Author: almakos

Sipas burimeve mediatike janë dashur gjashtë orë që në banesën ku është konstatuar trupi i pajetë i 38-vjeçares të mbërrijë mjeku ligjor. Policia bëri me dije se dyshohet se 38 vjeçarja të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë, duke u bazuar në dekompozimin e trupit dhe erës së rëndë në banesë.Ndërkohë që prej mëngjesit të sotëm rreth banesës janë vendosur forcat e policisë për të mos lejuar askënd që të futet, kjo pasi më parë duhej kryer ekspertiza mjeko-ligjore. Viktima jetonte me nënën, të cilat të dyja prej kohësh kishin shfaqur shenja të problemeve të shëndetit mendor. Sipas burimeve…

Lexo më Shumë

Kosova nuk do ta kalojë pa një festë fitimin e medaljes së artë nga Distria Krasniqi. Xhudistja arriti sot një sukses të madh në Tokio ku po luhen Lojërat Olimpike 2020. Komiteti Olimpik i Kosovës në orën 20:00 në Prishtinë do të organizojë një festë.Fitorja e Krasniqit sot mori vëmendjen e opinionit publik në Kosovë e Shqipëri ku nuk munguan mesazhet inkurajuese e uruese. “Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të…

Lexo më Shumë

Kosova nuk do ta kalojë pa një festë fitimin e medaljes së artë nga Distria Krasniqi. Xhudistja arriti sot një sukses të madh në Tokio ku po luhen Lojërat Olimpike 2020.Komiteti Olimpik i Kosovës në orën 20:00 në Prishtinë do të organizojë një festë.Fitorja e Krasniqit sot mori vëmendjen e opinionit publik në Kosovë e Shqipëri ku nuk munguan mesazhet inkurajuese e uruese. “Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar…

Lexo më Shumë

Greqia ka shënuar 2,472 raste të reja me koronavirusi në 24 orët e fundit. 13 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit, 131 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,402 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. Numri i përgjithshëm i rasteve është 474,366. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 133.Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 8, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 12,890 vdekje

Lexo më Shumë

Një konflikt në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari. Ka qenë A.B, i cili ka goditur me thikë S.G, dhe më pas është larguar.Policia është në kërkim të autorit kurse 19-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve. NJOFTIMI NGA POLICIA Durrës/Informacion paraprak Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen…

Lexo më Shumë

Universiteti Evropian i Tiranës e nis vitin akademik 2021-2022 me një ofertë të shtuar akademike, duke sjellë 3 programe të reja studimi bachelor, të ofruara në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Në kuadër të planit të zhvillimit për periudhën 2020- 2025, vijnë të licensuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë programet: Informatikë Ekonomike, Financë dhe Inxhinieri Informatike. Kjo nismë, risi për arsimin e lartë në Shqipëri, vijon procesin e ndërkombëtarizimit që tashmë është bërë element identifikues i UET-së. Rektori Tonin Gjuraj e cilëson hapjen e programeve të reja si kolonën e dytë të ndërkombëtarizimit, që shoqëron proceset e deritanishme…

Lexo më Shumë

Çfarëdo që do të jetë vendimi për rajonin e Ohrit, do ta respektojmë, por do të ishte mirë të marrim afat shtesë. Këtë e ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev sot në Ohër, në vigjilje të vendimit nëse “perla e Maqedonisë” do të jetë në listën e UNESKO-s si trashëgimi botërore në rrezik. Megjithatë, ai është i kënaqur nga rezultatet e deritanishme dhe shtoi se qytetit do të zhvillohet edhe më tej. – Advertisements – “Vendimi na është njoftuar, se rajoni i Ohrit do të vendoset në Listën e trashëgimive botërore në rrezik. Por, falë kryetarit dhe administratës së komunës, me…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja me koronavirus nga 2,672 testime. MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 persona. Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 992 raste të infektuara me COVID-19. 2 mijë e 265 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.Ndërsa, mbi 700 mijë testime për COVID-19 janë kryer në vend.

Lexo më Shumë

Para pak çastesh në qytetin e Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe për pasoj njëra prej makinave është përmbysur në anën tjetër. Për momentin nuk raportohet dëmtime në njerëz , por vetëm dëme materiale të veturave, ashtu siç shihet edhe në foto. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për të kuptuar edhe dinamikën e aksidentit në fjalë. – Advertisements – Në përditësim….

Lexo më Shumë

Punonjësi i një karburanti në Shijak ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare nga policia, gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, punonjës i karburantit, banues në Durrës. Pas grabitje autorët janë larguar me shpejtësi teksa policia e njoftuar për ngjarjen është vënë në ndjekje të tyre.Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të…

Lexo më Shumë