Author: almakos

Një automjet është përplasur me patrullën e ‘’Shqiponjave’’ në lagjen nr.4 të Durrësit.Dy efektivë janë lënduar nga përplasje dhe janë dërguar në spitalNdërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici. NJOFTIMI NGA POLICIADurrës/Informacion paraprakMë datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të…

Lexo më Shumë

Ish sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Lord George Robertson, në fjalimin e tij me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit i bëri thirrje Bullgarisë të heqë bllokadën për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, transmeton Alsat. Ai tha se mbetet i përkushtuar në mbështetje të Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – “Maqedonia e Veriut meriton të jetë në BE, shpresoj që Bullgaria do të dëgjojë kërkesat unanime të miqve të tyre dhe të heqë bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut”, apeloi Robertson, duke shtuar se mbetet i përkushtuar në mbështetje të vendit si nënshkrues i Marrëveshjes së…

Lexo më Shumë

Policia e Korçës ka vendosur në pranga 2 persona. 48-vjeçari Festim Qazolli është kapur në pikën kufitare të Kapshticës, pasi ka tentuar të kalojë për në Greqi drogë. Gjithashtu në pranga është vënë 23-vjeçari Loreco Prishtina. Ky i fundit, nuk iu ka përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar dhe është pikasur duke hedhur nga makina dy pako me kanabis, me peshë totale 5.4 kg. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit tha se ky proces vazhdon edhe më tej, transmeton Alsat. Xhaferi tha se vendi synon përmbushjen e qëllimit të dytë strategjik, gjegjësisht anëtarësimin e vendit në BE. – Advertisements – “Procesi vazhdon, sfidat nuk shteren dhe rrugëtimi ynë si shtet do të rrumbullakohet atëherë kur të përmbushim edhe përcaktimin dhe qëllimin tonë të dytë strategjik si vend, respektivisht pas anëtarësimit në NATO, të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian pas përcaktimit të datës për mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare të Republikës së Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes informon për situatën e zjarreve në vend, teksa pas shumë ditësh luftë me flakët, duket se nuk ka rrezik për banorët dhe banesat. Sipas MM, 6 vatra zjarri janë aktive në të gjithë territorin e vendit, por pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa.Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Efektivë të FA, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve. Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar, duke djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Aktualisht vatra vazhdon me intensitet të…

Lexo më Shumë

Liderët e Ballkanit duhet të reduktojnë pengesat tregtare dhe të ndërtojnë ekonomi të integruara në shërbim të qytetarëve. Apeli vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në një reagim për Zërin e Amerikës, për nismën Open Balkan, pjesë e së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. – Advertisements – Pyetjes se a e mbështet këtë nismë, DASH i është përgjigjur duke theksuar se “krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, është esencial për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike” Por DASH thekson të njëjtën gjë si Gjermania: Bashkëpunimi duhet…

Lexo më Shumë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona për kultivim kanabisi, pas zbulimit të një parcele me bimë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara se në një zonë të pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël mund të ishin kultivuar bimë narkotike, është ushtruar kontroll i imtësishëm i territorit duke përdorur edhe dron. Si rezultat i kontrollit me dron u bë i mundur evidentimi i vendit ku ishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me zjarr, ndërsa disa u morën në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për…

Lexo më Shumë

Të tjera arrestime për zjarret janë bërë në vend. Policia e Korçës ka vendosur në pranga dy të rinjë, pasi dyshohet se kanë vendosur zjarrin në fshatin Gjonomadh.Të arrestuarit janë Arbër Xhaxhamani 18 vjeç dhe Taulant Bardhollari, 22 vjeç. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Dogjën me zjarr një sipërfaqe pyjore në fshatin Gjonomadh, vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të…

Lexo më Shumë

Në autostradën Lezhë-Milot ka ndodhur një aksident mbrëmjen e djeshme ku një prej drejtuesve të mjeteve ishte një një vajzë 23 vjeçe.  Të lënduara po fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur edhe shoferja, edhe shoqja që ishte pasagjere me të. Aksidenti ndodhi rreth orës 23:30 të së enjtes afër Spitenit, ku u përfshinë një “Volkswagen ” me drejtuese E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe një “Benz ” me drejtues M.L,43 vjeç, banues në Lezhë. Policia e Lezhës tha se si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 20 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut. Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur, që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në Maqedoni. – Advertisements – Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake…

Lexo më Shumë

Per ditën e premte moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie të lehtë në të dyja vlerat: zonat malore 14°C deri në 36°C zonat e ulëta 18°C deri në 39°C zonat bregdetare 19°C deri në 36°C

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 25-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe aprovuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, pas situatës së krijuar me rritjen e numrit të të infektuarve me këtë virus në vendin tonë. Masat e reja për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet. Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë paraqet një ngritje të rasteve të…

Lexo më Shumë