Author: almakos

Qeveria me “Strategji të re kombëtare për përforcimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pronës”. Në prezantim zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski paralajmëroi se përveç hetimit penal, tani e tutje, do të ketë edhe hetim financiar. Institucionet do të lidhen në mënyrë elektronike kurse Prokuroritë dhe qendrat hetimore do të përforcohen. E pyetëm Nikollovskin se sa para janë konfiskuar përmes lëndëve të PSP-së dhe sa fonde janë evidentuar në numëratorin e “Portës triumfale”, një nga premtimet e kësaj qeverie para katër viteve për kthimin e parave të vjedhura te qytetarët. – Advertisements – Jo. Do të kërkoni numra nga institucionet.…

Lexo më Shumë

Shtetasi malazias, Risto Jovanoviq, është gjobitur të mërkurën me 6,700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës kombëtare dhe fetare”, ka konfirmuar avokatja e tij, Jovana Filipoviq për Radion Evropa e Lirë (RFE). Ajo ka shtuar se klienti i saj ka pranuar të paguajë gjobën, meqë në të kundërtën do të dënohej me gjashtë muaj burgim. Jovanoviqit i është ndaluar edhe që për pesë vitet e ardhshme të hyjë në territorin e Kosovës.Duke arsyetuar vendimin, gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vlora Pacolli, ka thënë se Jovanoviq është dënuar pasi është dëgjuar duke bërtitur “Vrite…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga Covid-19, pasi vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale. “Mjekët e familjes kanë bërë një punë shumë të mirë për të lajmëruar të gjithë qyetetarët. Nga ana tjetër, janë 7 njësi vaksinimi, të cilat operojnë kryesisht në zonën e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska pret që deri në shtator numri i mësimdhënësve të vaksinuar të rritet. Ajo shton se deri diku përqindja e mësimdhënësve të imunizuar deri më tani është i kënaqshëm, por megjithatë apelon që punonjësit e arsimit në mënyrë masive të vaksinohen kundër COVID 19, me qëllim të mos rrezikimit të mësimit në shkolla. – Advertisements – Ne në njëfarë mënyrë jemi të kënaqur nga përqindja e mësimdhënësve të vaksinuar por është me rëndësi ajo të vazhdojë edhe më tej të rritet, prandaj dhe në vazhdimësi thirren dhe informohen. Ne themi se skenari më i…

Lexo më Shumë

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Nga ZQK Interpol Tirana është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Ç. B., 53 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila në vitin 2017 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, bënte furnizimin me lëndë narkotike në Lazarat, me qëllim trafikimi drejt Italisë. Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të…

Lexo më Shumë

Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë dhuruar sot gjak në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e talasemisë. Kompania i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar vullnetarisht gjak, një akt i rëndësishëm që shpëton jetë. Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, z.Qing Fang, së bashku me Nëndrejtorin për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës, z.Luntao Chen dhe një grup drejtuesish dhe punonjësish të tjerë të kompanisë kanë dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. “Talasemia është një sëmundje që i shoqëron njerëzit e prekur prej saj përgjatë gjithë jetës dhe kërkon transfuzion të vazhdueshëm…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi sot se mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Ambasadorja e SHBA ndodhej në Kakavijë, pasi SHBA ka dhuruar disa pajisje për doganën e Kakavijës, me ç’rast u zhvilluar dhe një ceremoni zyrtare.Ajo tha më tej se policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale. “E kënaqur e krenarë të shoh tri flamuj pas meje. Angazhim i qeverisë amerikanë për të siguruar kufij të sigurt që nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Ky angazhim për përdorimin e…

Lexo më Shumë

Nesër komiteti i UNESCO-s do të vendosë për statusin e rajonit të Ohrit, përkatësisht për propozimin që të vendoset në listën e trashëgimive botërore që janë në rrezik. – Advertisements – Pritet të ketë edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare “OhridSOS”, të cilët mbajnë qëndrimin se deri tani është bërë shum pak sa i përket rekomandimeve dhe se bartja eventuale në listën e zezë do t’i sjellë vetëm mirë rajonit. “Nuk kuptohen vlerat e së mirës. Ka zbatim të dobët të ligjeve dhe përfshirje jo të mjaftueshme të shoqërisë civile. Shumë nga vendimet dhe rekomandimet e Komitetit, gjatë gjashtë viteve nuk…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e të hënës, në Fushë Gjormë të Kurbinit është gjetur në rrugë një person pa shenja jete.Viktima është identifikuar si 53-vjeçari P. Gj., banues në Adriatik të Kurbinit. Policia sqaron se paraprakisht dyshohet se burri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të zbardhe të gjithë dinamikën. Njoftimi i policisë: Kurbin Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot edhe njëherë apeloi deri tek të gjithë mësimdhënësit dhe personelin teknik të shkollave që të paraqiten për vaksinim. Sipas saj kjo është mënyra e vetme që të mund në shtator mësimi të filloj në të gjitha shkollat me prezencë fizike, në të kundërtën Carovska ripërsëriti vendimin e qeverisë për tre skenarë të mundshëm, ai me prezencë fizike, mësimi onlinë dhe mësimi i kombinuar. – Advertisements – “Si ministri me 1 shtator do të jemi të përgatitur për të gjitha 3 skenarët. Unë apeloj që të gjithë mësimdhënësit, i gjithë personeli teknik që…

Lexo më Shumë

Dy persona të akuzuar për trafik heroine janë arrestuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme. Mësohet se Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela trafikuan heroinë nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më 2019 SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza: “trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”. Urdhrat e arrestit në burg janë ekzekutuar dy ditë më parë nga Policia e Shtetit për Çelajn dhe Sulaj. Ndërkohë për të njëjtat vepra…

Lexo më Shumë