Author: almakos

Prokuroria e Pogradecit, e cila në pak kohë ka ndërruar disa drejtues dhe çështjet për hetim kanë kaluar në duar të prokurorëve të ndryshëm, zvarrit hetimet për çështje të caktuara në shkelje të ligjit. News 24 ka denoncuar vonesën përtej limiteve ligjore të hetimeve, per një aksident rrugor të ndodhur në fund të vitit 2019. Kjo çështje ka kaluar në duart e 4 prokurorëve, të cilët sapo marin dosjen nisin veprimet hetimore nga e para. Referuar kodit të procedurës penale për të hetuar një çështje, afati ligjor është 3 muaj dhe më pas çështja kalon për gjykim. Në rast se…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, mbi sistemin shëndetësor.Shehu iu referua deklaratës së kreut të qeverisë mbi invididët në radhët e sistemit shëndetësor që do të bëjnë dallimin mes mjekëve. “Rama po ndërton “Shtetin Policor” të informatorëve!”- shkruan Shehu ndërsa e konsideron të rrezikshme deklaratën e kryeministrit, bërë ditën e sotme. “Deklaratë e rrezikshme sot e Kryeministrit- ne Shqiperi po rivendosen struktura te ngjashme me ish Sigurimin. Ai thote se do te te luftoje “korrupsionin” me rrjet informatoresh brenda institucioneve publike, perfshi dhe ato…

Lexo më Shumë

Propozim-Ligji i Shtetësisë arrin në Kuvend. Koalicioni Aleanca- Alternativa kërkon nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi që ta vendosë si pikë të rendit të ditës në seancën e parë të radhës. Opozita shqiptare pret që ligji të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim vjetor. – Advertisements – “Ligji ka arritur në Kuvend dhe pritet që të futet në rend dite në njërën nga seancat e ardhshme. Është qëllim dhe një nga synimet kryesore tona që ligji të miratohet para se të kalohet në pushim vjetor”, tha Ilire Dauti, Deputete e ASH-së. “E Majta” paralajmëron padi ndaj propozuesve të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi ecurinë e punimeve për ndërtimin e kampusit  shkollor në Kodër Kamëz, pjesë e të cilit janë dy shkollat  “Nënë Tereza” dhe “J.F. Kennedy”, shtrirë në afro 12 mijë metër katrorë dhe ku pritet që të kryejnë ciklin mësimor parauniversitar të paktën 1300 nxënës. “Është një ditë shumë e mirë për Kodër Kamzën. Kemi hyrë në fazën e fundit të këtij kompleksi shkollor. Dikush mund të lindë në Kodër Kamëz dhe nga mosha 3-4 vjeç kur fillon parashkollorin, vazhdon 9-vjeçaren, gjimnazin, nëse do edhe universitetin, apo edhe pas universitarin, mund të vazhdojë të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2866 teste, ndërkohë që janë regjistruar 21 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-13 dhe Tetovë-5, Kumanovë-1, Prilep-1, në Gostivar-3 në Shtip-1 dhe 2 të infektuar në Kërçovë. Janë regjistruar edhe 8 pacientë të shëruar, 3 në Strumicë, 2 në Tetovë, 2 në Kumanovë dhe 1në Shkup. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masan e sigurisë “arrest shtepie” për ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda. Voda ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’ pasi akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike. Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Ndërkohë GJKKO la gjithashtu të pandryshuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin. Nga përgjimet e zbardhura dje, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu,…

Lexo më Shumë

Dosja në ngarkim të ish-zv.ministres Rovena Voda është e “mbushur” me biseda mes personave të tretë por edhe të ndërhyrjes së zyrtares së lartë në çështjen e punësimit të së resë. Në dosje, në një nga fragmentet e përgjuara nga SPAK, Florida Beu bisedon me të ëmën e saj, ku i thotë se do ti japë para Rovena Vodës. Pjesë nga përgjimet: Florida Beu: Me lekët që do më japë Genti, dua t’i jap ndonjë gjë asaj Rovenës që ta ndjejë pak si detyrim… E ëma: Aman, ishalla o Zot, dritë iu bëftë edhe asaj. Florida Beu: Të dalim për…

Lexo më Shumë

Debati kryesor për lëndën “Tenderët”, i caktuar për sot, shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri porotë, informojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup. – Advertisements – “Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e informojmë publikun se pas njoftimit të marrë nga Këshilli Gjyqësor për shkarkimin e gjykatësit të porotës, debati kryesor për lëndën e prokurorisë të emëruar si ‘Tenderët’, i caktuar për sot, shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri të porotës. Për terminët e reja për vazhdimin e debatit kryesor, publiku dhe palët do të njoftohen…

Lexo më Shumë

Arrestohet ish-drejtori i Postës së Korçës, Valter Gora. Në kuadër të operacionit të koduar “Kontrata”, në pranga përfundoi edhe një ish-specialist sigurie që punonte në postë. Po ashtu u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 punonjës të tjerë të Postës, ndërsa është shpallur në kërkim 1 qytetar, shtetasi me inicialet S. M. Nga hetimet e kryera rezulton se personat e përfshirë në këtë skemë abuzive të shpërdorimit me postin, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (14-korrik) prej ora 19:00 deri në ora 21:00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe mjediset ndihmëse të 69-vjeçarit Q.E. Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur kokainë, marijuhanë, 12 tableta (ekstaze) dhe një peshore dixhitale, të cilat janë marrën për ekspertizë. – Advertisements – “Personi Q.Е. Menjëherë është privuar nga liria dhe ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës sot (15-korrik) me një parashtresë adekuate për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” (neni 215 të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë për qytetarët. Ai ka njoftuar përmes një postimi në ‘Facebook’ se në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm 340,000 dozave të vaksinës Coronavac, sasia kjo më e madhe e mbërritur njëherësh në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë deri më tani është 1,578,790. MESAZHI I RAMES MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që…

Lexo më Shumë

Gjatë natës pronari i një supermarketi në Peqin. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se Agim Spahiu ka rënë pre e dhunës dhe më pas i është grabitur me forcë shuma ditore e xhiros. Të paktën tre persona që dyshohet se kanë qenë të armatosur me armë zjarri tip kallashnikov janë përfshirë në grabitjen e parave që dispononte Spahiu. Ata pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Lexo më Shumë