Vatra e zjarrit në Radostinë të Fierit është bërë më evidente në zonë dhe është duke përparuar me shpejtësi.
Kjo konfirmohet nga gazetari Ervis Kuçi, i cili thotë se zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës, duke djegur dhe ullishte. Forcat zjarrfikëse ndërkohë janë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.



