Policia greke shkatërron një bandë të trafikut të kanabisit dhe heroinës që vinte nga Shqipëria. Mediat greke raportojnë se 8 anëtarët e kësaj bande janë identifikuar, ndërkohë që 3 prej tyre po mbahen në qendrat e paraburgimit. Po ashtu thuhet se vlera e sekuestruar nga policia është rreth 300,000 euro. Mediat greke po ashtu raportojnë se drejtuesi i këtij rrjeti ishte një shqiptar, i cili siguronte drogën në vendlindje dhe koordinonte transportin e saj drejt Greqisë. Ndërkohë, 5 shqiptarë të tjerë merreshin më transportin dhe importimin e ngarkesës në territorin grek. Policia bëri me dije se pjesë e grupit në…
Author: almakos
Aktualisht ka tri zjarre aktive në vend, ndërsa pesëdhjetë anëtarë të Ministrisë së Brendshme (MPB) dhe disa ekspertë francezë po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit në fshatin Raoviç, tha Nadica V’çkova nga Qendra e Menaxhimit të Krizave(QMK), transmeton Alsat. – Advertisements – “Mbrëmë, në afërsi të fshatit Raoviç në Saraj ka shpërthyer zjarr, ku për një moment janë parë 10 pika të zjarreve në një linjë prej 2 km dhe një pikë e veçantë e zjarrit, 5-6 km nga pikat e tjera. Mëngjesin e sotëm janë vërejtur zjarre me mundësinë për tu përhapur nga fshati Bukoviç në fshatrat Çajlanë dhe…
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi në vend si dhe numrin e vdekjeve. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Vokshi theksoi se Shqipëria renditet me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë, duke shtuar se bëhet fjalë për 10 mijë vdekje më shumë. Sipas saj, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat dhe nga shpenzimet e majme për klientët e tij. REAGIMI I VOKSHITShqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. 10 mijë…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria tetë persona pas paraqitjes së zjarrit në fshatin Melaniçani i Epërm në rajonin e Dibrës, transmeton Alsat. Ndërkaq një person është marrë në bisedë indormative. – Advertisements – “Gjashtë persona janë nga Kumanova, dhe dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa është kryer bisedë informative me një person nga fshati Broshticë”, theksojnë nga MPB.
Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike janë të hapura edhe ditët e shtuna, për të përballuar fluksin e aplikimeve që është shtuar me kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj dhe përfaqësuesi i Kompanisë Koncesionare Olivier Laurence inspektuan sot në mëngjes zyrën e aplikimit në Njësinë nr 5 në Tiranë. Doracaj njoftoi se të hapura do jenë jo vetëm zyrat e aplikimit, por edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 648 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Alsat. Prej tyre, 41 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, kurse pesë makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h më tepër nga e lejuara. Ndërkaq, 276 shoferë kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 372 jashtë zonave të banuara. – Advertisements –
Pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID-19 dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës do të jetë aktive qysh nga sot në realizim dhe implementim të këtyre masave. Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “Policia do ta përditësojë Planin Operativ, do t’ia përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime, bazuar në Ligjin AntiCOVID, që nga nesër do të zbatojë detyrat edhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim. Policia e Kosovës edhe në…
Policia e Fieri ka arrestuar një tjetër person për zjarrvënie si dhe ka proceduar një grua. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Xhemil Vrenozi, 59 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier, pasi duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”. Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasja J. M., banuese në Grykë, Fier, pasi duke…
Gjatë ditëve të fundit, rastet pozitive me COVID-19 kanë shënuar rritje. Të premten është shënuar rekord i numrit të rasteve pozitive në vend. Nga 7 mijë e 424 testime, 1 mijë e 128 mostra kanë rezultuar pozitive. Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 5 mijë e 493. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht po apelojnë te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID.Në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë, numri i pacientëve të shtirë për momentin është 40, prej tyre me COVID negativ janë 35 pacientë dhe pesë pacientë janë në pritje…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë lajmin e mirë se 23,342 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes këtë vit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama tha se që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë. MESAZHI I RAMËSMIRËMËNGJESdhe me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes tonë për çdo…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të gjata, informojnë mëngjesin e sotëm nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. – Advertisements –
Vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike edhe sa i përket kësaj fundjave. Moti për të dyja ditët (shtunë dhe e diel) parashikohet i kthjellët e vranësira fare të pakta kalimtare në zonën e jugut dhe relievet malore. Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës era bëhet me intensitet mesatar dhe shpejtësi deri në 8-10m/s.

