Një 57-vjeçar u procedua penalisht në Fushë-Krujë pasi shkaktoi zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes” duke djegur disa pemë frytore.
NJOFTIMI
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”, procedohet penalisht autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:
- S., 57 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”, Borizanë, Krujë, duke djegur disa pemë frutore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.



