Author: almakos

Policia mëngjesin e sotëm ka nisur aksion policor në Hasanbeg dhe në disa lokacione tjera në Shkup, transmeton Alsat. Personat e arrestuar dyshohen për përfshirje në trafik të drogës dhe armëve. Në Hasanbeg ka forca të shtuara të policisë, ndërsa jozyrtarisht janë arrestuar 12 persona, përfshi këtu një zyrtarë policie. Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë lajmin derisa theksojnë se aksioni po vazhdon. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit të koduar “Antena”, është arrestuar një person, si dhe janë sekuestruar një armë zjarri, municion luftarak dhe fidanë narkotikë. Njoftimi i policisë: Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Antena”. Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrollit…

Lexo më Shumë

Kosova ditën e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19 në 42 të infektuar.IKSHPK ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës të vaksinohen tani që në vjeshtë mos ketë masa rigoroze. Në një njoftim zyrtar, u kërkohet gjithë qytetarëve të vaksinohen pasi është metoda më e lirë, më e mirë dhe më efikase që vala e re me variantin Delta të kalohet sa më lehtë. Po ashtu qytetarëve që u frikësohen efekteve anësore, IKSHPK i garanton se në Kosovë këto raste kanë qenë minimale teksa nga ana tjetër në rast vaksinimi parandalohet vdekja dhe komplikimet e rënda. NJOFTIMI…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Gimaj”, duke arrestuar gjashtë persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi dhe armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë rënë shtetasit Gjokë Foleta, Pal Alia, Besnik Rripa, D. Q. Manjola Kroni, Eugena Gjelaj, si dhe janë sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa, armë zjarri dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësinë Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për bashkëpunimin me PDSH-në e Menduh Thaçit në zgjedhjet e ardhshme lokale, transmeton Alsat. Zaev njoftoi se me PDSH-në pritet të ketë bashkëpunim qysh në rrethin e parë në zgjedhjet e 17 tetorit. – Advertisements – “Me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi ramë dakord për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. LSDM dhe PDSH në mënyrë reciproke do të bashkëpunojnë  dhe do të sigurojmë mbështetje në shumë komuna. Në disa komuna do të realizojmë bashkëpunimin në raundin e parë, ndërsa në komuna të tjera në raundin e dytë. #LSDM vazhdon…

Lexo më Shumë

Një 36-vjeçar së bashku me vëllain e tij janë arrestuar pasi duke kryer manova të rrezikshme në rrugën Milot-Mamurras kanë kundërshtuar dhe kërcënuar policët. Drejtuesi Fation Lika u largua me shpejtësi dhe nuk i qëndroi policëve teksa më pas gjatë ndjekjes i kërcënoi me policë imitues.Ai rezultoi i dehur dhe me precedent priminal. Si përfundim Fation dhe Klodian Likës iu sekuestruan pistoletë imituese dhe dy automjete. NJOFTIMI NGA POLICIA Kurbin Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese, pas disa minutash ndjekjeje kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.Gjithashtu, vihet…

Lexo më Shumë

Në një shtëpi në qytetin e Pejës, mbi 80 kilometra larg kryeqytetit, lindi dhe u rrit xhudistja, Distria Krasniqi, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Nëna e saj, Remzie Krasniqi, rrëfen për emocionet që përjetoi familja shtatë anëtarëshe derisa Distria po garonte. “Unë sa herë ka Distria garë jam e shqetësuar shumë, burri, vajzat dhe djali në Amerikë të gjithë e përcjellin, unë dal në ballkon dhe për mos ta dëgjuar i mbylli dritaret ose dal fare nga shtëpia, kam shumë emocione. Unë ende nuk kam mundur ta shoh garën me japonezen sepse atë e kishte…

Lexo më Shumë

Kjo javë pritet të jetë një ndër javët më të vështira sa i përket temperaturave të larta por jo vetëm. Mbi rajonin e Ballkanit (rrjedhimisht edhe mbi vendin tonë) gradualisht po depërtojnë masa ajrore të nxehta me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.Si rrjedhojë për ditën e sotme temperaturat arritën deri në 39 grad celcius (Gjirokastër) dhe 37 gradë për kryeqytetin. Për tu theksuar është se për shkak të origjinës nga shkretëtira e Saharasë parashikohet që masat ajrore do të kenë një sasi të lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës. Cilësia e ajrit do të jetë e dobët për shkak…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale transmeton Alsat. Do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore. Pasdite nëpër ambientet malore do të ketë kushte për reshje të shiut me intensitet të vogël dhe shkarkime të rralla elektrike. Temperatura do të jetë në intervalin prej 34 deri në 41 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9. – Advertisements – Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë Temperatura minimale do të bie në 40 gradë Celsius. Moti ditëve në vijim do të jetë jashtë normales për këtë periudhë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela për lirimin nga burgu.Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Çela kërkoi lirinë me argumentin se nga dita e vendimit në Apel ka kaluar afati 1-vjeçar, por gjyqtari Erjon Bani ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e tij. Çela është dënuar me 5 vite burg për shpërdorim detyre, teksa është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat…

Lexo më Shumë

Zbardhen emrat e shoqëruarve në operacionin e sotëm antidrogë në Tiranë. Operacioni ka nisur pas dyshimeve mbi një automjet tip “Volvo” që policia e mbante nën mbikëqyrje. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se personat e shoqëruar janë Erjon Prengaj dhe Altin Gega (Coku) të cilët ishin brenda në automjetin tip “Volvo” si dhe shtetasi Gentjan Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”. Një tjetër i shoqëruar është shtetasi Taulant Çoku, i cili ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”. Gjithashtu në afërsi të këtyre personave ka qenë dhe një shtetas i pa…

Lexo më Shumë

Emisioni i preferuar i shqiptarëve, “Kutia e fundit” do të rikthehet pas 10 vitesh. Këtë lajm e bëri të ditur vetë Enkel Demi, i cili së bashku me Edi Ogan do ta sjellin në ekranin e “Abc News” . Regjistrimet për të qenë pjesë e programit do të bëhen të premten me 30 Korrik, në orën 18:00 pranë televizionit ABC.  “Jemi vetëm pak javë larg rikthimit të një legjende televizive… Do ta rinisim lojën aty ku e lamë 10 vite më parë, me bamirës Kel Demin, i cili do të përpiqet t’ju bëjë “të pasur” dhe me mua, që do…

Lexo më Shumë