Katër shqiptarë ‘heronj’ kanë arritur të shpëtojnë disa nga familjet belge, të cilat po përballen me katastrofën e përmbytjeve në Belgjikë.
Në një video të publikuar nga ‘Joq Albania’, duket se shqiptarët, me mjete rrethanore bëjnë çmos që të nxjerrin nga rreziku një të moshuar, por edhe persona të tjerë. Sipas Joq, ata janë Arbi e Granit Berisha (vëllezër), Ilir Kuçana dhe Hajdin Alushi.