Një 18-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është arrestuar nga policia e Mirditës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarak. Në zbatim të Planit të Masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) me shqetësim i ndjek situatat me përmbytjet në Evropën Perëndimore. Sipas informacioneve të Përfaqësive tona diplomatike- konsullore në rajonet e goditura, nuk ka viktima me shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton MPJ. – Advertisements –
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me re të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe në fund të ditës do të ketë mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shi më të rrëmbyeshëm, shkarkime elektrike, erëra të forta (në vende mbi 90 km / orë) dhe kushte për breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 21, dhe maksimale nga 30 në 37 gradë. UV = 8 – Advertisements – Në Shkup, paradite moti…
14-vjeçarja G. K., që u mbyt tragjikisht pasditen e djeshme në ujërat e lumit Devoll në Kuçovë, është përcjellë sot mes lotësh për në banesën e fundit. Ark-morti i të miturës është shoqëruar me dhimbje e lot nga banesa e saj drejt varrezave të qytetit të Kuçovës nga familjarë, shokë e shoqe të klasës, komshinj e banorë të qytetit. Viktima ishte nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Rreth Tapi” në lagjen Ferma-Partizani në qytetin e Kuçovës. Mesditën e djeshme ajo ka qenë në lumë, duke u larë me vëllanë 12-vjeç dhe 10 shoqet e saj. Së bashku me shoqen e ngushtë, duke…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve reagon pas zjarrit që përfshiu mbrëmjen e sotme një magazinë shtetërore në Lundër, ku ruheshin materiale zgjedhore. KQZ informon se në ambientet ku ka ndodhur incidenti ka pasur materiale të vjetra të KQZ, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit. Reagim i KQZ; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambientet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambientet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.…
Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një magazinë shtetërore në Lundër. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Siç mëson gazetarja Bezat, në magazinën e përfshirë nga zjarri ruheshin materiale zgjedhore, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll nga 4 autobotë zjarrfikës. Mësohet se nga zjarri janë djegur disa bateri makinash dhe karrige, por nuk janë dëmtuar dokumente. Ndërkohë, policia thekson se dyshohet që zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë,…
Vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe Escherichia coli janë identifikuar në mostrat e marra nga uji i ujësjellësit në Komunën e Deçanit, ku rreth 2 mijë persona janë helmuar. Helmimi i këtyre qytetarëve mund të ketë ardhur nga uji i pijshëm i kontaminuar, andaj edhe është identifikuar prezenca e Escherichia colit. Por çfarë duhet të dimë për E.colin dhe sa mund të jetë i rrezikshëm ky bakter? Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Escherichia coli, ose E. coli, është një lloj i baktereve që zakonisht gjendet në zorrët e kafshëve me gjak të ngrohtë.Ky bakter transmetohet te njerëzit kryesisht përmes…
Dy punëtorë të “By Pass-it” tek Ura e Nanxës, në Gjirokastër, janë rrëzuar nga skela, teksa kanë qenë duke punuar. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Brikena Metaj, e cila raporton se janë rrëzuar punëtorët Agron Baboçi, 59vjeç, dhe Erjon Meçani, 37 vjeç. Punëtorët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Moti i keq me reshje shiu dhe breshër që ka përfshirë Europën Perëndimore duke shkaktuar mbi 120 te vdekur duket se do të përfshijë edhe Greqinë.Sipas autoriteteve priten reshje të konsiderueshme shiu, paqëndrueshmëri dhe shfaqje të stuhive kryesisht në Greqinë qendrore dhe veriore. Moti pritet të përkeqësohet me stuhi të rrezikshme gjatë fundjavës duke lënë pas “valën” e dytë të nxehtësisë që ka goditur vendin për disa ditë.Rryma me mot të keq po largohet nga Evropa Qendrore dhe po lëviz ngadalë edhe në juglindje në Italinë e Jugut, ku do të vendoset në të dielën në mesditë. Gjatë lëvizjes së tij do…
Prokuroria Themelore Publike – Gostivar lëshoi një Urdhër për kryerjen e një procedure hetimi kundër një personi të moshës 18 vjeç, për shkak të dyshimit se ai ka kryer krimin – Incest sipas nenit 194 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. – Advertisements – I dyshuari më 15 korrik, rreth orës 14:30 minuta kishte marrëdhënie seksuale me një të afërm të tij (farefis), që ndërkohë ishte fëmijë 12 vjeç. I dyshuari e takoi viktimën në rrugë dhe me mashtrime dhe gënjeshtra e drejtoi atë që të lëvizte në një dyqan aty pranë. Gjatë rrugës, afër stadiumit…
Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit ka lajmëruar se reshjet e shiut që do të përfshijnë Shqipërinë në ditët në vijim nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore. Në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes shprehet se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës. Në njoftimin e saj Ministria e Mbrojtjes thotë se janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për…
Ka shënuar një rritje numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë, nga 13 që ishin një ditë më parë. Lajm i mirë është se edhe në këto 24 orë nuk e ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm asnjë i infektuar, ndërsa janë shëruar edhe 6 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin…

