Një vatër zjarri është shfaqur mbi tunelin e Kalimashit. Situata raportohet të jetë kritike pasi rrezikon gjithë udhëtarët që kalojnë në autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë. Pas FSK edhe 5 zjarrfikëse janë nisur nga Deçani dhe Kosova.
Author: almakos
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e trupave të FSK-së dhe pajisjeve në ndihmë të Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret. Në njoftimin e presidencës, thuhet se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë, presidentja ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve në Shqipëri. “Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion…
Edi Rama, numri një i Qeverisë, ka njoftuar se 45630 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e sotme. Ai bën të ditur se deri tani në Shqipëri kanë ardhur mbi 1.8 milionë vaksina, teksa iu bën thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj COVID-19. “ 45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët…
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Thethit në Shkodër, ndërsa ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar. Sipas policisë, shtetasi P. H., është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij. Ai është dërguar i plagosur në qendrën shëndetësore të Thethit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Një grup hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje. Njoftimi i policisë: Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta,…
Dëmtimet nga zjarret në Shqipëri vlerësohen të mëdha edhe këtë vit, ndërsa qeveritë vendore kanë pak kapacitete për shuarjen e zjarreve. Sipas specialistëve, repartet zjarrfikëse veprojnë në terren me automjete 30 dhe 40 vjeçare dhe personel të patrajnuar ndërsa teknika është më e prapambetura në Evropë. Zjarret e ditëve të fundit në Shqipëri kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe pyjore, drufrutore dhe prona. Qeveritë vendore që menaxhojnë shërbimin zjarrfikës pas reformës territoriale të vitit 2015 kanë pak kapacitete me mjete, pajisje dhe burime njerëzore për fikjen e tyre. Në Gjirokastër bëhen të gjitha përpjekjet nga reparti me 20 zjarrfikës…
Policia Rrugore ka vënë në pranga 42 drejtues mjetesh dhe ka pezulluar 219 leje drejtimi pasi nuk rrepektuan rregullat e qarkullimit. Po ashtu gjatë kontrolleve parandaluese, Policia Rrugore, përgjatë fundjavës ka goditur 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ndërsa 4795 drejtues mjetesh janë ndëshkuar. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos shpejtojnë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Njoftimi i Policisë së Shtetit Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur edhe nga fluksi i madh i automjeteve jo vetëm përgjatë fundjavës, por edhe në ditët e zakonshme, Policia Rrugore ka…
Alternativa kundërshton dhe kritikon zbatimin e masave të reja kufizuese të miratuara nga Qeveria. “Vendimi i Qeverisë lidhur me masat e reja për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, që të kërkohet vertetim për së paku një dozë të vaksinës së pranuar, në mënyrë që qytetarit t’i lejohet lëvizje e lirë, është dëshmia më e mirë se Qeveria ka marrë një rrugë pa kthim në luftën me Covid-19, ndërsa çmimin për këtë masë radikale do ta paguajnë qytetarët. Alternativa konsideron se një vendim i këtillë është tendencioz dhe diskriminues”. Nga kjo parti thonë se “vendimet e këtilla e shkelin çdo…
Këngëtari Goran Bregoviç duket se ka qenë asnjëanës në konfliktin dhe shpërbërjen e Jugosllavisë për shkak të përbërjes multietnike dhe multifetare familjare. Në vitin 2018 në një intervistë për AFP, Bregoviç ka dhënë dhe këndvështrimin e tij mbi konfliktet që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë. Sipas AFP, Bregoviç nuk mbajti asnjë anë gjatë atyre konflikteve që u shndërruan në luftëra. “Babai im ishte një katolik kroat, nëna ime një serbe ortodokse dhe gruaja ime një myslimane. Kush duhet të ishte qëlluar? Familja e gruas time? Babai im? Ose nëna ime? Unë nuk urreja askënd. Isha vetëm i trishtuar, “- deklaronte Bregoviç.…
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron për rrezik të lartë nga zjarret në pyje për ditën e martë, 10 gusht, në shumicën e qarqeve të vendit. Duke bërë një përcaktim më të qartë, IGJEUM thotë se në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). TEMPERATURAT Nesër (e martë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 25 / 34 °Cnë vendet e ulëta: 23 / 38 °Cnë vendet malore: 18 / 36 °C Era Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e…
Mbas një lidhjeje të njohur edhe nga prindërit e saj , L… 30 vjeç vendosi që së bashku me të dashurin e saj të emigronin. Por sapo mbërriti në Bruksel nën dhunën dhe kërcënimet për jetën që I vinin nga të afërmit filloi të prostituoj. Gazeta “Si” po sjell rrëfimin dhe hetimin e prokurorisë ndaj çiftit shkodran , njëri prej të cileve u kallzua 10 vjet mbasi e mashtroi të dashurën, dhe prindërit e saj se do të shkonin ne altar dhe se për të nisur një jetë të re duhej “ sakrificë”. Por si ajo , ai kishte dërguar…
Pas largimit të helikopterëve serb për shuarjen e zjarrit, mëngjesin e sotëm nga vendi jonë, janë larguar edhe njësiti territorial i të zjarrfikësve dhe pajisjet tjera kundër zjarrit të dhëna në ndihmë nga Republika e Bullgarisë. Por disa orë më vonë nga Smoljani i Bullgarisë, për ndihmë kanë ardhur nëntë zjarrfikës të tjerë. Derisa vendi ballafaqohet ende me stuhinë e zjarreve, në vend qëndrojnë ekipe për ndihmë edhe nga Republika e Sllovenisë, Austrisë dhe Rumanisë. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me krizat, Stojançe Angellov, thotë se për momentin vendi ka ekipe të mjaftueshme nga jashtë për të ndihmuar. – Advertisements…
Arrestohet në Morinë një 21-vjeçar nga Kosova, me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Artin Korça, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottaëa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën…

