Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë pasi shifrat në Shqipëri të COVID-19 janë në rritje.410 raste dhe 2 viktima kishte në 24 orët e fundit, teksa Manstirliu thekson se këto shifra ftojnë të gjithë për përgjegjësi morale dhe qytetare. STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës ⚕️ Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe…
Author: almakos
Janë rritur rastet me Covid-19 në vendin tonë.Sipas Ministrisë së Shëndtetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 410 raste të reja ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.Ministria njofton se gjatë 24 orëve janë shëruar 46 qytetarë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5,252 testime, 410 raste të reja, 2 humbje jete dhe 46 të shëruar në 24 orët e fundit Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e…
Tre të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës për shpërndaje të lëndëve narkotike.Mësohet se janë arrestuar shtetasit me iniciale K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.Sipas policisë të rinjtë u arrestuan gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin.Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis. Njoftimi i Policisë Dhërmi, Himarë Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që e posedonin dhe shpërndanin…
Në tre vende ka zjarre aktive. Në Saraj, pranë fshatrave Raviq dhe Bukoviq, midis fshatrave Barov dhe Veshje në komunën e Demir Kapisë, si dhe në fshatin Gorno Melniçani në Dibër. – Advertisements – “Zjarri në fshatin Raviq në komunën e Sarajit, sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave, mund të ndizet më shumë. Pesëdhjetë anëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe ekspertë francezë janë të pranishëm në terrenin e vështirë për shuarjen e zjarrit .” Me ndihmën e një droni me kamera termike, ekspertët francezë kontrollojnë se ku ka pika të nxehta të zjarrit në Saraj, në mënyrë që të vihet…
Trendi i rritjes së infektimeve me Covid-19 në Kosovë nuk ndalet. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.370 raste të reja.Ministria e Shëndetësisë po ashtu njofton se 1 një qytetar ka ndërruar jetë. Kosova prej ditësh po regjistron shifra të larta me Covid-19 ku vetëm ditën e djeshme 1128 persona rezultuan pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 9.270 testime për Covid-19, prej të cilëve 792 raste kanë rezultuar pozitive, transmeton Alsat. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 viktima dhe 104 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.055.312 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitive 161.359. Prej tyre, 150.774 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.542. Numri i rasteve aktive është 5.043. – Advertisements –
Plagoset me armë zjarri një 25-vjeçar në Laç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, teksa Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P. (T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K. (I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes. Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar…
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) bën të ditur se 272 pacientë janë të shtrirë në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus, ku 196 prej tyre janë pozitivë me sëmundjen COVID-19. Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, 194 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërkaq nëntë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sa i përket klinikave të Qendrës Klinike Universitare, në Klinikën Infektive është numri më i madh i pacientëve që po marrin trajtim, përkatësisht 72 pacientë, pasuar nga ajo e Pulmologjisë ku po trjaohen 37 pacientë. Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 120 pacientë me koronavirus. Spitali i…
Punonjësit e policisë së burgjeve apo drejtuesit e burgjeve që gjatë ushtrimit të detyrës së tyre u rrezikohet nga kërcënimet jeta, familja apo prona nga të tretët, kanë të drejtë t’u sigurohet mbrojtje e veçantë fizike nga Policia e Shtetit. Një udhëzim i nxjerr nga ministria e drejtësisë përcakton se këta punonjës do të merren në mbrojtje për tre muaj. Sipas udhëzimit në situata emergjente kur për shkak të natyrës dhe kompleksitetit të çështjes është i pamundur garantimi i mbrojtjes nga Policia e Shtetit, ofrohet mbrojtje e veçantë nga struktura e posaçme e Policisë së Burgjeve, sipas rregullave dhe kushteve…
I zbathur, i gjakosur, duke ecur çalë-çalë dhe me gisht të thyer ka mbërritur në gjykatën e Beratit një 36-vjeçar, teksa ka akuzuar për dhunë policët e Skraparit. Një pamje aspak e zakontë. Lulzim Shallari i arrestuar 3 ditë më parë në fshatin Grevë në Skrapar për kultivim të bimëve narkotike, pasi disa fidanë kanabisi u gjetën në një zonë të pyllëzuar, ka dalë sot par Gjykatës për masën e sigurisë, por nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për parcelën e kultivuar dhe nuk ishte autori i kultivimit. Prokuroria e Beratit ka kërkuar për…
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi përmes profilit të saj në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka rezultuar pozitive me Covid-19, transmeton Alsat. Siç shkruan Arifi, ajo ka vendosur të testohet pasi ka pasur temperaturë dhe dhimbje të eshtrave. – Advertisements –
Finalizohet operacioni policor “Emigranti”, ndërsa në pranga ka rënë një 49-vjeçar, banues në Pogradec. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet N. J., banues në Pogradec, i cili falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi, leje kalimi për në shtetet e huaja, vihet në pranga 1 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec zhvilluan operacionin pas disa muajsh hetimi. Në bazë të informacioneve të grumbulluara dhe veprimeve të kryera gjatë periudhës hetimore disa mujore, se një shtetas në banesën e tij në…

