Banorët fshatit Lumas i janë drejtuar edhe sot Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku kanë kallëzuar penalisht për “shpërdorim detyre” kryeinspektor pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja. Kallëzimi penal i banorëve të Lumasit u krye mesditën e sotme, pas takimit që një përfaqësi e banorëve kreu me kryeinspektorin Zybeja ku mësuan se nuk është marrë prej tij vendimi për pezullimin e punimeve në kanionin e Sinecit pas akt-konstatimit të shkeljeve nga IKMT Elbasan. Në kallëzimin penal të firmosur sërish nga 123 banorët e Lumasit kërkohet ndjekje penale për “shpërdorim detyre” për Kryeinspektor pranë IKMT Tiranë, Albert…
Author: almakos
Vendosja në listën e vaksinave me zgjedhje të Pfizer-biotek ka rikthyer radhët dhe interesimin në të gjitha grupmoshat për të bërë vaksinën gjermano-amerikane anicovid, që deri një javë më parë ishte eskluzivitet i të sëmurëve kronik dhe me sëmundje malinje. ‘News 24’ ka qenë në një nga qendrat shëndetësore në Tiranë pranë Ministrisë së Jashtme ku qytetarë të të gjitha moshave qëndronin në radhë për t’u vaksinuar me Pfizer ndërsa deklaruan se nuk e kishin kaluar më herët sëmundjen. Në radhë për vaksinën Pfizer qëndronin edhe të sëmurët kronik që klasifikohen në kategorinë e parë të rriskut për shkak të…
Në shënimin e 20 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit , presidenti Stevo Pendarovski tha se kjo marrëveshje është dokumenti më i rëndësishëm për Maqedoninë, pas Kushtetutës së vendit. Ai tha se politikanët duhet të marrin shembull nga qytetarët që kanë bashkëjetuar edhe para kësaj marrëveshje. – Advertisements – Dy bashkësitë më të mëdha në vend, për çështjet kyçe dhe strategjike duhet të punojnë së bashku dhe jo pas shpine. Sfida themelore është se si të mendojmë jashtë kornizave etnike dhe partiake të cilat shpesh janë të ngjyrosura etnikisht dhe në këtë drejtim ne politikanët kemi ende shumë punë”,…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7,424 testime, 1,128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit tre persona kanë vdekur, ndërsa 46 janë shëruar.Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106,009, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 5.493.Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrën verore në Drimadhes, në Dhërmi, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike. “Janë më shumë se 29 mijë qytetarë, të cilët kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore, 8 mijë prej tyre janë turistë të huaj që kanë ardhur dhe kanë aksesuar shërbimin shëndetësor në territor gjatë periudhës së sezonit turistik, që nga momenti që i kemi hapur këto qendra në 15 qershor e deri më tani”,- tha Manastirliu. Përveç qendrave shëndetësore verore janë edhe 14 postacione të Urgjencës Kombëtare, të cilat…
Se vaksina është shpëtim tregon edhe raporti i fundit i autoriteteve shëndetësore. Në vend nuk është shënuar asnjë rast vdekje nga koronavirusi tek qytetarët e vaksinuar me dy doza. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në këtë analizë janë evidentuar personat që llogariten të imunizuar me dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga marrja e dozës së dytët të vaksinës anti kovid. Ndonëse të prekur nga virusi korona ka 12,8% e të vaksinuarve me dy doza, autoritete shëndetësore thonë se ata e kalojnë me simptoma shumë të lehta apo edhe pa asnjë simptomë, duke rezultuar pozitiv vetëm…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një statusi në rrjete sociale ka treguar situatën aktuale të zjarreve në Pukë dhe rrethinat e saj, ndërsa thekson se dy helikopterë holandezë, 25 efektivë të FA dhe 35 forca të tjera të shërbimit pyjor dhe zjarrfikësve po vijojnë punën për shuarjen e zjarreve në malin e Tërbunit në Pukë. Flakët sipas Peleshit kanë përfshirë 20 ha sipërfaqe pyjore në letërsinë 1476 m. Njoftimi: Dy helikopterë hollandezë, 25 Forca të Armatosura dhe 35 forcave të tjera nga shërbimi pyjor, zjarrfikëse dhe njësisë administrative po vijon me intensitet punën për shuarjen e zjarrit në malin…
Një ashensor ka marrë flakë papritur në një pallat në dalje të kryeqytetit. Rreth orës 13:50, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse ka bërë menjëherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Situata me kovidin vazhdon të jetë tejet alarmante në Gostivar. Në vetëm dy ditët e fundit, numri i të shtrirëve në spitalin modular është shtuar për rreth 30 pacientë, thotë mjeku i infektives Gent Bilalli. – Advertisements – Shumica e rasteve që vinë ditëve të fundit, janë me nevojë për oksigjen dhe kjo mbështetje shfrytëzohet maksimalisht nga spitali. Situata është vërtetë alarmante në Gostivar. Apeloj tek të gjithë qytetarët që ta trajtojnë veten si pozitiv. Jam i sigurt se çdo kush në familja apo lagje ka nga një rast pozitiv duke u bazuar në numrat e kontrolleve që i bëjmë…
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti në Durrës ku dy policë u lënduan. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se policët po udhëtonin me motor kur u përlasën nga ‘Benzi’ i drejtuar nga Shkëlzen Kraja. Një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, kurse tjetri është dërguar tek Trauma në Tiranë pasi nga skaneri ka rezultuar me mpiksje gjaku në kokë.
Ish përfaqësuesi i lartë i BE -së, Havier Solana në fjalimin e tij të sotëm me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit bëri të ditur se do të mbetet një “mik shumë i mirë” i vendit tonë, transmeton Alsat. Solana tha se është i bindur që shumë shpejtë, Shkupi do t’i nis bisedimet për anëtarësim në BE. – Advertisements – “Keni pasur shumë vështirësi në udhëtimin tuaj. Keni pasur vështirësi me zgjidhjen e emrit tuaj. Ju keni pasur probleme me gjuhën tuaj, e cila gjithashtu është zgjidhur, dhe pas marrëveshjes me NATO–n, jam i sigurt që së shpejti…
“Open Ballkan” është një nismë e ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe ka si qëllim hapjen e kufijve mes vendeve dhe lehtësira sa i takon lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Mirëpo, kjo nismë nuk është përkrahur nga të gjitha vendet e Ballkanit, ku përkohësisht, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina kanë refuzuar të futen. Pas SHBA edhe BE ka përshëndetur këtë iniciativë. Në një intervistë të dhënë për mediat në Kosovë, zëdhënësja e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero, ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret këtë angazhim të liderëve për bashkëpunim rajonal. Pisonero gjithashtu e…

