Përdorimi rekreativ personal i kanabisit edhe sot nuk është vepër penale, megjithatë praktika tregon se në terren ekzistojnë paqartësi dhe kemi situatë kur persona të cilët përdorin kanabis për nevoja personale dhe ngarkohen gjoja për qëllime shitjeje, thonë nga Qeveria. – Advertisements – Nga Qeveria presin që me ndryshimet në Kodin Penal të cilat janë në vijim, në mënyrë eksplicite të vërtetohet me një formulim të qartë që përdorimi personal nuk është vepër penale, në fakt në burg nuk shkon ai që për përdori rekreativ ose për nevojë mediciinale konsumon kanabis. Gjithashtu do të ketë nevojë edhe për të definuar…
Author: almakos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Greqi ka dhënë një intervistë për median vendase ”To Vima”. Kurti ishte i ftuar në koferencën e organizuar nga ”The Economist” dhe për gazetën greke ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai thotë se kërkon një zgjidhje përmes dialogut me Serbinë, por nuk ka për të diskutuar statusin e Kosovës apo integritetin territorial. Për të nuk duhen lejuar ngjallja e projekteve për shkëmbim territoresh si bosnjezimi i Kosovës. Sa i përket marrëdhënieve me Greqinë, Kurti nuk e ka fshehur dëshirën që vendi helen ta njohë Kosovën dhe do e…
Katër shqiptarë ‘heronj’ kanë arritur të shpëtojnë disa nga familjet belge, të cilat po përballen me katastrofën e përmbytjeve në Belgjikë. Në një video të publikuar nga ‘Joq Albania’, duket se shqiptarët, me mjete rrethanore bëjnë çmos që të nxjerrin nga rreziku një të moshuar, por edhe persona të tjerë. Sipas Joq, ata janë Arbi e Granit Berisha (vëllezër), Ilir Kuçana dhe Hajdin Alushi.
Një grabitje si në filma ka ndodhur ditën e djeshme në një bankë në lagjen Peristeri të Athinës. Autor ishte një 42-vjeçar shqiptar i cili ishte arratisur nga burgu prej janarit të 2020. Në videon e publikuar nga mediat greke duket momenti kur shqiptari shkon tek arkëtari, e kërcënon me pistoletë dhe i merr paratë. Më pas ai u largua me ndihmën e një shoferi grek 58-vjeçar të cilin e kishte bashkëpuntor. Policia greke u vendos në ndjekje, por pavarësisht rezistencës së tyre mundi ti arrestojë. Shqiptari ishte arratisur nga një burg rural në janar të vitit 2020 pasi ishte…
Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) ka njoftuar se ditën e nesërme, në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas OSHEE, ndërprerja do të bëhet për shkak të rikonstruksionit të kabinave për disa orë. Njoftimi i OSHEE: Ndërsa nga ora 09:00-15:00 në rrugën “Taulantia”, rrugën “Kole Popa” dhe një pjesë në zonën e ish-Tregut Elektrik , një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, po ashtu në bulevardin “Zhan Dark” dhe në rrugën “Kamëz-Valias, Kasall do të ketë stakim të energjisë. Gjithashtu edhe në rrugën “Agon” dhe në rrugën “Ention Frroku” do të ndërpritet…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24…
“Lamborghini-n” Një Lamborghini gri “gjëmonte” autostradës drejt qytetit shqiptar të Vlorës, i ndjekur nga afër nga një BMË e zezë. Kështu e fillon shkrimin mediumi zviceran Blick.ch, duke rrëfyer për një ngjarje të ndodhur në rrugët e Shqipërisë, në të cilën protagonistë janë dy kosovarë që jetojnë në Zvicër. Sipas mediumit në fjalë, makinat luksoze po bënin një garë, duke përshpejtuar deri në 225 kilometra në orë aty ku e lejuar ishte vetëm deri në 100 kilometra në orë. Dhe siç shkruan ky medium, kjo ka rënë edhe në sy të policisë shqiptare, të cilët i kanë ndaluar ata.Në dalje…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Golem ditën e sotme. Rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xhelal Koci, 67 vjeç. Kavajë/Informacion paraprak Më datë 21.07.2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Zëvendës Kryeministri për Luftimin e Korrupsionit, Ljupço Nikollovski, nuk e di planin B të kolegut të tij qeveritar, Ministrit të Transportit Blagoj Boçvarski, i cili tha se një plan i tillë ekziston, nëse kontestohet ligji për Behtel-Enkan për ndërtimin e autostradave. Nikollovski njoftoi se nesër do të ketë një takim me komisionin anti-korrupsion, të cilët njoftuan se për shkak të dyshimeve për korrupsion ligjin do ta dorëzojnë në Kushtetuese. Ai tha se do t’i kërkojë anti-korrupsionit mbështetje për ligjin. – Advertisements – “Nuk e di kush është ai që do të përpiqet të përfshihet në korrupsion, kur bëhet fjalë…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë, nga 358 testime. MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar tetë persona. Në total numri i rasteve aktive është 104. Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. MSH njofton se qytetarët mund të zgjedhin llojin e vaksinës, Pfizer ose AstraZeneca.
Autoritetet në vend presin formimin e Qeverisë së re të Bullgarisë me qëllim vendosjen e komunikimit për të vazhduar bisedimet lidhur me kontestin. Shefi i diplomacisë Bujar Osmani tha se për këtë çështje nevojitet edhe një konsensus i brendshëm. Në këtë drejtim tha se janë pro rezolutës, por e cila do të miratohej me konsensus dhe me respektimin e emrit kushtetues të shtetit. – Advertisements – Shumë me rëndësi të vëmë komunikim me përfaqësuesit legjitim të shtetit bullgar andaj presim të formohet qeveria e re dhe të rivëmë komunikimin për të vazhduar bisedimet aty ku i kemi lënë. Kemi kontakte…
Në 6 muajt e parë të vitit 2021, Instituti i Statistikave raporton një rritje të aksidenteve rrugore. Sipas INSTAT në 6 mujorin e parë aksidentet pësuan një rritje prej 32.9%. Instituti I statistikave ka shpjeguar se kjo rritje lidhet edhe me masat kufizuese të një viti më parë të cilat mund të kenë ndikuar në reflektimin e një shifre më të lartë këtë vit kur nuk ka pasur karantinë dhe masa kufizuese. Gjatë muajit Qershor në rrugët e vendit janë regjistruar 161 aksidente nga 143 që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë, po gjatë këtij muaji…

