Përfaqësuesja e Kongresit Amerikan, Ilhan Omar fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike në distriktin e 5-të të Minnesota-s të martën, sipas parashikimeve të mediave amerikane, transmeton Anadolu.
Omar, një demokrate e mandatit të katërt që përfaqëson një distrikt me qendër në Minneapolis, mori mbi 80 për qind të votave kundër disa sfiduesve kryesorë, sipas CBS News.
Me më shumë se 95 për qind të votave të numëruara, rezultatet jozyrtare treguan se Omar kryeson me 122.640 vota, e ndjekur nga Julie Trang Le me 10.201 vota dhe Latonya T. Reeves me 9.131 vota, sipas “New York Times”.
Kundërshtarët e Omarit në zgjedhjet paraprake demokrate ishin Le, një ish-prokuror federal; Reeves; Abena McKenzie dhe Nate Schluter.
Në zgjedhjet paraprake republikane për vendin, John Nagel ishte parashikuar të fitonte me 52.1 për qind të votave.
MARKETING


