Situata epidemiologjike tregon se sapo kemi hyrë në valën e re të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona. Sipas anketave të Institutit për shëndet publik në gjithë vendin janë paraqitur kllasterë masiv në 6 qytete si në Shkup, Ohër, Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. Në Ohër janë identifikuar si të infektuar pjesëmarrësit në një koncert ku shumë pranishëm ka pasur edhe nga Shkupi. Ndërkaq në 4 qytetet tjera epidemiologët kanë identifikuar kllasterë të krijuara nga dasmat në ambiente të mbyllura. Nga Qendra për shëndet publik në Shkup thonë se qindra njerëz janë futur në izolim për të parandaluar më të…
Author: almakos
Grupi prej 23 personash, që kultivoi drogë në zonën e Skraparit, janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. 23 të pandehurit akuzohen për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike dhe “Grupimi i strukturuar kriminal”. Gjatë kontrolleve, atyre i janë sekuestruar 5045 rrënjë kanabis si dhe 176 kg e paketuar, gati për shitje, gjithashtu, janë sekuestruar edhe 28 parcela të mbjella me drogë.
Një person i moshës 31 vjeç ka nderuar jetë ndërsa 47 të infektuar janë shtruar në spitalin e Tetovës, si pasojë e virusit Korona. Numri pritet të rritet edhe më shumë ditëve në vijim, thotë Gëzim Nuredini, nga Covid Qendra e Tetovës, duke u bazuar në rritjen e numrit të kontrolleve ambulatore, që ka arritur në rreth 70 për vetëm 24 orë. – Advertisements – Për fat të keq kemi situatë të rritjes graduale të numrit të pacientëve. Për momentin kemi 47 pacientë të pranuar, ndërsa një pacient ka ndërruar jetë, një e re, 31 vjeçare që kishte edhe anemi…
Debati më i fundit që është ndezur lidhur me pjesëmarrjen e një artisti serb i cili do të performojë muzikë në “Festën e Birrës” në Korçë, ka nxjerrë në pah disa këndvështrime dhe emocione. Si i rritur në një familje që ka bashkëjetuar me artin dhe muzikën, anëtarët e së cilës janë piktorë e instrumentistë ndërsa unë vetë një ish-nxënës i shkollës artistike për piano, e kam të panatyrshme të përfshihem në vorbullën absurde të preferencës muzikore, që diktohet nga kombësia apo kufijtë gjeografikë. Me këtë lloj arsyetimi, për gjithçka ne shqiptarëve na ka ndodhur si padrejtësi me kosto të…
Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili kërkoi një masë më të butë ndaj tij. Çela akuzohet për “shpërdorimit të detyrës” dhe bashkëpunim me grupin e Moisi Habilajt. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës ankimoi vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia. Çela kërkon zbutje të masës “arrest në burg” me arsyetimin e tejkalimin të afatit të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit. Aktualisht Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për…
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Balkans), pasi sipas saj kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. “Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkans’”, tha Kusari-Lila të hënën në Prishtinë, pas mbledhjes së…
Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, politikani serb, Nenad Çanak, deklaroi sot se personalisht mendon se Kosova është shtet i pavarur. Çanak tha për televizionin serb “Happy TV” se ai mendon kështu personalisht, dhe se të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë. “Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata e kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon”, tha Çanak. I pyetur nga gazetarët, ai tha se për shkak të këtij qëndrimi nuk e konsideron veten tradhtar. “Nëse do të kishte një referendum në kohën e…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga ethet e minjve, pasi sipas tyre, në laboratorët e mikrobiologjisë për këtë vit është diagnostikuar rasti i parë me ethe të minjve. IKShPK thotë se për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve. “Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka…
Vatra të shumta zjarresh kanë zhytur Greqinë në një situatë kaotike, prej mëse një jave. E gjithë bota ndjek e shokuar katastrofën biblike me pasoja të frikshme ekologjike, flakët e pangopura që përpijnë gjithçka, pyje, shtëpi, kafshë të pambrojtura, biznese të shumta, ndërsa njerëzit largohen me shpejtësi të tmerruar, në dëshpërim të thellë. “Nuk është hera e parë që përjetojmë situata të tilla, gjatë 30 viteve tona në Greqi. Por është gjithmonë si hera e parë! E njëjta asfiksi, të mbytur në trishtim të thellë, në solidarizim të plotë me vendasit”, shprehen shqiptarët që jetojnë në Greqi. Le të shtojmë…
Është rikthyer sërish vala e të nxehtit në vendin tonë. Në një lidhje telefonike për “News24”, sinoptikania Lajda Porja tha se i nxehti do të vijojë deri të mërkurën, ku pritet të ketë edhe rrebeshe shiu, kryesisht në zonat malore. Sipas sinoptikanes, problemi kryesor përgjatë kësaj jave do të jetë era, e cila do të përforcohet duke filluar nga pasditja e sotme. “Shqipëria është krejtësisht në periferi të valës së të nxehtit, megjithatë është e ndjeshme. Ka pasur që ditën e djeshme një rritje temperaturash, deri në 38 gradë. Parashikohet që sot, nesër e deri të mërkurën, moti të jetë i…
Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Arkivit Shtetërore njoftoi se është gjetur dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit, transmeton Alsat. – Advertisements – “Më në fund arritëm që të gjejmë dokumentin origjinal dhe ta dorëzojmë në vendin ku përket, natyrisht në Arkivin Shtetërorë. jam shumë i lumtur, në veçanti pasi këtë po e realizojmë në vigjilje të 20-vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”, tha mes tjerash Grubi. Grubi tha se dokumenti origjinal me vite të tëra ishte ruajtur nga anëtari i Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë, Dr.…
Foshnja, që mendohet se ka lindur me peshën më të vogël në botë, ka dalë nga spitali në Singapor pas 13 muajsh në terapi intensive. Vogëlushja Kwek Yu Xuan peshonte vetëm 212 gramë kur lindi, sa madhësia e një molle dhe gjatësia e saj ishte 24 cm. Ajo lindi në javën e 25-të për shkak të një komplikacioni gjatë shtatzënisë së nënës së saj. Mamaja e të voglës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak se u diagnostikua me pre-eklampsia, një gjendje shtatzënie që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut që mund të shkatërrojë organet vitale dhe mund të…

