Gazetari i “News24” dhe “Balkanweb”, Ergys Gjençaj, flet pas shoqërimit për një orë nga policia, pasi filmoi një aksion policor. Gazetarët Gjençaj dhe Klodiana Lala u ndodhën rastësisht në aksionin policor te “Varri i Bamit”, kur një makinë tentoi të marrë para efektivët, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar. Duke filmuar këtë skenë, gazetari Gjençaj u shtri në tokë nga policia, të cilët e kanë kontrolluar dhe i kanë marrë celularin. Duke folur nga vendngjarja, pasi është lënë i lirë, gazetari Gjençaj tha se kjo situatë nuk i ka ndodhur kurrë më parë, ndërsa shtoi se ashtu siç…
Author: almakos
Një grup i qytatarëve është dashur që me duar ta largojnë një makinë gabimisht të parkuar, me qëllim që të kalojë makina e Ndihmës së Shpejtë. Video është bërë virale në rrjetet sociale dhe me këtë autori i videos kërkon që mos përsëritet kjo ngjarje pasi qytetarët kanë halle dhe Ndihma e Shpejtë nuk duhet të presë. – Advertisements – Vetura ishte parkuar në vendin e shënuar me “X”, që është vendkalim ndërtese apo rrugë dytësore. Sipas dëshmitarëve, pronari i veturës ka mbërritur në vendin e ngjarjes pasi ka kaluar makina e Ndihmës së Shpejtë. Shkaku i kritikave të qytetarëve…
Avokati i shoferit të autobusit në Kroaci ka deklaruar se klienti i tij nuk i ka thënë se e kishte zënë gjumi në timon. Në media u shkrua se aksidenti kishte ndodhur pikërisht ngaqë shoferi ishte duke fjetur, por avokati e rrëzon këtë tezë. Nga ana tjetër shoferi mbrohet nga dy avokatë në Kroaci, njëri prej tyre madje është nga më të njohurit në vendin e BE. “Në asnjë moment nuk ma ka thënë se ka fjetur”, tha avokati Cishper.
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kryeministri Zoran Zaev sot nuk deshi të komentojë deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev, i cili në prag të vazhdimit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Shkupin tha se në Maqedoninë e Veriut shkelen të drejtat e komuniteteve pakicë, shkruan Alsat. Zaev tha se Qeveria është e përkushtuar për siç tha ai, evropianizimin e vendit. – Advertisements – “Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen. Në ndërkohë ne vazhdojmë me evropianizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave,…
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”Në pranga ka rënë shtetasi A. Sh., ndërsa janë sekuestruar granata, ndezëza dhe kallëpe tritoli. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Fushbardhë, Gjirokastër. Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh. Nga kontrolli…
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se data e zgjedhjeve lokale nuk ndryshohet, shkruan Alsat. Sipas tij, Grupet e punës kanë konstatuar se fushata për regjistrimin e popullsisë kryqëzohet me fushatën e zgjedhjeve lokale vetëm 3 ditë dhe kjo nuk bën një ndryshim të madh. “Nuk ka nevojë për asnjë ndryshim në datën e zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve është 17 tetori”, tha mes tjerash Zaev.
Nga manovrat e rrezikshme tek bllokimi i rrugës, Policia reagon pas denoncimeve në 112, ndalohen drejtuesit që shkelën rregullat e qarkullimit Policia Rrugore ka marrë disa denoncime në numrin 112 duke shoqëruar dhe ndaluar drejtuesit e mjeteve të cilët kishin kryer shkelje. Në një telefonatë rezulton se disa makina luksoze tek Unaza e Madhe kishin bllokuar rrugën për të realizuar një videoklip. Të gjithë drejtuesit e mjeteve u kapën në flagrancë. Në rastet e tjera u konstatua se drejtues mjetesh bënin manovra të rrezikshme, parakalime të gabuara apo ishin në gjendje të dehur. Sipas Policisë, çdo ditë sa vjen dhe…
Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mijë fëmijë nga Shqipëria aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, dhe Zvicër. Të dhënat u publikuan nga Eurostat, në raportin e fundit për aplikimet për azil nga fëmijët (personat nën moshën 18 vjeç). Aplikimet nga Shqipëria përbënin 12% të totalit nga shtetet Europiane (jo anëtarë të BE-së). Në vend të parë është Turqia (24% të aplikimeve totale nga Europa) dhe Rusia (23%). Të dy këto shtete kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë, duke bërë që Shqipëria të jetë rekord për aplikimet…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Radozhdë të Strugës, respektivisht në një auto-kamp është privuar nga liria 24-vjeçari nga Shkupi me iniciale A.A. Policia gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjetur marijuhanë. – Advertisements –
Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla dhe me erë në drejtim të ndryshueshëm, transmeton Alsat. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 deri në 39 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9. – Advertisements – Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me re të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të bie në…
Antitrupat e krijuar nga vaksina kineze Sinovac për COVID-19 bien nën nivelin kritik, rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë për shumicën e të vaskinuarve, megjithatë një dozë e tretë përforcuse mund të ketë një efekt të fortë mbrojtës, sipas një studimi laboratorik. Studiuesit kinezë njoftuan për përfundimet e një studimi të mostrave të gjakut mes të rriturve të shëndetshëm të moshave 18-59 vjeç, në një studim të botuar të dielën. Për pjesëmarrësit që kishin marrë dy doza, me interval dy ose katër javëshe , vetëm 16.9% dhe 35.2% respektivisht vazhdonin të kishin nivel antitrupash, mbi minimumin e duhur gjashtë…

