Author: almakos

Një 40 vjecar i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale ka rënë sot në prangat e policisë në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Vlorë. Ndaj 40 vjecarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore, Linda Van Gelder, pas negocimit tё suksesshëm, kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financimi shtesë”. Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Qëllimi kryesor i marrëveshjes mbetet vazhdimësia e përgjigjes ndaj pandemisë përmes financimit për të mundësuar parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj COVID-19, si dhe për të ngritur kapacitetet e duhura në sistemet kombëtare të shëndetit publik”. “Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazё, tё nënshkruar me datë…

Lexo më Shumë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Fier, ku i lënduar në këmbë ka mbetur një 40-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin U. S., 50 vjeç.Gazetari Ervis Kuçi raporton se shkak i plagosjes ka qenë një fjalë “Pse me pe ashtu?”. Njoftimi i policisë: Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë. Pas marrjes…

Lexo më Shumë

Alsat-M is a national television station that broadcasts throughout the territory of North Macedonia. Its programming is transmitted mainly in Albanian and occasionally in Macedonian, based on the European concepts of information that aim to foster multi-ethnic coexistence in North Macedonia. Alsat has a dynamic range of programming that covers: news, politics, economy, entertainment, music, sports, etc.

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës parandalon një ngjarje kriminale në familje, duke arrestuar një 39-vjeçar, i cili ka tentuar të vrasë vëllanë e tij. Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend Merkaj, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij. Njoftimi i policisë: Sekuestrohet një mjet prerës (hanxhar). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës…

Lexo më Shumë

Alsat-M is a national television station that broadcasts throughout the territory of North Macedonia. Its programming is transmitted mainly in Albanian and occasionally in Macedonian, based on the European concepts of information that aim to foster multi-ethnic coexistence in North Macedonia. Alsat has a dynamic range of programming that covers: news, politics, economy, entertainment, music, sports, etc.

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Muriqani”, duke sekuestruar 494.785 euro dhe arretsuar në flagrancë poseduesin. Në pranga ka rënë shtetasi Rudolf Radi, 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali.Sipas uniformave blu, 56-vjeçari ka tentuar të kalojë shumën e madhe të eurove të padeklaruara në kufi, me një mjet tip “Benz”. Njoftimi i policis: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për…

Lexo më Shumë

Në rajonin e Shkupit, sot në periudhën nga ora 18:45 minuta deri në ora 20:30, për shkak të marshit protestues, Njësia e Sigurisë në Trafik në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit, informon Ministria e Punëve të Brendshme. – Advertisements – Protesta do të fillojë në ora 18:45 minuta para Ministrisë së Punëve të Jashtme, në rrugën “Filipi i Dytë Makedonski”, përmes rrugës “11 Tetori”, rruga “Dimitrie Çupovski”, rr. Rruga “Vasil Glavinov”, më pas përmes bulevardeve “VMRO” dhe “Ilinden”, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. MPB apelon të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar në Kurbin një 42-vjeçar të shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës. Në pranga ka rënë shtetasi Ervin (Astrit) Kasmi, pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i policisë: Gjithashtu, arrestohet në flagrancë fqinji i tij, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Shërbimit e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ju ka ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj, të cilat kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara. Sipas bluve të Vlorës, një shtetas francez dhe një shtetase australiane kishin humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara, por janë gjetur pas 14 orësh kërkime. Njoftimi i policisë Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetas francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara. Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dokumentet personale siç janë letërnjoftimi, pasaporta dhe dokumentet tjera do të jepen edhe gjatë kësaj fundjave. – Advertisements – Sipas njoftimit, dokumentet do të jepen në objektin në Radio-televizionin e Maqedonisë dhe pikat Beko, Draçevë, Butell dhe Gjorçe Petrov.“Orari i punës është nga 08:00 deri 16:00, ndërsa të shtunën do të jepen letërnjoftime në objektin në “Radio-televizionin e Maqedonisë dhe pikat Beko, Draçevë, Butell dhe Gjorçe petrov, ndërsa të dielën dokumentet mund të merren vetëm në objektin e RTM nga ora 08: deri në ora 16:00”, sqaruan nga policia. Dokumentet personale janë me…

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 27°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 36°C. Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Lexo më Shumë