Author: almakos

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer. Përmes një mesazhi në Facebook, Rama ka shkruar se ardhja e vaksinave u bë e mundur falë Bashkimit Europian dhe se deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime. Kryeminsitri Rama në facebook: 67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë publikuar nga aksioni që policia zhvilloi ditën e sotme në zyrat e Kadastrës së Tiranës. Gazetarja  Klodiana Lala mëson për “BalkanWeb” se 3 persona kanë rënë në pranga ndërkohë një është pezulluar nga detyra: Panol Nikolla është pezulluar nga detyra si punonjës i hipotekës Admir Buri arrest me burg për “Ushtim ndikimi” Neritan Balbusha arrest me burg për “Ushtim ndikimi” Gazmend Dije arrest me burg për “Ushtrim ndikimi”

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i Policisë tek Kadastra e Tiranës. BalkanWeb mëson se hetimi ka nisur prej disa muajsh nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin ep ronave. Tashmë edhe FNSH ka zbarkuar në Kadastrën e Tiranës për të kryer ekzekutimet e vendimeve dhe për të ndaluar personat e përfshirë në këtë çështje.

Lexo më Shumë

Babai i Altin Gjokës, një prej të rinjve që u plagos dy ditë më parë nga i shpalluri në kërkim Aldo (Iamandi), Zef Gjoka, ka treguar se i biri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se shumë shpejt do të lërë spitalin. Në një prononcim për FaxNews, Gjoka tha se i plagosuri tjetër, Jetmir Marashi vijon trajtimin e kujdesit të vazhdueshëm mjekësor. Mrashi pritet të futet sërish në sallën e operacionit për nxjerrjen e predhës së marrë nga të shtënat me armë zjarri, që e ka ende në trup. Zef Gjoka thotë se për ngjarjen ka folur shumë pak…

Lexo më Shumë

Mediat kolumbiane i kanë kushtuar një artikull shqiptarit ‘Jimy’ tashmë i konsideruar në vendin amerikano-latin si ‘zoti’ shqiptar i drogës. Ai kishte mbërritur në 2014 në Kolumbi me gruan e tij dhe ishte vendosur në very të qytetit Barranquilla nga ky filloi aktivitetin kriminal. ‘Jimy’ ishte siguruar mos binte në sy, duke mos përdorur as makinë apo celular, jetonte në shtëpi me qira dhe përdorte gjithmonë mjete të transportit publik. Ai madje pretendonte se ishte inxhinier civil. Jo rastësisht e kishte zgjedhur vendin për të jetuar shqiptari, pasi kishte afër portet kryesore dhe do të ishte më i lehtë trafikimi…

Lexo më Shumë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme tek kodrat me ullinj midis qytetit të Lushnjes dhe Karbunares. Sipas burimeve për “BalkanWeb” deri më tani janë mbi 10 hektare ullishte të djegura ndërkohë që zjarrfikësja po shkon në vendnngjarje. Mësohet se zjarri është përhapur shume shpejt nga era e forte dhe se banorët janë përpjekur për të shuar zjarrin vetë, por ka qenë e pamundur. Zjarri vijon të shkojë drejt varrezave në Karbunarë dhe banesave të lagjes së saraceve.

Lexo më Shumë

Shqipëria ka regjistruar 16 raste të reja me COVID-19 në ditën e parë pas konfirmimit të variantit ”Delta” në vendin tonë. Asnjë humbje jete ndërkohë nuk është regjistruar teksa 13 të tjerë janë shëruar Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje popullsisë të vaksinohet si dhe të respektojnë masat e distancimit fizik, maskat dhe higjienën. NJOFTIMI NGA MSH COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2760 testime, 16 raste të reja dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të…

Lexo më Shumë

Reagoi edhe Aleancë për Shqiptarët. Sipas partisë shqiptare në opozitë vendim për 27 prillin, dëshmoi kapjen e gjyqësorit nga pushteti. “Kur e kujtojmë se si organizatori kryesor, Nikolla Gruevski u arratis, Sasho Mijallkov u shfajësua në një rast tjetër, Agim Nuhiu si ministër i brendshëm as nuk u hetua dhe përgjegjësia iu la vetëm zëvendësit të tij Çavkovit, pastaj ligji për amnisti ndaj dy deputetëve Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski që hapën dyert e Kuvendit për futjen e turmës brenda, gjë që u konfirmua edhe në gjykimin e sotëm, ndërsa Feta Alimi u dënua padrejtësisht, pastaj e pamë se si…

Lexo më Shumë

Policia Rrugore e ka nisur këtë javë me ndëshkime sa u përket drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 16 drejtues janë arrestuar teksa 53 të tjerëve u është pezulluar leja e drejtimit. Bie në sy se në aksin Fier-Vlorë disa automjete vijojnë të vozisin me shpejtësi deri në 166 km/h Ndërkohë janë ndëshkuar me masë administrative 1 mijë e 834 drejtues mjetesh. NJOFTIMI NGA POLICIA Policia Rrugore, në zbatim të detyrave të caktuara në Planin Operacional “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, vijon kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të…

Lexo më Shumë

Një ndër komunat më të ngarkuara të kryeqytetit, në 7 km2 jetojnë mbi 40 mijë banorë. Rrugët e Shuto Orizares i ngjasojnë kratereve të vullkaneve. Nëpër këtë asfalt të mbetur që nga vitet e largëta kalojnë çdo ditë banorët e zonës, të cilët kanë ankesa të shumta për autoritetet. Por, ata thonë se këtë rrugë me pluhur apo me baltë pas shiut, e kalojnë një herë në katër vite autoritetet e pushtetit qendror. Kryeministri Zaev sot erdhi për t’i vizituar, përkatësisht për të promovuar nisjet e një projekti kapital për kanalizimin, gjysma e të cilave mjete janë donacion. – Advertisements…

Lexo më Shumë

Policia ka zbardhur vrasjen e 48-vjeçarit Ylber Elezi duke cilësuar si autore nënë e vajzë. Sipas njoftimit zyrtar, nënë e bijë bashkëpunuan me njëra-tjetrën dhe e goditën me sende të forta burrin.Ngjarja ndodhi ditën e sotme në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit. NJOFTIMI NGA POLICIA Klos, Mat Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L. Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave reagon pas medaljes së dytë të artë, që Kosova fitoi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Drejtoria e Arkivave publikon një dokument në “Facebook”, ku shprehet se medaljet e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës kanë histori 77-vjeçare. “Medaljet e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës kanë histori 77 vjeçare. Urime Kosovë! Aktiviteti i parë sportiv për rininë shkollore të qytetit historik të Pejës u zhvillua më 2 korrik 1944, sipas dokumenteve të AQSH. Pas këtij, shumë të tjerë u bënë deri sa Peja dhe Gjakova prodhuan tri medalistet e arta olimpike shqiptare: Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën…

Lexo më Shumë