Propozim-Ligji i Shtetësisë arrin në Kuvend. Koalicioni Aleanca- Alternativa kërkon nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi që ta vendosë si pikë të rendit të ditës në seancën e parë të radhës. Opozita shqiptare pret që ligji të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim vjetor.
– Advertisements –
“Ligji ka arritur në Kuvend dhe pritet që të futet në rend dite në njërën nga seancat e ardhshme. Është qëllim dhe një nga synimet kryesore tona që ligji të miratohet para se të kalohet në pushim vjetor”, tha Ilire Dauti, Deputete e ASH-së.
“E Majta” paralajmëron padi ndaj propozuesve të ligjit, kryeministrit dhe presidentit derisa ky i fundit e dekreton pas miratimit. Njëkohësisht kjo parti thotë se do ta paralizojë Kuvendin me mijëra amendamente.
Për shkak se kjo Qeveri e njeh vetëm gjuhën e dhunës, ne nga sot fillojmë me bllokadën totale të çdo ligji në Kuvend i cili propozohet nga shumica dhe Qeveria. Pra paralizë totale të Kuvendit – deklaroi Borisllav Kërmov, Deputet i partisë E Majta.
VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e koalicionit thonë se nuk janë të njoftuar me përmbajtjen e ligji dhe se vendosja e yllit evropian në të paraqet keqpërdorim të procedurave parlamentare.
Është shumë e papërgjegjshme të kërkohen tema që nxisin tema ndër etnike në shtet. Është shumë e pa moralshme të merreni me një ligj që nuk ekziston akoma në Kuvend dhe të harroni rishikimin e buxhetit i cili është skandaloz – tha Lupço Prençov, Deputet i OQM-së.
Për shkak të yllit evropian, procedura e propozim-Ligjit të Shtetësisë nga nevoja, faza e amendamenteve dhe miratimi zhvillohet me debat të kufizuar.
Adrian Kerimi



