GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës për lirimin nga burgu

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës për lirimin nga burgu

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela për lirimin nga burgu.Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Çela kërkoi lirinë me argumentin se nga dita e vendimit në Apel ka kaluar afati 1-vjeçar, por gjyqtari Erjon Bani ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e tij.


Çela është dënuar me 5 vite burg për shpërdorim detyre, teksa është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.