Kosova ka regjistruar një rritje të raste me COVID-19 në 24 orët e fundit. 28 të infektuar janë shënuar së fundmi. Ndërkohë asnjë viktimë nuk ka patur kurse 18 pacientë e kanë fituar betejën me virusin. Rastet aktive janë 114 kurse Kosova vijon me procesin e vaksinimit.
Author: almakos
Enver Doçi Gjykata e Dibrës nuk ka arritur të dalë me vendim as në seancën e sotme të zhvilluar ndaj dy të akuzuarve të dosjes “184” për shit-blerje të votave në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016, Drini Gjeci e Nuri Meda. Këta të fundit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa prokuroria ka dhënë pretencën me nga 2.5 vite burg. Të dy të akuzuarit u paraqitën në gjykatë rreth orës 13 e 30 minuta të kësaj të enjteje, por munguan avokatët e tyre. Në mungesë të mbrojtjes, është vendosur që seanca e radhës ndaj tyre të mbahet me datën…
A122.07.2021 376 Less than a minute Alsat mëson se Propozim/Ligji për shtetësi nesër do të jetë në seancë të Komisonit për Çështje Evropiane. Mbledhja e Komisionit është paraparë të filloj në ora 11:00. – Advertisements – A122.07.2021 376 Less than a minute
Në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Kështu mund të përkufizohet situate e një 32-vjeçari nga Tepelena, i cili që prej shkurtit të vitit të kaluar qëndron i izoluar në burg si i dyshuar për veprën penale “kultivim dhe shitje të lëndës narkotike”. Megjithëse prokuroria ka argumentuar me prova ndalimin e tij dhe e ka kaluar çështjen në gjykatë për marrjen e një vendimi, 32-vjeçari Armando Hajdinaj këmbëngul se është i pafajshëm. 32-vjeçari thotë se mëkati i tij i vetëm është se i ka dhënë telefonin për të kryer biseda disa miqve të tij dhe është gjendur në…
Filloi gjykimi i rastit “Javna soba” ku në rrjetin rus Telegram shpërndaheshin foto dhe video të vajzave të mitura. Dy të akuzuarit, Darko Kostovski dhe Mihail Panovski nga burgu i Shutkës u sollën në gjykatë. Prokuroria i akuzon për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë për të mitur. Sot prokuroria në fjalën hyrëse tha se ata janë fajtorë, ndërsa avokatët e të dyshuarve kërkuan më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen. – Advertisements – “Prokuroria për këtë nuk ka kurrfarë provash dhe fjalimin tim do e përfundoj me; Më mirë një mijë fajtor në liri sesa një e pafajshëm në paraburgim.…
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë pranë plazhit të Zvërnecit, në Vlorë. Policia njofton se shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Njoftimi i policisë: Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë, shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me…
Komisioni Antikorrupsion kërkon që kryetari aktual i Komunës së Strugës Ramiz Merko të përgjigjet penalisht për sjellje të pahijshme financiare të konfirmuar në hetimin e tyre. – Advertisements – Përgjegjësia penale gjithashtu kërkohet edhe nga kryetari i Gjykatës Penale në Strugë i cili lejoi që buxheti i Komunës të arrinte në 50 milion denarë, edhe pse ishte një nga komunat me më shumë borxhe.
Deri më 29 korrik janë vazhduar masat aktuale për hyrje në Greqi, gjegjësisht nevojitet dokument për COVID-19 dhe plotësimi i formularit PFL. – Advertisements – Maqedonia e Veriut ende është në listën e vendeve të treta për të cilat nuk vlen ndalesa për hyrje në Greqi, janë të hapura të gjitha vendkalimet kufitare, ndërsa për udhëtim në Greqi nevojitet certifikatë për vaksinim ose test negativ PCR ose vërtetim se e keni kaluar coronavirusin, së bashku me plotësimin e PLF formularit. Për shkeljen e masave ligjore dhe obligimeve gjatë qëndrimit në Greqi janë parashikuar dënime prej 500 deri në 5.000 euro.
Dalin të tjera detaje nga dosja e plotë të tenderit të uniformave të policisë së shtetit. Në dokumentet e siguruara nga gazetari Ermal Vija parashtrohen edhe pretendimet e të arrestuarve që kërkuan lirinë, por që gjykata i refuzoi me përjashtim të Anisa Bogdanit, e cila ka një fëmijë të mitur. “Rreziku i ikjes është inekzistent, pasi e hetuara ka një fëmijë të vogël 4 -vjeç dhe është në një proces të vështirë divorci. Ajo punon pedagoge dhe duhet të jetë prezente ndryshe humbet të ardhurat. Ka një kredi për të shlyer dhe duhet të punojë” tha avokati i Anisa Bogdanit…
Këtë mëngjes, Kryeministri Zoran Zaev kishte takim online me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Tre bashkëbiseduesit biseduan rreth përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, që pritet të mbahet në Shkup më 29 korrik. – Advertisements – “Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë”, shkruan Zaev…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 236 gjoba prej të cilave, 83 për tejkalim të shpejtësisë, 24 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 9 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 6 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. – Advertisements – Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 49 për parkim të parregullt.
Nuk ka më shira në territorin e Shqipërisë! Dita e sotme do të jetë përvëluese ndaj bëni mirë që të evitoni pikun e vapës. Sipas MeteoAlb: Gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta. Ndërsa sërish mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në Republikën e Shqipërisë. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në…

