Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit tha se ky proces vazhdon edhe më tej, transmeton Alsat. Xhaferi tha se vendi synon përmbushjen e qëllimit të dytë strategjik, gjegjësisht anëtarësimin e vendit në BE.
– Advertisements –
“Procesi vazhdon, sfidat nuk shteren dhe rrugëtimi ynë si shtet do të rrumbullakohet atëherë kur të përmbushim edhe përcaktimin dhe qëllimin tonë të dytë strategjik si vend, respektivisht pas anëtarësimit në NATO, të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian pas përcaktimit të datës për mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, tha mes tjerash Xhaferi.



