Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ka thënë të enjten, se pas analizave që janë bërë nga shpërthimi i pandemisë, është vërtetuar se në Kosovë ende nuk është arritur imuniteti kolektiv kundër koronavirusit. Në një konferencë për media me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Ramadani ka bërë thirrje për vaksinim, duke thënë se imunizimi është zgjidhja e vetme për mposhtje të pandemisë. “Rezultatet tregojnë se vetëm 38.8 përqind e popullatës e ka kaluar koronavirusin, që do të thotë se rezultatet tregojnë qartë se akoma s’është arritur imuniteti kolektiv i kënqashëm që duhet për t’u mbrojtur…
Author: almakos
Bashkia e Korçës vendosi të shtojë kostot e shërbimit në Terminalin e Autobusëve, duke nxitur pakënaqësinë e shoferëve. Duke nisur nga kjo e enjte, shoferët e autobusëve të linjave ndërqytetase në Korçë do të pagujnë gati trefish më shumë shërbimet e terminalit. Të pyetur shoferët shprehen të revoltuar kundër vendimit të bashkisë, duke deklaruar se me të tilla kosto do të shkojnë drejt falimentimit. Bashkia e Korçës ka shtuar tarifat e shërbimit në Terminalin e Autobusëve në këtë qytet, duke nxitur pakënaqësinë dhe revoltën e shoferëve të autobusëve. Këtë të enjte, hyri në fuqi vendimi i këshillit bashkiak të Korçës,…
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar masat e reja kundër COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se bazuar në rritjen e rasteve me koronavirus, duhet aplikuar masa të reja kufizuese. “Për shkak se në shtator fillon procesi mësimor, ne kemi parapare që masat të jenë deri më 10 shtator, por nëse situata epidemiologjike ka ndryshime, ne do të analizojmë masat ku do të përfshihen institucionet private dhe publike”, deklaroi Vitia. Me vendimin e ri, nga 20 gushti e deri më 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat,…
Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në Memaliaj. Burime bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjesh në fshatin Memalia.Siç raportojnë burimet nga vendngjarja, nga zjarri janë dëgjuar edhe shpërthime të municioneve luftarake. Në vendngjarje ka mbërritur reparti zjarrfikës, por terreni është mjaft i thyer dhe vështirëson ndërhyrjen. Nga ana e zjarrfikësve po punohet për të mbajtur flakët larg banesave.
Kanë vijuar shifrat e larta të infektimeve nga koronavirusi, edhe gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të mbërritjes së variantit ‘Delta’ në vend.Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 274 qytetarë, ndërsa lajm i mirë është se edhe në këto 24 orë nuk ka humbur jetën asnjë i infektuar. Sipas MSH, aktualisht janë 1752 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërkohë që “Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë”. Njoftimi i MSH: Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj…
Pas 10-ditësh protestë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore, 5 grevistët e grevës së urisë në Lumas vendosë sot të dalin nga greva e urisë. Ky vendim për daljen nga greva e urisë është ndërmarrë pas vendimit të publikuar dje nga IKMT Elbasan, e cila konstatoi shkeljet në burimin e Sinecit,të kryera nga firma Salillari. Pas konstatimit nga IKMT Elbasan të shkeljeve: marrje pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve, 5 grevistët e Lumasit vendosëm të ndërmarrin vendimin për përfundimin e grevës…
Subvencione prej 10 milionë eurosh për fermerët, dhe shpallje shtesë të subvencioneve për bletarët dhe zonat e mbjella, me material faror të certifikuar. Këto janë veprimet e fundit të qeverisë pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve lokale për në tetor. Përveç subvencioneve, ka shpallje aktive për 300 vende pune në administratën publike. Gjysma e tyre janë planifikuar në Ministrinë e Sistemit Politik, të kryesuar nga Artan Grubi. Pas njoftimit të qeverisë se ka paguar dhjetë milionë euro nga buxheti i shtetit në emër të subvencioneve, ne pyetëm nëse ky është ryshfet parazgjedhor? Pagesa e subvencioneve para garës zgjedhore u kritikua ashpër…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6,784 testime, 1006 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 82. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 4,414. Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës. Deri më…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës. Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama bën të ditur se në lotin 2 ka përfunduarndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit dhe ndërtimi i rrugëve paralele. “ Kantieri i Unazës së Madhe i Tiranës, papushim në punë ♀️ Drejt përfundimit Galeria numër 5 në unazën perëndimore, në nyjën e Sheshit Shqiponja. Në lotin 2 ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit dhe ndërtimi i rrugëve paralele♀️”, shkruan Rama në Facebook. [embedded content]
“Situatë e tensionuar këtu në pikën e vaksinimit në Poliklinikën e Çairit. Qytetarë kanë ardhur që në orën 7 apo 8 të mëngjesit dhe presin nga 3 apo 4 orë në radhë për t’u vaksinuar. Ose thënë në radhë, sepse në fakt radhë nuk ka as këtu dhe sipas qytetarëve as nuk po organizohen brenda që i gjithë procesi i vaksinimit të ecë më shpejt.” – Advertisements – Të revoltuar ata kërkonin nga policia që të vendosë rend, por kur polici kërkonte prej tyre të qëndrojnë në radhë, një gjë të tillë nuk e bënin, të paktën, jo të gjithë.…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
I zhvendosur ne Ksamil nga Tirana mbi 20 vjet më parë, kohë kur shumë të tjerë zgjidhnin të emigronin jashtë për më të mirën, kompozitori i njohur Limos Dizdari vendosi të veprojë ndryshe. Me misionin për të ngjallur artin dhe kulturën, ish- kryetari i lidhjes së shkrimtarëve me bashkëshorten Adrianën në krah, u shpërngul në një nga skajet më jugorë të Shqipërisë, Ksamil, ku themeloi qendrën e Qendrën e Artit “Dea”. Vendim që i ka kushtuar mund, sakrificë dhe kosto financiare, ndërsa vitet e fundit i janë shtuar edhe kërcënimet me jetë, e që sipas artistit të merituar bëhen nga…

