Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Arkivit Shtetërore njoftoi se është gjetur dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit, transmeton Alsat.
– Advertisements –
“Më në fund arritëm që të gjejmë dokumentin origjinal dhe ta dorëzojmë në vendin ku përket, natyrisht në Arkivin Shtetërorë. jam shumë i lumtur, në veçanti pasi këtë po e realizojmë në vigjilje të 20-vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”, tha mes tjerash Grubi.
Grubi tha se dokumenti origjinal me vite të tëra ishte ruajtur nga anëtari i Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë, Dr. Ilir Luma.
“Ai ishte kujdesur 20 vite të tëra për ta ruajtur atë dokument në shtëpinë e vet, dhe duke parë neglizhencën e institucioneve por edhe partive politike të cilat nuk e kishin arkivuar. Bëhet fjalë për person që ka qenë asistues në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe më pastaj që nga zyrat e partisë më të vjetër shqiptare në vendin tonë e merr dhe përkujdeset në mënyrë arkivore në kushte shtëpiake për këtë dokument”, theksoi mes tjerash Grubi.
Dokumenti i është dorëzuar sot Arkivit Shtetërorë, ku edhe do të digjitalizohet.
“Dokumentin origjinal do ta ruajmë, do të dixhitalizojmë, dhe do të jetë i qasshëm për secilin që është i interesuar për historinë dhe detajet. Do të ruhet ashtu siç duhet, me të gjitha standrtet evropiane”, tha Emill Krsteski.



