Fatmirësisht që prej datës 27 qershor nuk raportohet asnjë humbje jete nga virusi Sars Cov 2.Pavarësisht shkallës…
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se 20 korriku (e martë) do të jetë ditë jo pune për besimtarët myslimanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – Siç thuhet në njoftim, në pajtim me Ligjin për festa të RMV-së, të martën është dita e parë e Kurban Bajramit dhe e njëjta është ditë jo pune për besimtarët e besimit Islam. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua uron këtë festë besimtarëve myslimanë në vend.
Qeveria e Kosovës është duke vazhduar me lehtësimin e masave antiCOVID, ku nga sot dasmat do të lejohen deri në 300 të ftuar. Gjithashtu, me vendimin e ri, organizimi i ahengjeve lejohet deri në ora 01:00, shkruan Telegrafi. “Organizimi i ahengjeve lejohet deri në ora 01:00 me kufizimin e shfrytëzimit të 50% të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 300 të ftuar”, thuhet në vendim Ndryshe, në gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus. Ndërkaq, fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nesër, në orën 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (New Jersey). Po pavarësisht punimeve, njofton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun. “Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës). Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë”, njofton ARRSH.
Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar. Policia greke ka pikasur një mjet ne Eptahoriu, Kostur i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një mjet të patrullës. Drejtuesi, shtetas shqiptar i identifikuar, braktisi mjetin dhe u largua me vrap ndërkohë që pasagjerja, një femër greke, u arrestua në flagrancë. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por…
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të jetë e fundit që do të dalë nga Bashkimi Europian. I pranishëm në edicionin e 23-të “Symi Symposium” Rama tha se eurooptimistët thonë se Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencën, ndërsa pesimistët se “Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencën”. “Autostradat mund të mos sjellin demokrati, por ato mund të ccojnë dhe demokracinë në dreq. Kushdo që të bëhet pjesë në mini-shengen, është i mirëpritur. Është e qartë se Serbia nuk mund të thotë se duhet ta bëjë me të…

