Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy familjeve në Klos.Mësohet se konflikti mes familjeve ka nisur për motive pronësie, ndërsa në pranga kanë rënë dy shtetas, vëlla e motër, pasi kanë ushtruar dhunë fizike gjatë sherrit. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Postës së Policisë Klos, pas njoftimit të marrë së në fshatin Bërshi, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit po ushtrohej dhunë fizike, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të…
Author: almakos
Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme në Komunën e Shutkës tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsionin në Maqedoninë e Veriut nuk ka vërejtur korrupsion në dy eshalonët e para të qeverisjes, transmeton Alsat. Zaev tha se pikërisht për këtë arsye nuk do të kërkojë përgjegjësi nga zv/kryeministri për Luftë kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski. – Advertisements – “Askund në eshalonin më të lartë, por edhe në eshalonin e dytë nuk është gjetur korrupsion. Do të thotë nuk ka korrupsion tek ministrat dhe drejtorët, por është gjetur, sipas analizave, në pjesën e funksionimit të administratës”,…
Në aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të Kroacisë, përkatësisht në autostradën A3, kanë humbur jetën 10 persona që ishin në autobusin nga Kosova, ku 44 tjerë janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, prej të cilëve 15 me lëndime më të rënda. E në mesin e dhjetëra të mbijetuarve është edhe Ramë Gashi, gruaja e të cilit Kada është shtruar në spitalin e Brodit, për shkak të një lëndimi në kraharor, dhe pritet të futet në sallën e operacionit për një ndërhyrje kirurgjikale. “Udhëtimi ka qenë i mirë, madje edhe argëtues, kemi fjetur rreth orës 5 të mëngjesit,…
Flamujt e Kosovës janë ulur sot në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik, që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Në nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur këtë të hëne ditë zie kombëtare.Autobusi i kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankufurti drejt Prishtinës me 69 pasagjerë brenda. Të dielën në Kroaci shkoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij.Ai vizitoi të lënduarit, të cilët po trajtohen në spitalin në Slavonski Brod, në Kroaci. Ndërsa, mëngjesin…
Mediat angleze kanë shumë interes të zbulojnë rrugën që ndjekin shqiptarët për t’u futur ilegalisht në Britani. Së fundmi “Daily Mail” ka publikuar një investigim të bërë nga gazetarët e saj, ku tregohet se si trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore, shfrytëzojnë “Tik Tok-un” për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre. Media e njohur shkruan se trafikantët shqiptarë kërkojnë eri në 20.00 paundë për të kontrabanduar emigrantë në Britaninë e madhe. Në një postim në “Tik Tok”, shihet se si një adresë që dyshohet se përdoret nga një shqiptarë, shkruan: “Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Britani të kontaktojnë në këtë…
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, në Kroaci, Josip Samarxhiç, ka folur për gjendjen e të plagosurve, pas aksidentit tragjik të një dite më parë.Sipas tij, 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre me lëndime të rënda. “Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, dhe dy të plagosur janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën”, tha ai në Dnevnik N1. Ata ofruan ndihmë psikologjike për fëmijët, shton Samarxhiç. “Ne…
Zbardhen detaje të reja nga krimi i ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Gurre e Vogel, në Bashkisë e Klosit.Gazetari Enver Doçi raporton se dyshohet që viktima Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij, pas një sherri në familje. Dyshohet se viktima është goditur në koke, ndërsa ka qenë i dehur.Sherri në familje ka nisur që prej orëve të para te mbrëmjes, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë. Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka thyer derën e banesës dhe është futur brenda, ku kanë parë bashkëshorten dhe vajzën e viktimës, të cilat kanë thënë se…
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifaj, ka njoftuar se dy nga dhjetë viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci janë nga Komuna e Rahovecit. “Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne”, ka njoftuar Latifi, duke iu shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. Latifi ka falënderuar edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, dhe Kolonel, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës…
Për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, për të hyrë në vend pritet rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka më vonesa, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane po zhvillohet normalisht, ndërkaq trafiku në rrugët shtetërore është i pandërprerë. – Advertisements –
10 të vdekur dhe mbi 40 të tjerë të plagosur. Ky është bilanci i aksidentit tragjik në Kroaci, brenda së cilës ndodheshin udhëtarë nga Kosova. Mediat kosovare, kanë publikuar rrëfimi e djalit të shoferit që mbeti i vdekur në aksident. Adhurim Sylmetaj, djali i Naserit (shoferi që mbeti i vdekur) ka thënë se i ati kishte rreth 8 muaj që kishte filluar punën në autobusat e linjës Frankfurt – Prishtinë. “Herën e fundit që kam folur me të ka qenë në momentin kur ka kaluar kufirin Gjermani – Austri”. Ai është nisur para 3 a katër ditëve dhe në momentin…
Komiteti i Trashëgimisë Botërore në kuadër të Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në seancën e 44-të plenare të mbajtur në Kinë vendosi t’i japë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një afat shtesë për të vepruar në përputhje me rekomandimet e Misioneve Reaktive të UNESCO-s. – Advertisements – Pra rajoni i Ohrit nuk përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore në Rrezik. Ndryshimet e miratuara në projektvendimin e propozuar nga grupi i punës nënkuptojnë fshirjen e dispozitës që parashikonte zhvendosjen e rajonit të Ohrit në listën e vlerave të rrezikuara, si dhe korrigjimet në një pjesë…
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Vorës. Në njoftim saktësohet, se nga ora 9:00 deri në 14:00 do të stakohet energjia elektrike për shkak të rikonstruksionit të kabinave, në disa biznese dhe tre pallate në qendër të Vorës. Njoftimi i OSHEE: Mirmbrema/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 26 korrik Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 26 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-14;00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Disa biznese dhe 3 pallate në qendër Vorë

