Author: almakos

Distria Krasniqi ka arritur t’i nisë mbarë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi ka fituar dy ndeshjet e para dhe ka siguruar gjysmëfinalen e madhe, ku tani gjendet vetëm edhe një fitore larg medaljes olimpike. Xhudistja kosovare ka kaluar me lehtësi pengesën e parë në garat e xhudos në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.Distria mposhti me ‘ippon’ kundërshtaren braziliane, Gabriela Chibana, për të kaluar në çerekfinale. Pejania u tregua e fortë edhe në çerekfinale, duke triumfuar për më pak se 20 sekonda. Ajo në këtë fazë mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin nga Taipei Kinez në kategorinë deri në 48 kilogramë.Në…

Lexo më Shumë

Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital të Romës, një ditë pasi u qëllua me thikë pas shpine nga dy bashkatdhetarë të tij. Mediet fqinje raportojnë se ka humbur jetën nga plagët e rënda i riu Atjon Lopci, i cili nuk ka mundur të mbijetojë, pasi i është nënshtruar një operacioni. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona. Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar një 40-vjeçar nga Gostivari, pasi është kapur me lëndë narkotike. – Advertisements – “Më 23.07.2021 në ora 23.00 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, nëpunësit policor të Stacionit policor në Gostivar kanë privuar nga liria D.S.(40) nga Gostivar për shkak se tek ai kanë gjetur tri pako me pluhur droge”, njoftojnë nga MPB-ja. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të shqiptohet kallëzim penal.

Lexo më Shumë

Një 41-vjeçar me iniciale N.G. është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi ka tentuar t’i korruptojë duke futur 50 euro në mes të pasaportës. Policia njofton se 41-vjeçar nuk plotësonte dokumentet e nevojshme dhe kriteret e vendosura për shkak të COVID. Për të shmangur kontrollin dhe procedurat, ai ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë por fundi ka qenë i hidhur për të. Efektivët i kanë vënë prangat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Mjeku i njohur Tritan Kalo përmes një reagimi në rrjetet sociale shkruan se në qarkullim në vendin tonë, përpos Covid-19, është dhe një virozë e njohur ndryshe dhe si “gripi i verës”, i cili ka shumë ngjashmëri me variantin Delta, sa i takon manifestimit të simptomave. Ndryshimi sipas Kalos, është se kjo virozë, e cila zgjat nga 3 deri në 5 ditë, nuk shoqërohet me humbje të nuhatjes apo shijes, si dhe nuk shfaq probleme në rrugët e poshtme të frymëmarrjes. Mjeku apelon të gjithë ata që kthehen nga vende të tjera, ku qarkullimi i Deltas është më i madh, që…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tapizë, Fushë Krujë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Gazetari Juli Shota sjell pamje ku shihet se njëra makinë e përfshirë në aksident është shkatërruar totalisht. Viktimë ka mbetur shtetasi Qemal Shabani, rreth 60 vjeç. Gjithashtu, është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Pal Kacoli, 29 vjeç, dhe shtetasja Sh. Sh., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Lexo më Shumë

Ekipi olimpik i Maqedonisë së Veriut ka parakaluar në defilenë e Lojërave Olimpike Tokio 2021. – Advertisements – Për këtë, kryeministri Zoran Zaev u ka uruar suksese tetë pjesëmarrësve nga Maqedonia e Veriut në garën më të madhe në botë në sport. “Ekipi olimpik i Maqedonisë së Veriut është paraqitur në defilenë e kombeve në Lojërat olimpike verore në Tokio. Arenat sportive janë hapur për realizime të reja olimpike, dhe mes tyre vendin e tyre në mënyrë të barabartë do ta kërkojnë edhe gjatë olimpikët tanë. Ju dëshiroj suksese në realizimin e ambicieve të tyre personale të cilët do të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se vetëm sot janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19. Manastirliu thotë se deri më sot kanë kryer 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë vaksinën teksa ka një thirrje për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Ajo kërkon që kushdo që i përket kësaj moshe të shfrytëzojë fundjavën për t’uvaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes. STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik Nëse…

Lexo më Shumë

Djali i vogël i Azem Hajdarit është kapur me drogë në Elbasan. Atij i është gjetur lëndë narkotike hashash në një mjet luksoz gjatë kontrollit nga Policia. 23-vjeçari shoqërohej së bashku me një shokun e tij. Nuk dihen ende rrethanat e këtij shoqërimi të djalit të Azem Hajdarit dhe vëllait të deputetes Rudina Hajdari. 23-vjeçari ka emrin e babait të tij, Azem Hajdari i cili ishte lider i protestave studentore të ’90-’91 që sollën rrëzimin e regjimit komunist. Ai më pas ishte një nga politikanët më në zë të Partisë Demokratike deri 12 shtatorin e 1998 kur u vra nga…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në diskutimin jo formal mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u mbajt në Brdo afër Kranjit të Sllovenisë, mikpritës i të cilit ishte sekretari slloven i Shtetit për Punët e Jashtme, Gashper Dovzhan. Duke qenë se Sllovenia ka marrë mandatin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ky diskutim u hap me prezantimin e prioriteteve të presidencës së Sllovenisë dhe temë bosht ishte çështja e tejkalimit të situatës me pandeminë Covid-19. Sipas njoftimit nga MPJ,…

Lexo më Shumë

Shqiptarët Dijonis Biba dhe Ervin Delija, të cilët u dënuan me 15 muaj burg nga drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar kanë treguar se janë përfshirë në botën e drogës për shkak të borxheve që kishin. Coventrytelegraph.net shkruan se Biba që u bë i famshëm për videot e publikuara në rrjetet sociale me anë të të cilave u tregonte shqiptarëve se si të mbërrinin ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe Delija janë vetëdeklaruar fajtorë për akuzat. Përpara trupit gjykues, dy të rinjtë janë shprehur se kishin shumë borxhe për të shlyer në Shqipëri dhe se për këtë arsye ishin marrë me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një punëtor në një fabrikë në Koçan. – Advertisements – “Dje rreth orës 13:02 në SPB Shtip është paraqitur se rreth orës 12:30, gjatë kryerjes së punëve në fabrikë në Koçan, ka humbur jetën G.K (48) nga Koçani”, thuhet në njoftimin e policisë. Ata shtojnë se mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenje dhune. Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i stacionit policor në Koçan.

Lexo më Shumë