Një 41-vjeçar me iniciale N.G. është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi ka tentuar t’i korruptojë duke futur 50 euro në mes të pasaportës. Policia njofton se 41-vjeçar nuk plotësonte dokumentet e nevojshme dhe kriteret e vendosura për shkak të COVID.
Për të shmangur kontrollin dhe procedurat, ai ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë por fundi ka qenë i hidhur për të. Efektivët i kanë vënë prangat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



