Author: almakos

Aktivistë që mbrojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri shprehin shqetësim për krimet seksuale me të miturit, të cilat sipas statistikave zënë rreth 40% të totalit të krimeve të kësaj natyre. Zëri Amerikës ka siguruar dëshminë e një vajze të mitur të abuzuar seksualisht, e cila tha se ish ndjerë e pambrojtur nga strukturat e shtetit. Eksperët thonë se këto krime janë injoruar për një kohë të gjatë nga autoritetet, dhe se viktimat nuk janë marrë në mbrojtje. Zyrtarët thonë se sfidat janë të shumta dhe rendisin disa përmirësime në këtë drejtim, siç janë forcimi i dënimeve për abuzuesit, ngritja…

Lexo më Shumë

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë. Ndonëse fillimisht u tha nga policia se “në rrugën ‘Myslym Keta’ mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç”, në orët në vijim u sqarua se nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin. Shtetasi A. G., është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 5,057 raste të reja të Covid-19 nga 219,778 testime dhe 15 vdekje, sipas buletinit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë. Përqindja e pozitivitetit rritet në 2.3% dhe rriten edhe shtrimet në spitale në pavijone të zakonshme: 38 më shumë, ndërsa numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv mbetet i pandryshuar (158). Të shëruarit janë 1,484, ndërsa aktualisht rastet pozitive rriten me 3,558. Që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, rastet e Covid-19 në Itali janë 4,302,393, vdekjet 127,920, ndërsa njerëzit e shëruar arrijnë në 4,119,607. Pozitivët aktualisht janë 54,866. 158 pacientë mbeten…

Lexo më Shumë

Greqia regjistroi sërish këtë të enjte rënie të rasteve nga COVID-19. 2 mijë e 604 të infektuar në 24 orët e fundit. Ndërkohë 5 pacientë kanë humbur jetën në po kaq orë. Gjithsesi, problem në shtetin fqinj mbeten rastet me variantin Delta pasi 219 të tilla ishin vetëm sot.Edhe pse në sezon turistik, Greqia kërkon të përshpejtojë vaksinimin ndaj COVID-19 pasi ka administruar 10 milion doza dhe ka vaksinuar 53% të popullsisë. Kryeministri Mitsotakis i ka bërë thirrje gjithë popullatës të vaksinohet pasi nuk ka për ta mbyllur më vendin për ata që nuk pranojnë të vaksinohen.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 34 raste me COVID-19 të evidentuara në 24 orët e fundit, teksa nuk ka asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me…

Lexo më Shumë

Kuvendi miratoi nevojën e propozim-Ligjit për shtetësi. Opozita maqedonase kërkoi që propozimi të largohet nga rendi i ditës, sepse sipas tyre Qeveria ka keqpërdorur yllin evropian gjatë propozimit të ligjit në Kuvend. – Advertisements – Për ditën e premte është caktuar mbledhja e Komisionit për Çështje Evropiane. ASH-AAA pret debat konstruktiv. Skender Rexhepi thotë se opozita shqiptare është e hapur për amendamente përmbajtjesore.  “Ne e kemi bllokuar Kuvendin për të arritur një drejtë të qytetarëve. Ata tentojnë ta bllokojnë Kuvendin për të shprehur urrejtjen e tyre patologjike ndaj shqiptarëve. Ky është dallimi mes neve dhe të Majtës. Prandaj konsiderojmë se…

Lexo më Shumë

Çështja e shumëpërfolur e patronazhistëve, mund të shkojë deri në Strasburg, nëse SPAK nuk merr një vendim për të dënuar përgjegjësit e shpërndarjes së të dhënave personale, konkretisht Partia Socialiste.Kështu deklaron avokati Arlind Ahmetaj, i cili në këtë proces mbron të drejtën e 162 qytetarëve, përfaqësuar nga organizata rinore “Guxo”. “Kemi pritshmëri nga organet e drejtësisë. SPAK mund ta zbulojë lehtë të vërtetën. Nëse jo, çështjen do e çojmë në Strasburg”, tha ai. Ahmetaj deklaron se të dhënat e marra nga patronazhistët e PS, janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Sipas tij, këto të dhëna janë publikuar duke vënë…

Lexo më Shumë

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës ka vendosur që të pezullojë vendimin për taksën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.  Lajmin e ka bërë të ditur, zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi. “Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën”, ka shkruar Durmishi. Ai ka theksuar se “unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar gjithë mësuesve të vendit të tij që të vaksinohen.Për Mitsotakis, shtatori po vjen dhe shkollat duhet të rihapen në mënyrë të sigurt, por për këtë rruga e vetme është vaksinimi.  Ai thotë se nëse një mësues sëmuret është shumë e vështirë për t’u zëvendësuar prandaj për këtë arsye duhet vaksinimi i të gjithëve.

Lexo më Shumë

Mesdita e së enjtes mblodhi personalitete të shumta në një kodër piktoreske të Komunës së Sarajit, e cila që tani ka një emër. Kompleksi “Planet” do të jetë lagja e re e Shkupit më luksozja me të gjitha komoditetet për banim dhe biznes. Në inaugurimin e këtij investimi, u paraqit projekti që përveç shtëpive të banimit individual, do të ketë markete, restorante, terrene sportive, fitnes qendra, kënd të lojërave për fëmijë, mbikëqyrje 24/7 nga sigurimet dhe poliklinikë për shërbime shëndetësore. Ideatorja e projektit Valdete Kasapi tha se një ëndërr u bë realitet për të gjithë banorët e zonës dhe më…

Lexo më Shumë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz, në afërsi të një pike karburanti ku automjeti i tipit “Ford”, që ishte i parkuar është përfshirë nga flakët. Si pasojë e flakëve është djegur dhe një mjet tjetër tip “Volkswagen” i parkuar në afërsi të tij. Deri më tani nuk raportohen për të plagosur, por vetëm dëme material ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Lexo më Shumë

Deputetët filluan debatin mbi propozim -rishikimin e buxhetit për këtë vit. Ministri i Financave Fatmir Besimi, tha se caktimi i planit të arkës së shtetit do të kontribuojë në rritjen ekonomike, më shumë para do të ndahen për investime kapitale dhe i jepet mbështetje ekonomisë dhe qytetarëve. – Advertisements – “Me këtë rishikim të buxhetit ndryshohet struktura e buxhetit sa i përket shpenzimeve, rriten transferet dhe investimet kapitale. Sa i përket transferimeve, jemi duke menduar për masa për mbështetjen e ekonomisë, grupet e rrezikuara dhe kategoritë sociale. Për VMRO-DPMNE-në, propozim- rishikimi i buxhetit i fut qytetarët në varfëri edhe më…

Lexo më Shumë