Author: almakos

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale, transmeton Alsat. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Rreth mesditës dhe pasdites në pjesët juglindore do të ketë kushte për shfaqje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër. UV indeksi do të jetë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 11 deri në 22 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat ditore do të jenë nga 28 në 38 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të arrijë…

Lexo më Shumë

Korriku 2021 është konsideruar si muaji më i ngrohtë në historinë e planetit që kur temperaturat globale filluan të regjistrohen, 142 vjet më parë.Rekordi historik u njoftua të premten nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), duke vënë në dukje se pasojat e tmerrshme të ndryshimit të klimës. “Korriku është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit në botë, por korriku 2021 tejkaloi të gjithë ata të mëparshëm dhe arriti të bëhet dhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Ky rekord i ri negativ po shton rrjedhën gjithnjë e më të përkeqësuar të ndryshimeve klimatike në botë,” tha shefi…

Lexo më Shumë

Policia e Sarandëxs jep  detaje për plagosje me armë zjarri të ndodhur këtë mbrëmje në Ksamil. Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Ksamil. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Shpresa Dine, e cila raporton se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga të dhënat e para, mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po i nënshtrohet një operacioni, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka zbuluar sot detaje nga biseda telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi. Mehaj pohon se i ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur institucionet greke për tejkalimin e situatës së krijuar nga zjarret. Vlen për t’u theksuar se së fundmi Greqia ka dhënë shenja për njohjen e pavarësisë së Kosovës. MESAZHI I MEHAJTNë bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes informon sërish mbi situatën e zjarreve në vend. Njoftimi i MM: Zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë për shkak të erës së fortë është përhapur në drejtim të verilindjes, duke kaluar nga ana tjetër e rrugës kryesore që ndodhet në Patalej. Situata nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, por rrezikshmëri në përhapje të perimetrit të saj në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme. Situata po ndiqet nga forcat në terren.2. Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar. Është djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Sot zjarri…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), duke bërë thirrje për vaksinim të qytetarëve, thekson se me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Instituti thekson se vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Postimi i plotë i IKSHPK-së: Qytetarë të dashur! Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë rritur në mënyrë rapide javën e fundit! Pos masave tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, e keni dispozicion metodën më të mirë,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes rrjeteve sociale njoftoi se deri më tani për zjarrvënie janë arrestuar 17 persona, ndërsa në bisedë informative janë thirrur edhe 16 të tjerë, transmeton Alsat. Spasovski njoftoi se tashmë janë parashtruar tre padi penale dhe dy kundërvajtje. – Advertisements – “Dua të falënderojë të gjithë zjarrfikësit, nëpunësit e policisë, posaçërisht pjesëtarëve e policisë special të cilët ishin gjatë gjithë kohës në terren, pjesëtarët e Armatës, ndërsa mirënjohje të veçantë meritojnë të gjithë qytetarët të cilët u përfshinë në shuarjen e zjarreve”, ka shkruar Spasovski.

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Policia njofton se një mjet kamion me drejtues shtetasin M. B., ka përplasur motorrin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Tiranë/Informacione paraprake Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues shtetasin M. B., ka përplasur motorrin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Rreth orës 17:45, në rrugën “5 Maj”, mjeti me drejtues Y. D., ka përplasur motorrin me drejtues D. L., 24 vjeç,…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara, e cila ka vendosur që një prej stampave të tyre të jetë ajo e Shenjtores Nënë Tereza.Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta thekson se shembulli i Nënë Terezës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë. MESAZHI I METËS“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, vlerëson se Kosova duhet të shohë interesin e saj në raport me zhvillimet rajonale, por thotë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”. Në një intervistë për KosovaPress, Ahmeti flet edhe për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën marrëveshje thotë se ende nuk po zbatohet e plotë ndonëse shton se paragjykimet e ushqyera me shekuj ndaj shqiptarëve sot ndjehen më pak. Javë më parë, liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u mblodhën…

Lexo më Shumë

Rriten shifrat nga Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 379 raste të reja dhe 1 humbje jete nga koronavirusi. Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani NJOFTIMI I MSH Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të…

Lexo më Shumë