Author: almakos

Ministria e punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 11:40 në rrugën “Samoillova” në Shkup, policia ka arrestuar 87-vjeçarin H.R. nga Shkupi, transmeton Alsat. I njëjti dyshohet se ka shkaktuar zjarr në afërsi të “Varreze franceze” në Shkup. – Advertisements – “personi është gjetur në vendin e zjarrit me një çakmak pranë tij. H.R. është dërguar në stacion policie ku në bisedë me punonjësit e policisë e ka pranuar krimin”, shtojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Janë siguruar pamje nga transportimi i grevistit të Lumasit, Dashnor Subashi në spital pasi nuk mundi të rezistojë më, shkruan BW. Vëllai i tij, Bujar Subashi ka deklaruar nga spitali për News24 se do të hakmerret nëse shteti nuk ndërhyn. Ai thotë se policët i kanë dhunuar gruan dhe vëllain teksa 2-3 prej efektivëve janë shumë agresivë. Sipas Subashit, burimi i Sinecit do të mbrohet me çdo kusht pasi banorët duan ujë. ”Dita e 8-të që është grevë për çështjen e burimit të Sinecit, ështëzonë e mbrojtur. Policia po na torturon, qëllon, më ka rrahur me gjithë gruan e vëllain…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Fierit, e cila ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Nga sa bëhet e ditur, gjatë operacionit të koduar “Ofiçina”, blutë e Fierit kanë kapur “mat” trafikantët, duke shkëmbyer lëndë narkotike, ndërsa ka sekuestruar kokainë, 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 automjete dhe 6 aparate celularë. Në pranga kanë rënë shtetasit Fatmir Dhimos (Ademi), Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj dhe Simon Toska. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shkuar në Thirrë të Kukësit për të parë nga afër gjendjen me tunelin e Kalimashit i cili dje u rrezikua nga zjarret. Peleshi thotë se edhe në majën e Runës ka probleme, por shpreson se sot mund të vihet në kontroll me ndihmën e Kosovës.Ai shprehet i bindur se kundër shtetit po punon edhe një dorë kriminale e cila ndez zjarre qëllimisht dhe për këtë përmend rastin e Llogarasë Ministri thotë se në Llogara ishte gati të shpallte triumfin, por trupat kur zbritën poshtë identifikuar dy elektrikë dore në majë dhe kur u rikthyen…

Lexo më Shumë

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK për dy tendera në Bashkinë e Lushnjës. Në një dalje për mediat, Murrizi tha se bëhet fjalë për një tender të ujitjes me pika në ferma në Lushnjë dhe tenderi tjetër për lopët. “Ftoj që të shikohet se sa është çmimi që janë sjellë lopët nga Danimarka dhe Holanda. Po ashtu edhe për vaditjen me pika. Nuk besoj se shqiptarët kanë luksin, cilido qoftë zyrtar, që të tallen me 11 mln euro. Siç e kam deklaruar edhe më parë, mora përsipër të bëjë depozitimin penal për këta…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp tha se në vend ka katër vatra aktive të zjarrit, transmeton Alsat. Angellov i bëri thirrje kreut të VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickoski që në vend të fyerjeve dhe akuzave të dërgojë ekspert nga kjo parti që të monitorojë punën e QMK-së. – Advertisements – “Në vend se të fyejm njëri-tjetrin, dërgoni njeriun tuaj, le të vijë në Shtabin Kryesorë dhe nga afër le ta ndjek punën e Shtabit Kryesorë për Menaxhim me Kriza. Ndoshta do të japë ndonjë ide të mirë. Ne nuk kemi kohë…

Lexo më Shumë

2,158 raste aktive me koronavirus, shtohet numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor Regjistrohen 2,158 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,271 persona. Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj. Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të…

Lexo më Shumë

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka folur për situatën e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit duke thënë se banesat nuk rrezikohen nga flakët. Prefekti deklaroi se organet ligjzbatuese po punojnë për të gjetur autorë të zjarrëvënieve, ndërsa me bindje tha se zjarret janë vënë ose nga pakujdesia, ose në mënyrë të qëllimshme. “Situata sot është pak më e qetë se dje. Dje kemi pasur një situatë kritike në hyrje të tunelit në drejtim të Tiranës. Falë punës së vazhdueshme, u bë e mundur që të kufizohej zjarri dhe të anulohen lajmet e rreme se u ndërpre qarkullimi në tunelin e…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 17.679 qytetarë, 8.030 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 543.597 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 982.645 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 439.048 qytetarë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Dy persona kanë përfunduar në pranga, pasi dogjen qëllimisht sipërfaqet pyjore në fshatin Tragjas dhe Shelegar. NJOFTIMI I POLICISË: Në Vlorë e Sarandë kapen dhe vihen në pranga 2 autorë të dyshuar për zjarrvënie. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M, 41 vjeç, banues në fshatin Tragjas. Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe 1500 m2…

Lexo më Shumë

Pamjet që shihni tregojnë momentin e një aksidenti në Vlorë, ku një i ri në timon humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Enrik Mehmeti, që janë filmuar nga kamerat e sigurisë, mjeti që drejtonte 21-vjeçari me inicialet E. H ka hyrë me shpejtësi në kthesë dhe për pasojë ka humbur kontrollin, duke u përplasur fuqishëm me murin e një ndërtese. Të shumtë kanë qenë kalimtarët e rastit dhe drejtues mjetesh që i kanë…

Lexo më Shumë

Ilustrim Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” është vërejtur rritje e frekuentimit të automjeteve, transmeton Alsat. Për dalje nga shteti pritet rreth 15 minuta, ndërsa për hyrje në shtet pritet rreth 45 minuta. Nga LAMM informojnë se në vendkalimet tjera kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga shteti. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. – Advertisements –

Lexo më Shumë