Ministria e Punëve të brendshme njofton se brenda 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 330 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Alsat. 33 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, kurse katër makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 330 vozitësve të sanksionuar, 171 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 159 jashtë zonave të banuara. – Advertisements –
Author: almakos
Ajo buron nga toka, rrjedh si burimi i pastër i ujit të malit, i përzier me aromën e vendit. Ajo është tradita, që kullon mes gurëve të historisë për të sjellë më të mirën pranë jush. Birra Korça, shija e çdo stine, mikja e çdo tryeze dhe e çdo gëzimi. Edhe sot më e mira! Shija që mbledh më të mirën e traditës shqiptare, vjen pranë çdo konsumatori përmes një procesi modern të prodhimit për të mbetur shumë gjatë në memorien e secilit. Birra e parë shqiptare, përfaqësuese e denjë e historisë dhe e risive, me shije unike që i…
Policia e Fierit vijon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Fier.Gjatë orëve të fundit, janë arrestuar dy shtetas, një në Mallakastër dhe një në Fier, të cilët rezultojnë si autorë të zjarreve në këtë qark.Në pranga kanë rënë shtetasit Emiraldo Ahmetaj dhe Mirel Bucka. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Anabreg, Mallakastër, pasi dyshohet…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 18:30, policia e rajonit të Dibrës ka arrestuar 60-vjeçarin nga Dibra me iniciale B.M. – Advertisements – Nga MPB informojnë se patrulla e policisë dhe e zjarrfikësve si dhe policia e pyjeve kanë kapur personi në fjalë në zonën e vatrave të zjarrit në rajonin e Dibrës, gjegjësisht në fshatin Bomovë, transmeton Alsat. Pas koordinimit me prokurorin publik, B.M. është mbajtur në stacion të policisë ndërsa kundër tij do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 227 të Kodit Penale.
1 mijë e 903 raste aktive me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të dielën për 269 raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërsa në total që nga 13 marsi i 2020-tës janë 109 mijë e 931 persona të cilët janë infektuar me virusin korona. Shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 271 qytetarë. Kurse janë shëruar 105 mijë e 757.
Arrestohen në flagrancë 4 persona, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin tip “Wolkswagen” me të cilin ky shtetas po lëvizte, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike marijuanë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;E. I., 20 vjeç, banues…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit, transmeton Alsat. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë apelon për kujdes të veçantë në rrugët Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë. – Advertisements – SI pasojë e asfaltimit, rruga rajonale R2335 Zhitoshe – Krivogashtani do të mbyllet për qarkullim nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Për shkak të punimeve, rruga…
Një aksident i rëndë është shënuar në Lushnjë.Gazetari Julian Kasapi, raporton për “BalkanWeb”, se një makinë tip “Lancia” ka marrë flakë në ecje, e kësisoj ka dalë nga rruga. Si pasojë janë plagosur 6 persona. Dy prej tyre sipas raportimeve janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në Spitalin e Traumës, në kryeqytet.
Dy të burgosur kanë tentuar pasditen e kësaj të diele të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë ‘313’ në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala, raportoi se dy të burgosurit që kanë tentuar të arratisen, janë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.Sipas gazetares, ata kanë qenë në zonën e ajrimit kur kanë tentuar të arratisen me një litar të improvizuar. Kush janë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dhe për çfarë akuzohen Arbër Çekaj është arrestuar nga Policia në vitin 2018, pasi në kontejnerët e kompanisë së tij “Arbri Graden”, është sekuestruar një sasi rekord kokaine, më konkretisht 613 kilogramë. Asokohe rezultoi se…
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës. Gazetarja Lorena Kodra, raporton, se zjarri është aktiv për disa orësh dhe përhapja është e madhe. Ende nuk dihet sipërfaqja që është duke u djegur, ndërsa në zonë kanë shkuar trupat e Forcave të Armatosura si dhe zjarrfikëset. Drejt vendngjarjes është duke shkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërsa pritet mbërritja e një helikopteri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dy të burgosur kanë tentuar të arratisen nga burgu 113 në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala raporton, se Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, kanë qenë dy të burgosurit që kanë tentuar të largohen nga ambientet e burgut. Sipas raportimeve, ato kanë qenë në zonën a ajrimit kur kanë tentuar të largohen nga ambjenet ku kryenin dënimin. Nuk dihen ende detaje të imtësishme mbi ngjarjen, ndërsa pritet edhe një reagim nga ana e policisë.
Vatra e zjarrit në Radostinë të Fierit është bërë më evidente në zonë dhe është duke përparuar me shpejtësi. Kjo konfirmohet nga gazetari Ervis Kuçi, i cili thotë se zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës, duke djegur dhe ullishte. Forcat zjarrfikëse ndërkohë janë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

