Ende janë aktive zjarret në Bukoviç dhe Raoviç të Komunës së Sarajit, zjarri pranë fshatit Melniçani Epërm në Komunën e Qendër Zhupës, si dhe në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin e Toplica në Komunën e Prilepit, njoftoi sot Nadica Rçkovska nga Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK), transmeton Alsat. Sipas QMK-së, tashmë janë vënë nën kontroll zjarret mes fshatit Crvena Vodë dhe Shtëpisë së Alpinizmit Kitka në Komunën e Studeniçanit, ndërkaq edhe zjarri në malin Kozhuf pranë vendit të quajtur Krushë, rajoni i Gjevgjelisë tashmë është nën kontroll. – Advertisements –
Author: almakos
Një 57-vjeçar u procedua penalisht në Fushë-Krujë pasi shkaktoi zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes” duke djegur disa pemë frytore. NJOFTIMI Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”, procedohet penalisht autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin: S., 57 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”, Borizanë, Krujë, duke djegur disa pemë frutore. Materialet i kaluan Prokurorisë së…
Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë vazhdon të rritet. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje 1 mijë e 370 qytetarë pozitiv me Covid, teksa u shënua edhe një viktimë. Numri i rasteve aktive me këtë virus ka shkuar mbi 6 mijë e 800. Gjithashtu dje është bërë e ditur për shërimin e 47 qytetarëve. Njoftimi i plotë i MSh-së: 14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet…
Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Numri i rasteve aktive tashmë ka shkuar në 5.043, pas diagnostikimit të 792 rasteve të reja gjatë ditës së djeshme, shkruan Alsat. Sipas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, gjendja më kritike është në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë, ku po mbushen repartet infektive. Analizë e bërë një javë më parë tregoi se deri në 40 për qind e të shtruarve në spital në atë kohë kanë dhënë të dhëna epidemiologjike se kanë qenë një ndonjë aheng. Filipçe nuk është optimist për atë që na pret në javët e…
Një sherr me thika ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit, ku dy vëllezër 27 vjeç dhe 19 vjeç janë konfliktuar me një 58-vjeçar. Policia bën me dije se vëllezërit me inicialet A.P. dhe D.P janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi P.Gj., 58 vjeç, është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. NJOFTIMI Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me…
(AP Photo) Sot mbushen nëntë vjet nga vdekja e intelektualit dhe liderit politik në Maqedoni, Arbër Xhaferi. Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. – Advertisements – Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi prej dy dhomave në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një…
Sipas autoritetit amerikan të klimës, NOAA, muaji korrik ka qenë në mbarë botën korriku më i nxehtë që nga 1880, viti kur kanë filluar të bëhen matjet. Të dhënat e detajuara janë: Temperatura mesatare mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore të oqeaneve, ka qenë sipas të dhënave të NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration), entit amerikan për mbrojtjen e klimës, 0,93 grad celsius mbi vlerën mesatare të shekullit të 20-të, që është 15,8 gradë celsius. Në këtë mënyrë muaji korrik i vitit 2021, ia ka kaluar muajve korrik të viteve 2016, 2019 dhe 2020 me 0,01 gradë celsius. “Muaji korrik është…
Pasditen e sotme në bregun e Liqenit të Ohrit ka ndërruar jetë një i moshuar, jozyrtarisht raportohet se i moshuari ka pësuar sulm në zemër. Trupi i pajetë është nxjerrë pranë plazhit Metropol në Ohër, ndërsa në afërsi po mbahej edhe hapja solemne e Kupës Ndërkombëtare për Not, ngjarje ku po merrte pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në një video të publikuar nga mediumet lokale, shihet se si ministri vrapon për të dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore duke tentuar ta reanimojë të moshuarin për 20 minuta. https://www.youtube.com/watch?v=hNgL5RQ49qU&t=1s
Mediat greke kanë zbërthyer skemën e funksionimit të një organizate kriminale e cila transportonte kanabis e heroinë nga Shqipëria në Greqi. ‘Koka’ e grupit rezulton të jetë një shqiptar i cili merrte drogën nga vendlindja dhe më pas koordinonte transportin për në Greqi.Ishte Prokuroria e Janinës e cila pas shumë muajsh hetimesh arriti të çmontojë këtë organizatë që vepronte nga fillimi i 2021 deri në mes të majit. Tetë anëtarë janë identifikuar, tre prej të cilëve në burg teksa sasitë që i janë konfiskuar herë pas herë kësaj organizate kapin vlerën e 300 mijë eurove.Në fakt pjesa kryesore e organizatës kriminale…
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionin ditor zyrtar për zjarret në gjithë vendin. Në Malin e Tërbunit ka një situatë të përmirësuar pasi zjarri është izoluar në masën 70%. Ndërkohë ka mbetur vatra e zjarrit në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës. Situatë e përkeqësuar paraqitet në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës si dhe në Kaçni të Dibrës ku ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Ndërkohë vatrat aktive janë në: 1- Qafë Kumbullë, Mali i Tërbunit 2- Flet, Blerimaj, Fushë-Arrëz 3- Patalej, Kolsh, Lezhë-Mirditë 4- Thirrë, Fan, Mirditë 5-…
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim em shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Znj.Kim i ka bërë përshtypje libri ‘’Identiteti evropian i shqiptarëve’’ sipas së cilës është po aq bindës sot sa ishte kur e botoi në 2006. Për shkrimtarin, ambasadorja thotë se është nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës teksa thekson se ndërsa shihet drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. “Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë është po aq bindës sot sa ishte kur e botoi në 2006. Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është…
Fshati Katund i Vjetër në Rubik rrezikohet seriozisht nga zjarri. Mesohet se zjarri i cili ka rënë në Lalm-Lukaj tashmë po përhapet dhe po i afrohet fshatit. Një kodër ndaj zjarrin nga fshati dhe për dy orë flakët mund të futen në zonën e banimit. Disa banesa të cilat janë në pyll rrezikojnë seriozisht nga situata. Policia ka shkuar për të parë gjendjen në terren, por mësohet se deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje.

