Policia e Shtetit ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e tyre me telefonatat e adresuara në 112 dhe raportimet në Komisariatin Dixhital. Përgjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, shumë qytetarë në të gjithë vendin, kanë adresuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, shumë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kësaj periudhe, pas telefonatave të qytetarëve dhe ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë Rrugore janë parandaluar rreth 98 ngjarje rrugore në të gjithë vendin. Nga Policia Rrugore e Tiranës janë ndëshkuar 31 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 drejtues me arrest, për drejtim mjeti në gjendje të…
Author: almakos
Djegia e gomave ka shkaktaur një katastrofë për qytetin e Fushë Krujës. Prej mbrëmjes së djeshme, tymi i zi pushtoi qytetin deri në orët e para të mëngjesit, duke ndotur zonën dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Zjarri i përmasave të mëdha madje rrezikoi edhe banesat teksa u deshën orë të tëra për ta vënë nën kontroll. Por skandali merr përmasa dhe më të rënda kur konstatohet se një situatë të tillë e ka jashtë kontrollit edhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit, e cila nuk është parë në zonë për të monitoruar gjendjen, teksa këto goma të grumbulluara përdoreshin për furrat e…
A510.08.2021 401 Less than a minute Katër vatra të zjarrit raportohet të jenë aktive në mbarë vendin. Gjendja më e rëndë paraqitet afër rafinerisë rrugës nga Shkupi për në Kumanovë. – Advertisements – A510.08.2021 401 Less than a minute
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të ngritura nga komentues të ndryshëm pas postimit të fotografisë me 2 xhudistet kosovare ditën e djeshme. Me një postim në “Facebook”, Rama shkruan se ata që e kanë gjetur tradhëtarin tek unë, gabojnë pasi është po ai që në mes të Beogradit foli me zë të lartë për njohjen e Kosovës. “Të gjithë atyre në Kosovë që e kanë gjetur tradhëtarin tek unë, se së pari, unë jam po ai që në mes të Beogradit fola me zë të lartë për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sikur të tërë ta mbronin…
Herën e fundit, Gjykata Kushtetuese mbajti seancën e saj më datën shtatë të muajit të kaluar. Gjykatësit janë në pushime, dhe Gjykata Kushtetuese paralajmëron ritëm të intensifikuar për në shtator. Gjykata aktualisht po punon me dy të tretat, sepse mandati i tre gjykatësve ka skaduar dhe është duke pritur Kuvendin të vendosë për tre anëtarë të rinj të saj. Kryetarja e kësaj gjykate, Dobrila Kacarska për Alsat thotë se ata tashmë kanë gati referate për disa nga rastet e rëndësishme, që i presin në tryezë pasi të kthehen nga pushimet. Këto janë kontestimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe…
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar edhe 562 raste të reja të infektuara me këtë virus, duke shënuar kështu një rritje rekord krahasuar me një ditë më parë, ku rezultuan pozitivë 263 persona. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 78 persona nga virusi i rrezikshëm. Deri tani, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 110 mijë e 194.
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Çekisë, Jaroslav Ludva. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit pohoi se i shprehu mirënjohjen për mbështetjen Çekisë sa i takon situatës së zjarreve. MESAZHI I METESNjë takim i përzemërt me Ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z Jaroslav Ludva.E falenderova me mirënjohje për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen konkrete të Çekisë me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve, aq të nevojshme në këtë situatë të vështirë.E përgëzova dhe i urova shumë suksese në detyrën shumë të rëndësishme, që sapo ka marrë, si Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri.
Flakët kanë kapluar rajonin në afërsi të rafinerisë në Shkup, transmeton Alsat. Zjarri përfshin fushën e fshatit Beljadrovcë, ndërkaq nga flakët po rrezikohen edhe shtëpitë. Banorët për momentin vet po ballafaqohen me zjarrin si dhe me erën që me shpejtësi po shpërndan flakët. – Advertisements –
Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit. Në mbarë vendin nga 5.809 teste të kryera janë regjistruar 518 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 179 vetëm në Shkup, 96 në Tetovë, dhe 65 në Gostivar. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 31 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një viktimë në Tetovë dhe Dibër. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej…
BalkanWeb siguron pamje nga transportimi i grevistit të Lumasit, Dashnor Subashi në spital pasi nuk mundi të rezistojë më. Vëllai i tij, Bujar Subashi ka deklaruar nga spitali për Neës24 se do të hakmerret nëse shteti nuk ndërhyn. Ai thotë se policët i kanë dhunuar gruan dhe vëllain teksa 2-3 prej efektivëve janë shumë agresivë. Sipas Subashit, burimi i Sinecit do të mbrohet me çdo kusht pasi banorët duan ujë. ”Dita e 8-të që është grevë për çështjen e burimit të Sinecit, ështëzonë e mbrojtur. Policia po na torturon, qëllon, më ka rrahur me gjithë gruan e vëllain e shumë…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp ka falënderuar pjesëtarët e Armatës dhe vendet anëtare të NATO-s për kontributin në shuarjen e zjarreve në vend, transmeton Alsat. Shekerinska tha se të gjithë shtetet duhet të solidarizohen për pasojat nga ndryshimet klimatike. – Advertisements – “Ndryshimet klimatike po na tregojnë që kjo është normalja e re të cilës duhet t’i përshtatemi dhe të përgatitemi. Kjo situatë e re duhet të na mësoj që jemi një për të gjithë dhe të gjithë për një”, tha mes tjerash Shekerinska.
Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 15 persona nga 25 korriku deri më 10 gusht, pasi akuzohen për vënien e zjarreve nga veriu në jug të vendit. Sipas uniformave blu, personat e arrestuar dyshohet se janë autorë të djegies së sipërfaqeve të tëra pyjore apo kullosore në zona të ndryshme të vendit. Gjithashtu, gjatë aksionit të këtyre dy javëve, janë proceduar penalisht 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Deklaratë për shtyp/Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili. Në kuadër të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së…

