Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron për rrezik të lartë nga zjarret në pyje për ditën e martë, 10 gusht, në shumicën e qarqeve të vendit.
Duke bërë një përcaktim më të qartë, IGJEUM thotë se në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 25 / 34 °C
në vendet e ulëta: 23 / 38 °C
në vendet malore: 18 / 36 °C
Era
Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.



