Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti në Durrës ku dy policë u lënduan. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se policët po udhëtonin me motor kur u përlasën nga ‘Benzi’ i drejtuar nga Shkëlzen Kraja.
Një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, kurse tjetri është dërguar tek Trauma në Tiranë pasi nga skaneri ka rezultuar me mpiksje gjaku në kokë.



