Një ashensor ka marrë flakë papritur në një pallat në dalje të kryeqytetit.
Rreth orës 13:50, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse ka bërë menjëherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.



